Vlora ngeli pa ujë për 5 ditë, policia nis hetimet dhe sekuestron disa kamera sigurie

5 Janar 2026, 12:36Sociale TEMA
Vlora ngeli pa ujë për 5 ditë, policia nis hetimet dhe sekuestron

Defekti i rëndë në tubacionin kryesor, që la qytetin e Vlorës pa ujë të pijshëm për pesë ditë me radhë, ka vënë në lëvizje institucionet ligjzbatuese.

Sipas informacioneve zyrtare, Policia ka nisur veprimet e para procedurale, duke sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë të një subjekti privat pranë zonës ku ndodhi defekti.

Pamjet do t’i referohen Prokurorisë, me qëllim dokumentimin e saktë të momentit dhe rrethanave të ngjarjes.

Burime nga Policia dhe Prokuroria bëjnë me dije se çështja pritet të regjistrohet zyrtarisht për hetim.

Fokusi nuk do të jetë vetëm te shkaku teknik i dëmtimit, por edhe te mënyra e menaxhimit të rrjetit të ujësjellësit dhe përgjegjësitë institucionale për mirëmbajtjen e tij.

Hetimet do të synojnë të përcaktojnë nëse defekti ka ardhur si pasojë e amortizimit të tubacionit, mungesës së investimeve, neglizhencës në mirëmbajtje apo faktorëve të tjerë që mund të kenë ndikuar drejtpërdrejt në këtë situatë.

Ndërprerja e furnizimit me ujë për pesë ditë ka sjellë reagime të forta nga qytetarët, të cilët janë përballur me vështirësi serioze në jetën e përditshme.

Autoritetet pritet të hedhin dritë mbi shkaqet reale të defektit dhe të përcaktojnë përgjegjësit konkretë për këtë situatë.

6 Komente

  1. T
    Tiku Rosa

    Ndoshta jane terrorist te Bufit komunist eshte nje piste qe nuk duhet neglizhuar.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Pis milet servil jazëk

      Ju eshte bere mendja buf o ju bufofte ajo pak mendje qe u ka ngelur.

      Përgjigjjuni
      1. O
        O pis milet

        Pis milet lepurush zevzek eshte ky qe vrau ne 1997 eshte kuy qe me firmat piramidale na vodhi. Eshte ky se ne 1998 me tanke mes Tiranes sikur te ishte ne Kabul beri grusht shteti , eshte ky qe vrau kater protestues eshte ky se vrau ne Gerdec o pis milet.

        Përgjigjjuni
    2. K
      Komentuesi

      PO SHUME SHPEJT KENI NISUR HETIMET.....PRISNIT PAK SA TE ZHDUKEN GJURMET ,SI GJITHEMONE......MIRUNI ME BREKE E COKOLLATA JO ME TERRORIZEM TE MIRFILLTE......

      Përgjigjjuni
      1. .
        .

        Po sikur ishte nje minë nga nje kohe e erret tha KM yne i nderuar. Apo vari leshte. Bej politike e propagande pa populli leshko e ha sa krahu.

        Përgjigjjuni
        1. P
          Polici bene detyren

          Policia ka per detyre te hetoje , ku eshte problèmi , munde te jeté aksident pa autor , mine e luftes , munde te jeté akt terrorist i ndonje talibani te komunistit non grata Bufi kenetes shoku Sali.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje