Ministri i Financave, Petrit Malaj, ka deklaruar se pensionet do të jenë kryefjala e politikave sociale edhe gjatë vitit 2026.
Në një njoftim të bërë publik në rrjetet sociale, Malaj bëri të ditur se duke nisur nga janari, përmes një fondi prej 10,4 miliardë lekësh nga buxheti i shtetit, do të kompensohet rritja mujore e të ardhurave për pensionistët.
Sipas ministrit, rritja e pensioneve do të zbatohet sipas kategorive përkatëse. Pensionet urbane me vite të plota pune do të përfitojnë një rritje prej 1800 lekësh në muaj, ndërsa pensionet urbane të pjesshme do të rriten me 800 lekë në muaj.
Për pensionistët ruralë që kanë dalë në pension para datës 31 dhjetor 2024, rritja mujore do të jetë 1000 lekë. Ndërkohë, pensionet familjare do të rriten me 700 lekë në muaj, ndërsa pensionet e invaliditetit të punës do të përfitojnë një rritje prej 600 lekësh në muaj.
Malaj theksoi se kjo paketë mbështetëse synon përmirësimin e kushteve ekonomike të pensionistëve, rritjen e fuqisë blerëse dhe garantimin e një mbrojtjeje më të mirë sociale.
“Ky është një angazhim i qeverisë për të mbështetur me prioritet pensionistët, duke reflektuar kujdesin për një nga shtresat më të ndjeshme të shoqërisë,” u shpreh ministri i Financave.
Kjo eshte gje shume e mire, po ne te njeten kohe do te rise presionin fiskal mbi ata qe punojne.
Përse gënjeni o vulëhumburi i mutit. Nuk ka mundësi një vlerë e tillë, pasi pasi rrofje ka në pensionin me të ardhura deri 40.000 lekë. Vjm nuk është shprehur në pensionin e pleqërisë deri 40.000 lekë. Por ka cilësuar "me të ardhurat", pra në fjalën të ardhura mund të ketë dy ose më shumë pensione të ndryshme. Kështu aë numri i pensionistave është më i vogël dhe vkm nuk doli siç u shpreh në tv disa kohë më parë direkt kryeministri. Ai u shpreh rritet pensioni 1.800 lekë në muaj për çdo pension pleqërie. Kryeministri u shpreh shumë i qartë se di të rriten pensionet urbane njëlloj se kishte parasysh, që pensionet mbi 40.000 lekë do të rriten se edhe kontributet e tyre në digurimet shoqërore janë qenë më të larta. Kryeministri firmosi një vendim qeverie në kundërshtim me atë që tha në tv. Madje si tha se do të ketë rritje, e jo bonuse siç është shprehur në vjm. Kam shumë frikë se Kryeministri nuk e ks lexuar fare këtë vkm dhe vetëm ka firmosur kuturu. Çudirat dhe rrumpallat vetëm në Shqipëri ndodhin. Zoti ruajtë popullin shqiptar, padi së shpejti do të vijënë zgjedhjet parlamentare me në krye këtl kryeministër.