‘Mburojë kombëtare’: Si po transformohet infrastruktura në shërbim të sigurisë në Shqipëri

3 Janar 2026, 13:55Sociale TEMA
‘Mburojë kombëtare’: Si po transformohet infrastruktura

Teksa kufiri mes zhvillimit ekonomik dhe mbrojtjes kombëtare është bërë gjithnjë e më i paqartë, Shqipëria po përballet me sfida të reja në sigurimin e kapaciteteve strategjike.

Profesor Kristaq Xharo, ekspert i sigurisë dhe ish-zëvendës përfaqësues ushtarak i Shqipërisë në NATO, thotë për Albanian Post se ajo që dikur shihej si infrastrukturë civile sot konsiderohet aset strategjik.

“Nga funksionimi i saj varet jo vetëm ekonomia, por edhe parandalimi, reagimi në krizë dhe besueshmëria aleate,” shpjegon ai.

Pyetjes nëse infrastruktura po kthehet në objekt sigurie, Xharos përgjigjet qartë: “Po, infrastruktura strategjike po kthehet në objekt qendror sigurie sepse përmes saj kalon fuqia reale e shtetit në kohë paqeje dhe krize. Portet, bazat ajrore, korridoret e transportit, energjia dhe komunikimi janë sot ‘arteriet’ e sigurisë moderne: pa to nuk ka mobilizim, furnizim, reagim apo reziliencë.”

Ai tregon se mbi 75% e lëvizjeve ushtarake të NATO-s në Evropë mbështeten në infrastrukturë civile, duke e bërë mbrojtjen e saj po aq kritike sa mbrojtjen territoriale. Projekte si Baza Ajrore e Kuçovës nuk janë thjesht investime ushtarake, por pjesë e parandalimit aleat.

“Porto Romano synon të shndërrohet në një nyje logjistike me vlerë rajonale, ndërsa Korridori VIII lidh Adriatikun me hapësirën lindore dhe ka rëndësi strategjike për mobilitetin ushtarak”.

Xharo thekson gjithashtu se ringritja selektive e industrisë ushtarake lidhet drejtpërdrejt me qëndrueshmërinë e zinxhirëve të furnizimit në kohë krize.

Për Shqipërinë, në gjykimin e tij, kjo do të thotë se infrastruktura nuk është më thjesht çështje rritjeje ekonomike, por aset sigurie kombëtare që duhet të mbrohet nga sabotimi, sulmet kibernetike dhe presioni politik.

“Kush kontrollon dhe mbron infrastrukturën, kontrollon aftësinë për të qëndruar funksional kur siguria vihet realisht në provë”.

Ndërtimi i një sigurie ‘moderne’

Ndërsa natyra e konflikteve po ndryshon ndjeshëm, luftërat klasike nuk janë zhdukur.

“Lufta në Ukrainë është dëshmia më e qartë se përballjet konvencionale, me tanke, artileri dhe fronte të qarta, mbeten një realitet i rrezikshëm,” thotë ai.

Por ajo që ka ndryshuar është se këto forma nuk janë më të vetmet dhe shpesh as më të shpeshtat.

Konfliktet moderne zhvillohen gjithnjë e më shumë në mënyrë hibride, duke kombinuar forcën ushtarake me mjete jo-ushtarake: dezinformim, presion ekonomik, ndërhyrje kibernetike, instrumentalizim të minoriteteve dhe rrjete kriminale, vijon profesori.

“Studimet ndërkombëtare tregojnë se mbi 90% e konflikteve pas vitit 2010 kanë pasur komponentë jo-ushtarakë të rëndësishëm ose dominues. Kjo e zhvendos sfidën e sigurisë kombëtare nga përgatitja vetëm për luftë klasike drejt një përgatitjeje të dyfishtë: aftësi për mbrojtje konvencionale, por edhe kapacitete për të përballuar presione asimetrike që gërryejnë shtetin nga brenda”.

Për qytetarin, mesazhi është i thjeshtë por thelbësor: “Sot siguria nuk matet vetëm me ushtri dhe armë, por me aftësinë e shtetit për të funksionuar, për të ruajtur kohezionin dhe për të përballuar kriza që shpesh nuk duken si luftë, por veprojnë si të tilla”.

Në këtë kontekst, ai beson se Shqipëria dhe rajoni i Ballkanit Perëndimor duhet të ndërtojnë një siguri kombëtare që integron infrastrukturën strategjike, aftësitë konvencionale dhe kapacitetet hibride në një arkitekturë të unifikuar – Smart Defence, koordinimi me partnerët euroatlantikë dhe përfshirja e kapaciteteve jo-ushtarake nuk janë më opsione, por domosdoshmëri për të përballuar sfidat e shekullit XXI.

“Siguria e së ardhmes nuk është thjesht mburojë ushtarake, por aftësia për të funksionuar, për të parandaluar, për të bashkëpunuar dhe për të rezistuar ndaj sfidave komplekse që nuk duken gjithmonë si luftë”. (AlbanianPost)

8 Komente

  1. S
    Shqiperia Etnike

    Përmasat dhe karakteri i Ushtrisë shqiptare nuk varen nga NATO, por nga ushtritë e fqinjëve. E kundërta është prostitucion që do t'i kushtojë Shqipërisë kokën. Nuk kemi mësuar asgjë nga historia dhe lumi i gjakut të shqiptarëve

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vjosa

      Po mbushini mendjen ca Leave ,e shume Leave qe ju duken budallalleqe si te XHAXHIT ENVER .

      Përgjigjjuni
      1. R
        Rama te konservoje aleancen me Turqine

        Siguria kombetare e Shqiperise eshte fillmisht e lidhur me aleancen strategjike me Turqine, si e vetmja fuqi rajonale qe na del per zot vellazerisht, pa hile! Anatemimi i Turqise eshte i qellimshem, shqiptaret jane po aq perendimore sa edhe miq e vellezer me Turqine ku jetojne miliona me origjine shqiptare. Ky fakt nuk eshte turp por nder, sidomos ne kohet e sotme kur Nato po mbaron, kur Evropa po shperbehet faktikisht ngadale ngadale. Zoti ka ndihmuar shqiptaret historikisht te rreshtohen me fituesit. Cfare vendosin fuqite e medha per Shqiperine nuk varet nga populli yne, por aleanca me Turqine eshte ajo qe vetem shqiptaret e vendosin. Turqia eshte teper me e zhvilluar edhe se shume vende te BE-se, si Qipro, Rumani, Bullgari, Sllovaki, Malta, e Greqia vete.

        Përgjigjjuni
        1. S
          Si zogjt e korbit

          Shqipërisë nuk i ka ngelur asgjë për të ruajtur. Portet kryesore, bazat ushtarake, sektorët strategjikë, risurset energjitikë, janë plaçkë lufte në duart e ujqërve grekë, arabë, sorrosianë etj, etj. Jemi i vetmi vend që në kohë paqeje dhe me " aleatë" të mëdhenj vazhdojmë e rrënojmë ushtrinë, industrinë, bujqësinë , pyjet, hekurudhat, risurset njerëzore dhe humbasim kufij, det, qiell, territore, pasuri dhe sovranitet, në funksion të Voriepirit, shtetit bektashi, republikës së heshtur të Mirditës , lobit islamist, lobit grek, Sorrosit, matjes dhe shumëkombësheve të kapitalizmit imperialist të bankierëve dhe oligarkëve.që vjetsh naftën, mineralet dhe kursimet e shqiptarëve të hedhur në një humnerë të frikshme borxhi ku kemi blerë mizerjen më absolute dhe dhënë falas Shqipërinë.

          Përgjigjjuni
          1. Q
            Qytetari i palekundur

            Lum si ne e lum si ti bombardimet i ke ne shpi nga veshtiresia qe te bera o Rusi duke ia dhon celesat nji engjelli qe quhet Ameriqi

            Përgjigjjuni
            1. K
              Kasem Zyma

              Shqipria shtet leshi populli shqiptar gēnjeshtar, dembel, mburaves, pa karakter e vetēm Mauren e sbējn asgjē. Kasem Zyma

              Përgjigjjuni
              1. l
                lexuesi

                Nuk eshte gabim qe qeveria te konsideroje nje rikonjicion te situates se bunkereve te mbetur dhe te hartoje program per nje mirembajtje atje ku mund te behet qe te jene aktive ne nje situate lufte, ndoshta ne vendet me strategjike ku ato jane demtuar te meremetohen…

                Përgjigjjuni
                1. H
                  H7A

                  Shqiptarët i përzunë, në krye ca putana dhe antishqiptarë të tërbuar në 35 vjet. Për çfarë ushtrie flasim kur 100% e politikës dhe shtetit janë tradhëtarë?

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje