Temu aplikacioni më i shkarkuar në Shqipëri

2 Janar 2026, 22:00Sociale TEMA
Temu aplikacioni më i shkarkuar në Shqipëri

Teknologjia është tashmë një pjesë e integruar në përditshmërinë e gjithësecilit e ndërsa trendet janë gjithë kohën në lëvizje. Bilancet apo matjet statistikore të zhvendosjeve të aplikacioneve në grafikë, janë një bilanc për kohën e kaluar përpara ekranit apo sesi po investohet më së shumti sot.

Një analizë e tillë është dhe në Shqipëri duke nxjerrë në vendin e parë aplikacionin “Temu”, si më i shkarkuari i kohëve të fundit nga Google Store dhe App Store. “Temu” ka marrë fronin duke lënë të dytin në renditje gjigandin e teknologjisë artificiale, “Chat GPT”.

“Temu” është një treg online, i cili ofron blerje të lehta me çmime tepër të ulëta. Ky treg është pjesë e kompanisë ndërkombëtare PDD Holdings, e njohur gjerësisht për shitjet online.

Ndërkohë në klasifikimet globale, Chat GPT triumfon me 46 milionë shkarkime, ndjekur nga Instagram e Tik Tok, referuar periudhës deri në Mars 2025.

Ndërkohë në vendin e tretë për Shqipërinë, si aplikacioni më i shkarkuar renditet “Blood Sugar & Diabetes Tracker”, i cili shërben për monitorimin e diabetit.

Teknologjika ofron tashmë aplikacione praktike për persona që vuajnë nga sëmundje kronike, duke u ardhur në ndihmë për monitorimin e parametrave shëndetësorë.

 

Lini një Përgjigje