Me shkëlqim dhe përkushtim të veçantë u kremtua sot Liturgjia Hyjnore festive në Katedralen e Ngjalljes së Krishtit në Tiranë, me rastin e festës së Rrethprerjes së Zotit dhe kujtimit të Shën Vasilit të Madh. Liturgjia Hyjnore u krye nga Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Fortlumturia e Tij, Imzot Joani, bashkë me Mitropolitin e Beratit, Hirësi Astin dhe klerikë të Kryepiskopatës.
Në fund të Liturgjisë Hyjnore, Kryesekretari i Sinodit të Shenjtë, Arkimandriti Ignat Todri, në emër të klerikëve dhe të gjithë grigjës së Kishës uroi Fortlumturinë e tij, Kryepiskopin Joan për 70-vjetorin duke thënë: “Fortlumturi! Kjo është dita që bëri Zoti, le të gëzohemi dhe le të ngazëllohemi në të! Me rastin e 70-vjetorit të ditëlindjes suaj, më lejoni që me gëzim dhe mirënjohje të thellë, t’ju shpreh dhe përcjell, në emër të të gjithë vëllezërve dhe motrave në Krishtin, urimet më të përzemërta dhe të ngrohta. Zoti t’ju bekojë dhe t’ju ruajë, sepse në qenien tuaj si hierark keni përgjegjësinë e drejtimit dhe të baritimit të Kishës sonë Orthodhokse. Rrugëtimi juaj nuk ka qenë i lehtë deri këtu; i lindur dhe rritur në këtë qytet, në kohëra të vështira, keni ditur që me urtësi, mençuri dhe dëshirë të pakufij të ruani në thellësi të zemrës suaj besimin e patundur në Krishtin. Si pjesëmarrës i Kishës së nëndheshme, në kohët e shtrëngimit të madh, kur lutja dhe praktikat fetare qenë të ndaluara, arritët të mbanit ndezur flakën e besimit pa u trembur. ‘Zoti i njeh të vetët.’ Kur në vitet ’90, në portat e këtij vendi trokiti era e demokracisë dhe lirisë, ju si të gjithë të tjerët ndoqët Odisenë tuaj, por Kisha e Krishtit ishte Itaka përfundimisht. Ora e mirë trokiti; takimi me të lumurin dhe të paharrueshmin, Kryepiskopin Anastas, bëri të mundur që dëshira juaj të finalizohej, ju dorëzuat plotësisht Krishtit. Pas mbarimit të studimeve tuaja theologjike u dorëzuat klerik, duke qenë njëkohësisht edhe pedagog i theologjisë dhe përkthyes i teksteve aq të domosdoshme kishtare. Perëndia i tërëmirë në gjithë urtësinë e Tij ju thirri në një detyrë më të lartë, atë të baritimit si peshkop. ‘Hiri u derdh në buzët e tua’ – thotë Psalmisti. Si një bari i mirë dhe i butë, i pajisur me cilësitë e duhura, barituat shpirtrat e besimtarëve të dioqezës së Korçës. Si një Atë i dhembshur dhe i kujdesshëm i ushqyet me fjalët e Hirit, duke qenë me ta, për ta dhe tek ata, i palodhur dhe i pandarë. Nuk ka asgjë më të lartë sesa shërbesa e përkujdesjes së shpirtrave, sepse bariu i Kishës nuk është vetëm kujdestar i trupave, por si mbikëqyrës dhe udhëheqës i Kishës – thotë Gojarti i Hirshëm. Fortlumturi! Sot ju qëndroni si timonieri i Kishës sonë, edhe ne të gjithë, si pjesë e Trupit të Kishës, jemi përreth jush si bijtë dhe bijat tuaja të shtrenjta në Zotin. Çdo bir dhe bijë e Kishës e ndien si një obligim dhe përgjegjësi që t’ju mbështesë dhe përkrahë në çdo iniciativë të mirë për përparimin e komunitetit dhe përhapjen e Fjalës së Perëndisë. ‘Zoti i fuqishëm i jep forcë atij që shërben me përulësi dhe e mbështet në çdo hap të drejtë’ – thotë Shën Grigori Theologu.
Fjala juaj, Fortlumturi, ka qenë dhe mbetet një dozë e saktë dhe e mirëpërcaktuar në çdo situatë dhe moment të udhëtimit të anijes së Krishtit, Kishës Orthodhokse. Përherë keni ditur t’i drejtoheni çdo kujt pa dallim, si një ikonë të Perëndisë dhe bij e bijë të Adamit dhe Evës. Sot, në këtë jubile të rëndësishëm të 70-vjetorit të jetës suaj, ne të gjithë lutemi që Hiri i Shpirtit të Tërëshenjtë përherë t’ju mbulojë, t’ju ruajë, t’ju mbrojë dhe t’ju japë ndriçim, fuqi, energji, krijimtari dhe gatishmëri për të na udhëhequr, këshilluar, mësuar dhe dashur të gjithëve. Qofshin vitet tuaja të shumta dhe të bekuara! Me përulësi dhe dashuri puthim të djathtën tuaj! Për shumë vjet, o Kryezot!
Urime të përzemërta përcolli edhe Hirësi Asti.
Në vijim, Kryepiskopi Joan drejtoi shërbesën e Dhoksologjisë për Fillimin e Vitit të Ri, gjatë së cilës iu drejtua lutje Zotit që është krijuesi dhe Zoti i shekujve të bekojë Vitin e Ri.
Në atmosferën festive të ditës shtohet edhe përvjetori i 70-të i jetës së Kryepiskopit Joan, pasi sot, më 1 janar, feston ditëlindjen e tij – një përvjetor i veçantë që nuk shënon thjesht një moshë, por një jetë të tërë të jetuar si dëshmi e gjallë e hirit të Perëndisë, e besnikërisë ndaj Krishtit dhe e shërbimit të përulur ndaj Kishës dhe popullit. Ndaj në vijim klerikë dhe besimtarë të shumtë morën pjesë në pritjen e organizuar te Qendra Sinodike, pranë Katedrales, ku sipas traditës Fortlumturia e tij, Joani bekoi dhe ndau për secilin pjesëmarrës kekun e Shën Vasilit të Madh. Të gjithë i përcollën urime të përzemërta dhe plot mirënjohje Kryepiskopit Joan për 70-vjetorin dhe për Vitin e Ri.
Kryepiskopi ynë mori urime edhe nga Patriarkë të Kishave simotra, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Shkëlqesia e Tij, z. Bajram Begaj, nga Kryeministri, ministra, personalitete të shquara të vendit, deputetë, akademikë dhe miq.
Udhëtimi i jetës së tij nga atezimi te njohja me Besimin Orthodhoks në kohën e komunizmit; nga studimet në Amerikë te kthimi në Shqipëri për të ringritur Kishën Orthodhokse; nga veprimtaria e tij 27-vjeçare në Mitropolinë e Korçës te froni i Kryepiskopit të Shqipërisë, dëshmon dorën e Zotit me shërbëtorin e tij besnik, i cili ndjek gjurmët e figurave të shquara të Etërve të Kishës sonë.
Për shumë vjet, o Kryezot!
Dmthn larot tourkoshqipfoles sunite a shiite shqipfoles m'Albaniston festuan festen e kaurreve Shen Vasili (Vitin e Ri)!!?
Domethënë se ti je klysh ruso-turko-serbo-grek!
Rrethprerja e rabbinit jehudi. Ca te lidh ty, nje jevgogrek nga Pradeshi me kete feste?
Kisha shqiptare nderon shenjtët e saj, që ose kontribuan ose dhanë jetën në mbrojtje të kombit dhe gjuhës shqipe, nga dora vrasëse e kishës greke. Lavdi Papa Kristo Negovanit, Petro Nini Luarasit, Fan Nolit etj, etj. Ndërsa kjo është kisha e Juanullës dhe Ferid Bejlerit që kanë dhunuar varre ortodoksish shqiptarë dhe kanë duart me gjak shqiptari . Do t'a çlirojmë nga muti grek dhe prostitutat shqipfolësve
Çfarë është rrethprerja?!
RRETHPRERJA ESHTE SYNETI ,,,SYNET BEHEN EBRENJT DHE MYSLYMAET ,,,,,DHE KRISHTI U BE SYNET SIPAS LIGJIT ,,,ME VON U PAGEZUA ,,,
ARQIPESHKOP I ORTHODHOKSEVE,,,,MYSLYMAN I KONVERTUAR NE ORTHODHOKS ,,,TA GEZOJ DITLINDJEN ,,,,LAVDI ZOTIT TE ORTHODHOKSEVE KUDO ,,,KIRJE ELEJSON AMIN ,