Gjekmarkaj: Rritja deri në 30% e siguracioneve të makinave në Shqipëri është një vjedhje e pastër publike ndaj qytetarëve

4 Janar 2026, 09:53Sociale TEMA
Gjekmarkaj: Rritja deri në 30% e siguracioneve të makinave në

Agron Gjekmarkaj ka ngritur shqetësimin për rritjen e siguracioneve të makinave në Shqipëri, duke e cilësuar si një vjedhje ndaj qytetarëve.

Ai thotë se një vendim i tillë, godet drejtpërdrejtë shumicën e familjeve shqiptare.

Gjithashtu Gjekmarkaj, thekson një tjetër problematike me të cilën janë përballur qytetarët këto ditë janë trafiku dhe mos mirëmbajtja e rrugëve.

Deklarata e plotë: 

Rritja deri në 30% e siguracioneve të makinave në Shqipëri është një vjedhje e pastër publike ndaj qytetarëve. Eshte një grabitje!
Ky është vendim që godet drejtperdrejtë shumicen e familjeve shqiptare! Është një politikë që fut duart në xhepat dhe kursimet e çdo shqiptari që zotëron një automjet.

Pas deshmive të qytetarve , analizat e tregut dhe raportet zyrtare, rezulton se kjo rritje është e pajustifikuar ekonomikisht dhe rëndon drejtpërdrejt mbi familjet shqiptare, në një kohë kur fuqia blerëse është në rënie dhe kostoja e jetesës në rritje të vazhdueshme.
Ky vendim antipopullor duhet zhbërë me urgjence! Një formë arrogante korrupsioni që të perplaset në fytyre paturpesisht!

Shqipëria keto ditë është e bllokuar nga veriu në jug. Rrugët janë të pamirëmbajtura dhe nuk plotesojnë kushtet e sigurisë së udhetimit . Rruga e Kombit, një nga akset më të rëndësishme kombëtare, u kthye në një kurth për qytetarët për shkak të mungesës së ndërhyrjes së shtetit në kushtet e motit të keq.
Po ashtu, rasti më flagrant ishte rruga nga Ura e Bustricës në Elbasan, ku kilometra të tëra u mbuluan nga ngrica, duke lënë qytetarët në të ftohtë për orë të tëra në pritje. Po kaq e veshtirë ishte gjendja në rruget e Veriut !

Aksidentet e shumta, shpesh me pasoja fatale, flasin qartë për mungesë totale të shtetit, për indiferencë dhe për mungesën e Policisë së Shtetit në terren.

Ndërkohë, energjia elektrike ndërpritet në qytete dhe fshatra, madje edhe në natën e Vitit të Ri, siç ndodhi në disa zona të Tiranës.

Qyteti më i madh i jugut, Vlora, mbeti për ditë të tëra pa ujë.

Kjo është pasqyra reale e një qeverie dhe shteti që nuk u shërben qytetarëve të tij por vetem klienteve të tij politik!

9 Komente

  1. k
    k

    Zagar i NON GRATËS UNIVERSAL,shpellar i ndyrë social.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Skraparliu

      I. ERDHI GOJA MEMECIT KETE HERE NUK PASKA BERE VJERSHE SI GJITHMONE QENKA NGRITUR TERS,PO RRUGA E KOMBIT O MEMEC A ISHTE VJEDHJE E PASTER APO ISHE ME PUSHIME NE ROME,NUK TE PLAS BYTHA TY PER SHQIPTARET SE NDRYSHE NUK DO KERKOJE NGRITJEN E RROGES TENDE ME 5000 ERO DUKE SHTUAR DHE FAVORET PO NUK LE VJERSHAT DHE TE MERESH ME DETYREN QE KE NE PARLAMENT QE TE KA BESUAR POPULLI NUK TE BESON NJERI FLETE BOSHE......

      Përgjigjjuni
      1. M
        Mara emigrante ne Itali

        Po ku qendron vjedhja ketu more gjokmuti , ju dhimsen xhepat tuaj se ju bridhni me makina te shtrenjta , i nderoni çdo vit , te paguani , mjaft shiteni se ju vjen keq per popullin .

        Përgjigjjuni
        1. X
          Xha Jaho

          Po te drejte ke mor Gjekmutaj sespe duhet me pagu rrogen tone me taksat tona te maqines. Ne ket aspekt eshte vjedhje. Koke rroçke !

          Përgjigjjuni
          1. t
            te lojturit

            ja edhe idiotet rilindjote qe ne vend te merren me problemin ne fjale, dalin dhe gerthasin si te cartur: ZAGAR I NONGRATES, SHPELLAR, etj etj. si gjithmone, me nje refren te perseritur nga trushpelaret dhe te pa-trute ne vendin tone, qe fatkeqesisht jane ne mase te madhe; se Fajin e Ka Gjithmone Saliu!

            Përgjigjjuni
            1. K
              Kujdes nga berishistet .

              Poshte berishistet e ndyrẽ.

              Përgjigjjuni
              1. g
                gjergji

                Kush eshte hajduti?E ke idene se cfar eshte sigurimi i makines e cfar lidhje ka kjo me vjedhjet e netto?Cilat jane kto kompani private qe bejne siguracionin e makinave qe vjedhin e cilat jane lidhjet e tyre me qeverin???!!!!! Hiqni dore nga propoganda idiote Berishiane(cdo fjale =genjeshter apo mashtrim) se kjo ju demton me teper se sa ju mund te mendoni.

                Përgjigjjuni
                1. e
                  e verteta

                  e pabesueshme se si analfabetet merren me Gjekun (qe as une nuk e honeps) dhe bejne zhurmuesin dhe nuk merrem me thelbin e gjese.Nje qeveri antishqiptare qe ka inkurajuar te gjithe PUSHT-tetaret ,shteteror a privat te perdhunojne kete popull diten me diell dhe mos ti japin llogari askujt.kjo eshte ceshtja ,jo kush e tha se te gjithe vegla te Megahajduteve jane.Mjer ne per te pangopurit qe na rrjepin lekuren.

                  Përgjigjjuni
                  1. M
                    Malesori

                    Kur eshte miratuar ligji ky ka qene pro tani qe ka perfunduar puna ben tellallin

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje