Flauers Shoshi është emëruar në krye të Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë (UKT).Deri më tani ai ka shërbyer si kreu i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve.
Shoshi zëvendëson në këtë detyrë ish-drejtorin Skerdi Drenova, i cili u shkarkua në ditët e fundit të vitit 2025.
Nga I gjejnë këta çilimiqër me këto emra. Nuk ka për të ndryshuar situata e ujit në Shqipëri. Këta soj me këto emra e kanë mëndjen vetëm të vjedhin. Gjeni njerëz të pjekur, me eksperiencë pune që të vlerësojnë punën si një përgjegjësi dhe jo si vend për t'u pasuruar.
Eshte fatkeqesi" qe ne si vend vuajme akoma per uje dhe furnizim me orar; Per sasite e ujit te pijshem qe kemi sipas shkencetareve e inxhiniereve te fushes ne duhet ta blinim ujin e pijshem per luks sepse i pijshem dhe i filtruar ai duhej te rridhte ne cdo rubinet tonin 24 ore ne dite; Thuhet qe jemi te dytet pas Finlandes ne Europe per sasine e ujrave nentokesore per siperfaqe vendi e numer banoresh; Jemi vone ne shume gjera por edhe vone gjerat ndreqen, strategji kombetare e miratuar nga gjithe politika, akademia, universitetet e aktore te tjere sesi te behet e mundur pa vjedhur qe uji te shkoje ne cdo rubinet 24 ore e i pijshem; E te mbikqyren ashtu sic duhet qe uji lumenjve te jete edhe per hidroc.private por edhe per fshatin per rezervuaret e tokat bujqesore se banoret e fshatrave kot nuk protestojne; Uji duhet trajtuar si dobi publike ne sherbim te gjithe popullit e te mos shperdorohet kurrsesi !