Belinda Balluku raporton mbi situatën e krijuar nga moti i keq: Ja si paraqitet situata

6 Janar 2026, 13:40Sociale TEMA
Belinda Balluku raporton mbi situatën e krijuar nga moti i keq: Ja si

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku, ka publikuar një bilanc të fundit rreth problematikave të krijuara nga moti i keq.

POSTIMI I BALLUKUT

RAPORTI MBI SITUATËN E KRIJUAR NË VEND NGA MOTI I KEQ

Reshje shiu me intensitet të lartë kanë përfshirë të gjithë territorin e vendit që prej orëve të para të ditës së sotme. Për pasojë janë evidentuar disa problematika. Që në momentet e para të gjitha strukturat nën varësinë e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë kanë qenë dhe vijojnë të jenë në terren duke ndërhyrë për normalizimin e situatës.

AKSET RRUGORE
•Në zonën veriore reshjet e shiut kanë qenë me intensitet të lartë duke sjellë rënie gurësh e inertesh në trup të rrugës dhe prurje uji të mëdha.
•Në aksin Bogë-Theth ka pasur reshje dëbore.
Akset ku ka pasur probleme:
•Bajram Curri–Valbonë
•Ura Bujan–Qafë Morinë
•Bajram Curri–Fierzë
•Dedaj-Bogë
•Kukës–Krumë
•Kukës–Shishtavec – Skuraj–Peshkopi
•Dushaj–Lekbibaj në km 4, ka ndodhur një rreshqitje duke vështirësuaR qarkullimin, po punohet për largimin e materialit nga pjesa kaluese e rrugës.
•Në aksin Vorë-Maminas në km 2 ka prezencë të ujit në rrugë.
•Kontraktorët me mjete e punëtorë kanë qenë në terren pa ndërprerje për të bërë pastrimin e akseve.

FURNIZIMI ME ENERGJI ELEKTRIKE
•Aktualisht në rang vendi janë 22 fidera jashtë pune, ku rajoni më i prekur është Durrësi, ndikuar nga moti i keq dhe prezenca e ujit në kabina.
•Të gjitha linjat që furnizojnë hidrovorët janë në funksion, përveç segmentit në Synej të Kavajës, për të cilin është duke u punuar.
•Linjat 35kV dhe nënstacionet furnizojnë normalisht me energji elektrike.

RRJETI I TRANSMETIMIT
•Të gjitha linjat 400 kV, 220 kV dhe 110 kV janë në operim normal.
•Të gjitha brigadat e linjave dhe nënstacioneve janë në gatishmëri.
•Në Nënstacionin Rrashbull 220/110 kV ka prani të shtuar uji në sheshin e nënstacionit. Ekipet e OST-së, në bashkëpunim me Emergjencat Civile po marrin masat e nevojshme për evadimin e ujit.

SITUATA NË KASKADËN E DRINIT
•Si pasojë e reshjeve të shiut me intensitet të lartë, prurjet në HEC Koman dhe HEC Vau i Dejës vijojnë të mbeten të larta, pa shfaqur tendencë rënieje.
•Aktualisht, këto njësi prodhimi janë në punë me kapacitet të plotë, me gjithsej 9 agregate në funksion. Uji i ardhur përpunohet për vënien në punë të njësive prodhuese, rezervohet në liqene brenda kuotave të lejuara dhe pjesa tjetër shkarkohet në mënyrë të detyrueshme, me qëllim garantimin e sigurisë së veprave prodhuese.

FURNIZIMI ME UJË
Rajoni Durrës
•Situata paraqitet problematike, si pasojë e reshjeve me intensitet të lartë që vijojnë pa ndërprerje.
•Të gjitha stacionet e pompave janë në funksion të plotë.
•Niveli i kanalit të hidrovorit është maksimal;
•Situata vlerësohet e rënduar, me rrezik për agravim për shkak të vazhdimit të reshjeve intensive.
•Strukturat përkatëse janë në terren dhe po ndjekin situatën në mënyrë të vazhdueshme.
•Në pjesën tjetër të rajoneve, pavarësisht reshjeve, nuk janë evidentuar problematika në sistemet e furnizimit me ujë dhe kanalizimeve.
•Situata paraqitet e qëndrueshme dhe nën kontroll, ndërsa grupet e punës janë në gatishmëri të plotë për të monitoruar nga afër çdo zhvillim dhe për të ndërhyrë menjëherë në rast nevoje.

PORTET DHE AEROPORTI
Porti Durrës
Situata në Portin e Durrësit aktualisht paraqitet normale, pa probleme në veprimtarinë portuale. Po vijon imbarkimi i pasagjerëve për tragetet që kanë lundrim në mesditë. Furnizimi me energji vijon pa problem.
Porti Vlorë
Nuk ka pasur traget në nisje dhe as anije të tjera të ankoruara. Nisja nga Brindizi e tragetit mbetet në varësi të kushteve të motit. Kapiteneria ka pezulluar daljen e anijeve të vogla në gjirin e Vlorës.
Porti Sarandë
Situata e qetë. Trageti i linjës me Korfuzin vijon operimet.

Aeroporti “Nënë Tereza”
Operimet në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës vazhdojnë normalisht. Situata meteorologjike në zonën përreth Aeroportit vazhdon të jetë e ngarkuar.

5 Komente

  1. N
    Ne kena maru me tana o Popull

    He na thuj pak se asht gjendja se per ty populli e din sesi e ke gjendjen mai Kurv Ju asht me ju vra me buk ne goj tanve qa jeni ne Parlament Vetem Kriminela Hajduda ka ai Parlament

    Përgjigjjuni
    1. C
      C'fare te them, jemi deri ne gryke.

      Moj Belinda , pse nuk na i tregon keto duke bere nje sfilate me cizme neper zonat e permbytura dhe duke i folur ndonjerit ne krah per gjerat qe ne i dime me mire se ty. Hajt ne te Beqirit te shkofte.

      Përgjigjjuni
      1. P
        Prokurori SPAK

        Sa.bukur.ti.paskan.shkruar.rreshtat.per.ti.thene

        Përgjigjjuni
        1. P
          Populli

          Sa te irrituar njerezia qe nuk u ka marre leje shiu qe do te bjere pra kur ske ci ben gomari I bie samarit

          Përgjigjjuni
          1. P
            Parku Rinia

            KU KANE PERFUNDUAR ¨INVESTIMET¨/PARATE ME FISHA QINDRAMILIONA EUROSH, SI TE JENE KARAMELE ...., AQ SA E BENE ERGYS AGASIN TE BINDET QE FITOHET ME SHUME E ME SHPEJT ME KETO ¨PROJEKTE¨ TE GRABITURA, SE SA ME DROGE?! ------------ A kane ndodhur keto situata keshtu katastrofike e a ekzistojne pamje e dokumnte ne vitet 1955, ne 1965, ne 1975, ne 1985, 1995 ? ——- Sezon shirash, te vazhdueshem, aspak te rembyeshem, shume graduale ore pas ore…. e dite pas dite, pra situate e administrueshme nqs vertet PUNOHET e NUK SHKATERROHET, e/o VETESHKATERROHET …..! ….. Si shpjegohet qe: 1. - permbytemi dhe per me teper ne menyre te perseritur, gati cdo 3-4 muaj? 2. - dy muajt e zjarreve pa kontroll cdo vit, me deme kolosale, shpeshhere ne zonat me interes per ¨investitoret strategjike¨…..?, 3. - ujerat e zeza mbeten gjithnje te keqadministruara e burim semundjesh deri ne epidemi (VIROZA?!) edhe ne mes te sezonit turistik …..? 4. - plehrat vershojne nga te gjitha anet edhe pse paguajme tarifat me te larta ne mesataren europiane per grumbullimin, inkapsulimin dhe incenerimin e tyre ….? 5. – = GJITHE VITIN KALENDARIK, JETOHET (sidomos ne zonat e perfshira me shume….), E …. PERJETOHET gjithsesi ne gjithe vendin, SITUATA PERMANENTE E EMERGJENCAVE(?!) = me shume e shume KOSTO PER ARKEN E SHTETIT …., POR EDHE ME SHUME PER XHEPAT E QYTETAREVE E ARKAT E BUSSINES-eve, pra per TE GJITHE EKONOMINE E VENDIT ? 6. - JETOJME SI NE NJE 'SPITAL FUSHOR GJIGAND', KU PER CDO KM KATROR LULEZOJNE NUMERIKISHT E FIANCIARISHT ME SHUME FARMACI SE SA DYQANE USHQIMORE?! 7. - AS NE DYAQANET 'USHQIMORE' e/o MARKETE/SUPERMARKETE, e AS NE FARMACI NUK SHERBEHEN PRODUKTE TE KONTROLLUARA e/o TE GARANTUARA?!

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje