6 Janari, Epifania: Hidhet në Berat Kryqi i Ujit të Bekuar, ja kush e kapi (VIDEO)

6 Janar 2026, 11:48Sociale TEMA
6 Janari, Epifania: Hidhet në Berat Kryqi i Ujit të Bekuar, ja kush e

Dita e ujit të bekuar është kremtuar edhe në qytetin e Beratit. Pas meshës në Katedralen e "Shën Dhimitrit" të gjithë besimtarët me në krye Mitropolitin Imzot Asti janë drejtuar për nga" Ura e Goricës "duke përshkruar pedonalen e qytetit me këngën e pagëzimit.

Tetë djem të rinj kanë sfiduar shiun dhe të ftohtin duke u hedhur në lumin Osum.Kryqi u hodh nga Mitropoliti imzot Asti i ndjekur nga qindra qytetarë të cilët prisnin me kërshëri kush do ta merrte.

Ka qenë 15-vjeçari Fabio Naço (Niko Dhima emri i pagëzuar ) i cili e kishte për herë të parë që hidhej në ujërat e lumit Osumit për të marë kryqin. Me pas besimtarët ortodoks u drejtuan drejt katedrales ku sipas ritualit mbushin enët me ujë pasi sipas tyre ky ujë arrin të mos prishet për një vit. Dita e ujit të bekuar është dita e pagëzimit të Krishtit në lumin Jordan.

 

2 Komente

  1. E
    E verteta dhemb..........

    Larg muslimon brothers nga festat kristiane orthodhoxe..... ouuuuusssttt!!

    Përgjigjjuni
    1. O
      O Zot cfare tjeter do te na shohen site....

      C'Epifania mer rrot kari pacavureshkruajtes!? Theofania/θεοφάνεια

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje