Dy fëmijë 5-vjeçarë përfundojnë në QSUT, dyshohet se janë rrëzuar në kopshtet që frekuentojnë

24 Nëntor 2023, 13:00Sociale TEMA

Dy fëmijë 5-vjeçarë përfundojnë në QSUT,

Dy fëmijë të moshës 5 vjeç janë paraqitur në QSUT për ndihmë mjekësore.

Dyshohet se të dy janë rrëzuar aksidentalisht në kopshtet që ata frekuentojnë, njëri në rrugën Androniqi Antoniu Zengo” dhe tjetri në rrugën “Irfan Tomini”.

Materialet për këto dy raste i kanë kaluar Prokurorisë, për vlerësim.

Jo më larg se mbrëmjen e djeshme, në emisionin “Fiks Fare” u publikua rasti e një fëmije 3 vjeç, i cili është çarë në kokë në një kopsht shtetëror “Bota e Luleve” në Kamëz.

Edukatorja është shprehur se fëmija e ka çarë kokën në mur duke luajtur, por prindërit nuk e besojnë këtë version dhe kërkuan kamerat e institucionit, por pikërisht atë ditë nuk kanë regjistruar. Për ngjarjen, përveç prindërve, asnjë institucion tjetër nuk është vënë në dijeni.

E ëma e 3-vjeçarit fajëson edukatoren për ngjarjen. “Fëmijën e gjeta të gjakosur në kokë dhe të lagur të gjithin, kur pyeta edukatoren çfarë ndodhi ajo më tha mos më fajëso se do lajmërojë policinë”, u shpreh nëna.

Ndërkohë, sapo është njoftuar më telefon nga kopshti, e ëma  është paraqitur menjëherë dhe e ka marrë të voglin e ka çuar për mjekim në poliklinikën e Kamzës. Sipas mjekëve, fëmija kishte nevojë edhe për qepje në kokë, por nuk i është bërë për mos t’i shkaktuar traumë.

E ëma e 3-vjeçarit, Lindita thotë se ka shkuar e ka kërkuar të hapen kamerat, por i është thënë që kamerat atë ditë nuk kanë punuar, ndaj nuk kanë fakte.

Ajo thotë se djali nga ai moment trembet natën, është agresiv dhe nuk do të shkojë në kopsht. Në këto kushte, prindërit i kanë ndryshuar grupin.

Fiksi solli dëshmitë e drejtoreshës së kopshtit, Adelina Keçit dhe edukatores Brishida Rama, të cilat thonë se fëmija u dëmtua nga tërheqja e një lodre nga duart e shokut, dhe me kokë u godit në mur. Drejtoresha tregon se ka lajmëruar prindërit, por nuk ka lajmëruar institucione të tjera edhe pse e ka detyrim ligjor.

2 Komente

  1. Q
    Qwert

    Ore se femije kemi te gjithe. Jeni bëre si psikopeter te gjithe ne Shqiperi... Djalit im ne kopesht ju gervisht gjithe faqja afer syrit me nje dege duke lozur me top jashte me femijet e tjere. Me mori edukatorja ne tel, me tregoi, me siguroi qe ska gje syri, femija ishte i qete. Erdha ne darke e mora! Po femijet edhe rrezohen, edhe gjuhen me njeri tjetrin. Mua vete me ka ndodhur qe eshte rrezuar. Edukatorja jone ka 25 femije, nuk mund t’i rrije çdo femije mbrapa. Ju po paragjykoni çdo punojes sa here u rrezohen femijet! Keshtu nuk eshte mire. Duhet edhe pak mirebesim!

    Përgjigjjuni
    1. D
      Demokrati idealist

      Po për atë edukatoren kriminele që godiste fëmijët me shkop dhe 3 vjeçarit i thyeu këmbën çfarë thua ti o derman !?

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje