‘E para e këtij lloji në botë’: Anglia do të shpërndajë vape falas tek 1 milionë duhanpirës!

28 Prill 2023, 16:22Sociale TEMA

‘E para e këtij lloji në botë’: Anglia do të

Rreth 1 milion duhanpirësve do t’ju jepet mundesia të heqin dorë nga cigaret dhe për këtë, do të kujdeset politika e radhës që Anglia ka vendosur të ndjekë.

Së fundmi, qeveria britanike ka bërë me dije se tek 1 milionë qytetarë do të shpërndahen VAPE (cigare elektronike) falas me qëllim minimizimin e demeve qe vijne nga duhani tradicional. Qeveria angleze synon që deri në 2030-n, niveli i duhanpirjes në Angli të reduktohet me 5%.

Të paktën 1 në 5 duhanpirës atje do të pajisen me VAPE falas. Ndërkohë, grave shtatzanë do t’ju ofrohet një shumë prej 400 paundësh në mënyrë që të heqin dorë nga konsumi i duhanit, duke qenë se sipas të dhënave zyrtare, në Angli 9% e grave shtatzane pijnë cigare edhe gjatë pritjes së ëmbël. Nikotina që vape-t kanë në përbërje është shumë më pak e dëmshme sesa duhani dhe konsiderohet si një nga zgjedhjet më efektive për të gjithë ata që duan të lënë duhanin.

Gjatë një fjalimi të mbajtur ditën e martë, ministri i Shëndetësisë Neil O’Brien e përshkroi politikën e vaping të quajtur ndryshe si shkëmbim për ndalim- si të parën e këtij lloji në botë. Duke e njohur mirë psikologjinë e njerëzve dhe vështirësinë e shkëputjes nga një ves i tillë si duhani, përdorimi i vape-it në vend të tij do t’i ndihmonte njerëzit të hiqnin dorë pa “i detyruar” të heqin dorë.

Të tilla masa janë pritur mirë nga autoritetet britanike, por ndonëse vape falas rrisin shanset për të hequr dorë nga duhani, ato mendojne se nuk është masë e mjaftueshme për të arritur qëllimin e synuar.

2 Komente

  1. U
    Ufff

    Vetem nga fotoja ne krye te artikullit duket qe ky lajm eshte i sponsorizuar nga firmat e ketij produkti. Pasi edhe vete ai person ne foto sponsorizohet per te pire keto pislliqe. Dhe mqs ai person eshte figura kush do te shesi tani, e keni nxjerr paralel me lajmin.

    Përgjigjjuni
    1. N
      Niku

      Nderkohe qe ne Amerike, Juul, nje nga kompanite qe prodhojne vape do paguaje demshperblim $440 milione per marketimin e ketyre lloj produkteve. Nuk i heqim dot qafe idiotet me arme e helm, jepuni vape te heqin qafe veten e tyre. Duhet pastruar nje cike popullsia, idiotet shumohen si lepuj.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje