E rrallë në Lezhë, nëna lind beben e saj në ambulancë

11 Korrik 2024, 17:21Sociale TEMA
E rrallë në Lezhë, nëna lind beben e saj në

Një histori e bukur dhe e veçantë ka ndodhur në Lezhë, aty ku një nënë ka sjellë në jetë fëmijën e saj në ambulancë.

Lajmi u nda nga Urdhri i Infermierëve të qarkut, ku shkruajnë se lindja në kushte jo normale u realizua nga mamitë e Maternitetit “Zef Zefaj”.

Siç edhe ata njoftojnë nëna dhe bebi gëzon shëndet të plotë, ndërsa kanë ndarë një foto pak pasi fëmija erdhi në jetë.

“Një histori e bukur që nis me gëzimin e asaj dite. Dhe ndërsa temperaturat e larta pushtojnë vendin, një nënë e re niset drejt Shkodrës për të lindur.

Por ja që koha nuk pret për ta realizuar në kushtet normale të një Spitali.

Janë profesionistet mami te Maternitetit “Zef Zefaj” Lezhë, të cilat e realizuan këtë lindje në ambulancën që transportonte këtë nënë.

Gjithçka kaloi normalisht në kushte jo normale, falë kujdesit shëndetësor dhe profesionalizmit.

Nëna dhe bebi gëzojnë shëndet të plotë dhe falenderimi shkon përtej përulësisë për këto profesioniste që gëzuan zemrën e Shërbimit shëndetësor dhe mbarë komunitetit!

Duart e arta që na dhurojnë jetë, faleminderit! “, shkruhet në postim.

3 Komente

  1. A
    Albiin

    Nuk eshte e rralle!. Ehhh sa here ka ndodhur. Madje edhe ne komunizem ndodhnin shpesh ku autoambulancat tronditeshin nga rruget cope-cope dhe provokonte lindje te pacintet gra shtatzena

    Përgjigjjuni
    1. s
      sapa

      Te rroje femija me gjithe nenen po a ju dha ndonje lek personelit?apo nuk ndodh me kjo ne shqiperi?

      Përgjigjjuni
      1. Z
        Zot na fal cfare ke krijuar ! Gazetare PATATINASH

        E rralle ?!!!!!!!! Dikur Nenat lindnin ne fushe dhe ara duke punuar.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje