Greqia "lë pas inatet", dërgon në Finiq e Dropull dy avionë për shuarjen e zjarreve

10 Korrik 2024, 09:49Sociale TEMA
Greqia "lë pas inatet", dërgon në Finiq e Dropull dy

Greqia ka “lënë pas inatet” dhe i ka ardhur në ndihmë fqinjit të saj, Shqipërisë, e cila po përballet me 2 vatra të mëdha flakësh në Dropull dhe Finiq.

Në kuadër të Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile, shteti grek ka sjellë 2 avionë Canadair për shuarjen e flakëve. Ndihmë ka pasur edhe nga qeveria italiane dhe ajo kroate, për shkak se vatrat e zjarrit vijojnë aktive prej 2 ditësh dhe shuarje e tyre është shumë e vështirë.

“Dy avionë të tipit Canadair sapo nisën ndërhyrjen nga ajri për fikjen e flakëve në Dropull dhe Finiq. 

Avionët grekë, vijnë si mbështetje për Shqipërinë përmes Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile dhe i bashkohen përpjekjeve të Forcave tona të Armatosura, zjarrfikësve, punonjësve të emergjencave civile dhe strukturave vendore që prej 2 ditësh po luftojnë me flakët atje. 

Mirënjohje për gatishmërinë e treguar për të sjellë mjete ajrore edhe qeverisë italiane dhe asaj kroate”, njofton Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi.

Marrëdhëniet Greqi dhe Shqipëri janë konsideruar të ftohta për shkak të rastit Beleri, mirëpo përmes Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile, shtet fqinje zotohen që do të ndihmojnë njëri-tjetrit në rast se përballen me zjarre, tërmete apo fatkeqësi të tjera natyrore.

Si pasojë e zjarreve në Finiq e Dropull janë djegur dhjetëra hektarë tokë, teksa 2 zjarrfikës kanë marrë djegie në trup.

4 Komente

  1. O
    Otto

    Si i le pas inatet mor debila, Greqia po i sjell per vorio epriin. keni pare ju te sjelli greqia avione per zjarret ne puke?

    Përgjigjjuni
    1. G
      Gazetar PATATINASH

      Otto ! I sakte .

      Përgjigjjuni
    2. T
      Taulant

      O debila nuk i dergon greqia por detyrohet sepse avionet dergohen prej 'mekanizmit evropian te emergjences' . Sot ne greqi jane mbi 30 avion nga Rumania,Austria,Bullgaria,Malta qe po shuajn zjarret derguar prej ketij fondi Evropjan.Shqiperia eshte pjese e ketij grupi dhe ka bere kerkesen per ndihme.

      Përgjigjjuni
      1. a
        ani

        e gabuar qe e paraqesni lajmin sikur i dergon greqia. i dergon bashkimi europian dhe cdo fqinj e ka detyrim si vendi me i afert. lajmi duhet te ishte,bashkimi europian mbeshtet shqiperine me dy avion se ku i gjen dhe i dergon BE eshte pune e saj. te qe oper greqine kurve do na linte te digjeshim. ndaj mos i jepni merita nje shtet cakalli

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje