Pezullohet pagesa për rrugën Thumanë-Kashar, pas radhëve kilometrike

8 Korrik 2024, 15:10Sociale TEMA
Pezullohet pagesa për rrugën Thumanë-Kashar, pas radhëve

Vetëm pak ditë pas hapjes zyrtare të qarkullimit në rrugën e re Thumanë-Kashar, e cila do të lejonte kalimin e mjeteve nga veriu i vendit drejt jugut me lehtësi më të madhe dhe në një kohë më të shkurtër kundrejt pagesës, kjo e fundit është pezulluar.

Shkak janë bërë radhët kilometrike të krijuara në pikat e kalimit ku kryhet edhe pagesa për mjetet motorike, si edhe punimet që po kryhen në rrugën e vjetër, si segment alternativ.

Në pamundësi për t’iu përgjigjur fluksit të madh të makinave, kompania e ka pezulluar pagesën deri në një moment të dytë.

Pagesa rrugore fillimisht u raportua se do të ishte prej 2.1 eurosh, por me nisjen e funksionimit të segmentit, u mësua përfundimisht se pagesa do të jetë 2.7 euro.

5 Komente

  1. P
    Poseidon

    O KOMPANI LESHI DHE SHTET LESHI ,BEJINI PAGESEN KUR HYN MAKINA DHE JO TE NDALEN NJEREZIT 2 HERE,,,,,,,MEQE ESHTE STANDART 2,1 A 2,7.........ME SHUME BEN VONESA SE SA LEKET....SIDOMOS KUR E KE ME NXITIM OSE. KUR ESHTE SHUME VAPE.......SHTIMI I PORTAVE DO ISHTE NJE GJE POZITIVE........VENIA E AUTOMATEVE DUKE I VENE SHENJE SEPSE KA EDHE QE NUK DINE TE VEPROJNE ....SHENOHET AUTOMAT.....NE HYRJE........

    Përgjigjjuni
    1. S
      Studenti 1

      Ky eshte njè dèshtim nè menaxhimin e kètij segmenti dhe një mashtrim shum i madh nè pagesën e rrugës. Qeveria duhet ti tërheqi vēmendjen konçensionarit për shtimin e vendpagesave dhe respektimin e marrveshjes për pagesën (nëse ka një të tillë). Zoti kryeministër, ju ftoj që të merresh vetë personalisht me ca gjëra që po ndodhin pas kurrizit tuaj!

      Përgjigjjuni
      1. S
        Shtet e Ministri te Paafte

        Eshte vertet O r d i n e r e qe ti si Shtet ,si Ministri mos te kesh Eksperte te Qarkullimit Rrugore,me te cilet duhet te llogrisin gjithcka, qe ka te bej me Levizjen Normale ,pra asnji Pengese ne Qarkullimin e atomjeteve . Nuk mundeet te merren Vendime te tilla, nga ijorante Firmash / Koncesionare qe s'ja kan iden cdo te thote Rregull e Mospengim te Qarkullimit ,Por ktu faji eshte i Minsitrise ,sepe kan nji Koncept pune njelloj si KM per Shtetin ,Diletante dhe te Papergjegjshem

        Përgjigjjuni
        1. G
          Gjergji Simaku

          Belinda osht tu pregat orgjine e radhes e nuk ka kohe per kto. I ka marr paret per ket rruge mo

          Përgjigjjuni
        2. A
          Asd

          Autostrada e re 20 km i eshte bashkuar te vjetres por nuk ka dalje ne zonat perreth. Duhet te dalesh ne Rinas dhe te kthehesh ne Fushekruje. Koncensionari ka patur qellim vetem fitimin, jo sherbimin. Duhet urgjent te hapen daljet.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje