Ka shkuar në 80 numri i qytetarëve të Bulqizës që janë paraqitur në spital me simptoma helmimi.
Qytetarët e moshave të ndryshme janë paraqitur me simptoma si dhimbje barku, të vjella e temperaturë.
Fillimisht kjo u dyshua të ishte një kontaminim i ujit të pijshëm, por për shkak të shpërndarjes gjeografike të rasteve, mjekët e kanë përjashtuar si opsion.
Mjeku pranë urgjencës së spitalit të Bulqizës Shahin Kaja thotë për News24 se kjo mund të jetë një situatë virusale pasi rastet janë të shpërndara dhe nuk kanë lidhje me përdorimin e të njëjtit rrjet të ujit të pijshëm.
Po ashtu, përjashtohet edhe mundësia e helmimit nga ushqimi në ndonjë rast gëzimi familjar pasi rastet janë të vazhdueshme prej të paktën tri ditësh.
Fluksi vijon të jetë i lartë edhe gjatë kësaj të hëne ku deri tani janë paraqitur mbi 10 persona.
Siguria ushqimore tek ne shte nga me te nenvleftesuarat. Dhe ketu, sipas meje, hajdutet e pa ngopur ne tregeti nuk duan t'ja dine. Dhe nuk kane faj. Kane gjetur shesh dhe bejne pershesh. - Ushqime te skaduara, - Uje ne shitje i pa kontrolluar, -Dyqane dhe biznese pa kushtet me minimale higjenike, - Mish qe nuk dihet se nga vjen, - Prodhime ushqimore qe hidhen ne treg pa etikete, - Vere, Birre dhe Alkohool te prodhuar ne bodrume, Shteti, Qeveria, AKU ndihmojne matrapazet dhe ndajne fitimet. Populli mbetet neper spitale!
Popull-dele.

Viruset shperndahen ose nepermjet ujit ose nepermjet ajrit dhe mungeses se higjenes si larja e duarve. Larg qofte po qe se eshte virus qe na u shperndaka nepermjet ajrit, por qe ka pak te ngjare. Ka shume te ngjare qe te jete infeksion viral/bakterial qe shperndahet nepermjet ujit te pijshem. Mostrat e ujit te pishem dhe ato biologjike nga pacientet te marra dhe analizuara ashtu sic duhet, normalisht duhet te japin nje rezultat kuptimplote. Lereni ISHP te thote fjalen e tij!