Komisioni Evropian ka bërë me dije se Shqipëria ka aktivizuar mekanizmin e mbrojtjes civile të BE-së në lidhje me situatën problematike të zjarreve në zonën e Dropullit.
Përmes një postimi në rrjetin “X”, Komisioni Evropian shton se me aktivizimin e mekanizmit të ndihmës, 4 avionë nga Greqia kanë shkuar për shuarjen e zjarreve në zonën e Dropullit.
Gjithashtu Komisioni Evropian shton se BE është e gatshme për mbështetje të mëtejshme ndaj Shqipërisë nëse do të ketë nevojë.
“Shqipëria ka aktivizuar mekanizmin #EUCivilProtection për të trajtuar zjarret në bashkinë Dropull. Greqia ka dërguar katër avionë zjarrfikës.
Ky është solidariteti i Bashkimit Evropian në veprim. Ne jemi të gatshëm për mbështetje të mëtejshme nëse është e nevojshme”, bën me dije Komisioni Evropian.
Ca aktivizoi more, lypi si gjithmone.