Ish-drejtoresha e INSTAT, Elsa Dhuli thotë se numri i shqiptarëve të kthyer nga emigracioni në vend, është rritur.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, Dhuli u shpreh se për këtë ka ndikuar rritja e investimeve.
“Kjo ka bërë që të rritet edhe mosha mesatare, edhe pse është pak larg moshës mesatare të disa vendeve anëtare të BE. Kemi qenë 28 vjeç në regjistrimin e 1989. Gradualisht është rritur mosha mesatare. Po lëvizin, mesatarisht shkon te 50 mijë në vit, nga censi i 2001, deri te censi i 2023. Natyra e lëvizjes ka filluar të ndryshojë, lëvizin për bashkim familjar, arsim, jetë më cilësore. Ka filluar të kërkohet një cilësi jete më e lartë. Të gjitha shtetet europiane për censin e 2021, kanë reflektuar për uljen e popullsisë. Rritja e moshës mesatare, por tregon fenomenin që po lëviz pjesa e aftë për punë. Nga studimi i fundit i INSTAT me Bankën Botërore, analizuam profilin e emigrantëve shqiptarë jashtë. Unë pres, që do kemi një thyerje të trendit të lëvizjes së shqiptarëve. Lëvizjet demografike janë bërë trend botëror. Rritja e investimeve do jetë ajo që do sjellë frenim të lëvizjes së shqiptarëve apo një kthim. Numri i të kthyerve është rritur”, theksoi ajo.
Ne Shqiperi rritet numri i te kthyerve, por shtohet mbyllja e shkollave. Pra , kjo zonja nuk ja ka haberin, madje instituti eshte institucion qe paguhet kot.
Militante e ndyre!Po sa ja vlen qe te genjesh?Asgje!Realitetin e di kushdo!Po te udhetosh neper Europe kudo degjon shqip gje qe para 10 viteve ishte shume e rradhe!
Dukesh qe jasht ke dale per here te pare para 10 vitesh. Te thuash se shqiptaret paskan ikur ne 10 vitet e fundit eshte nje genjeshter e madhe. Pjesa me e madhe e shqiptareve ka emigruar midis viteve 1990 2010. Vetem ne Greqi, deri ne vitin 2010 kane shkuar 800 mije shqiptare. Ne Itali 500 mije te tjere. Pastaj ne Gjermani, France e Britani, apo vende te tjera Europiane edhe 400 mije te tjere. Deri ne 2010 nuk ka patur kthime te emigranteve, vetem largime. Fenomeni I kthimeve eshte vene re vetem ne vitet e fundit. Zakonisht kthehen pensionistet qe me pensionet e perfituara bejne nje jete me te mire ne Shqiperi. Njeri nga ata te kthyerit jam edhe vete bashke me gruan. Te rinj ka me pak qe kthehen. Keta jane me teper sidomos nga ata qe emigruan ne vitet e fundit qe pane se jeta ne emigracion nuk eshte sic e kane enderruar, apo sic jua kane treguar. Shkurt, kjo zonja nuk po ben propogande, sic thoni ju, por po thote te verteten e dale nga statistikat.