Emigrantët e rikthyer: 1 në 4 po vjen në Shqipëri, qeveria i pret me programe integrimi

30 Prill 2023, 20:40Sociale TEMA

Emigrantët e rikthyer: 1 në 4 po vjen në Shqipëri,

Pas rekordeve vitin e kaluar cikli i emigracionit shqiptar po hyn në një fazë të re.

Në këtë fillim vit kërkesat për azil në BE shënuan rënie me 14%. Ndërkohë drejt mbretërisë së bashkuar, statistikat tregojnë se arritën vetëm 29 shqiptarë, nga 12 mijë e 300 vitin e kaluar.

Edhe në Greqi numri i leje qëndrimeve të shqiptarëve pothuajse u përgjysmua nga 422 mijë në 2021-in në 291 mijë në 2022-in.

Qeveria shprehet se ka gati programet për integrimin e të gjithë të rikthyerve.

Zv.ministrja e Financave, Olta Manjani: Mesatarisht në tre katër vitet e fundit rezulton se 1 në 4 shqiptarë kthehet. Ditën e enjte janë mirëpritur në aeroportin e Rinasit 40 emigrantë që janë rikthyer nga Britania e madhe dhe janë mirëpritur aty nga disa punonjës të zyrave së punës.

Ne po punojmë dhe me ekspertizën e bankës botërore për të identifikuar të gjithë ata shqiptarë që duan të rikthehen dhe ti vëmë në dispozicion informacionin e duhur. Aktualisht po punojmë me zyrat e punës të vendeve përkatëse në mënyrë që të nënshkruajmë programe të rikthimit vullnetar. Për të lehtësuar marrjen e informacionit për të gjithë të rikthyerit po krijohet gjithashtu një uebsite  i dedikuar nga agjencia kombëtare për punësim dhe aftësi.”

Përveç këtyre masave qeveria ka shpallur edhe gjashtë programe për nxitjen e punësimit, ku ndër to mund të veçohet programi i kodimit për të rinjtë që subvencionon kurse deri në 100% të vlerës, por edhe programi i vetëpunësimit, ku çdo individi i mundësohet e drejta për të financuar me 500 mijë lekë idenë e tij dhe të ndiqet ecuria më tej e biznesit.

2 Komente

  1. E
    Emigrant??

    Zonja Manjani:Jame shume i "Mallengjyer" per "Pritjen" Dashamirese qe na u be neve 40-te "Fatelumeve"..Nuk po them Fatekeqeve, qe Qeveria Shqipetare do te na "Ofroje " kaqe shume Mundesira..biles edhe Para "Qyle" deri ne 500-te mije??Na nuk na thau:Te reja apo Vjetra????

    Përgjigjjuni
    1. s
      sapa

      Kush po kthehet o vemje politikane?Ne cdo rruge e lagje evropjane flitet shqip dhe kur them shqip shqiptare nga Shqiperia qe spo lene pune pa bere e vetem qe te mos jene ne vendin e sketerres ku ju Djajte nuk do beni kurre shtet!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje