Rama interviston biznesmenin që prej 30 vitesh financon PD: Kur erdha nga Italia, s’më njohu djali! Tha ‘mami kush është ky burrë që fle këtu’

29 Prill 2023, 09:35Sociale TEMA

Rama interviston biznesmenin që prej 30 vitesh financon PD: Kur erdha nga

Në podcastin e kësaj të shtune kryeministrit Edi Rama ka biseduar me sipërmarrësin Agim Xhindoli, i cili ka treguar vitet e tij të vështira, se si është rritur në një dhomë 4 me 4, ku jetonin 9 persona, emigrimi në Itali e kthimi në atdhe si biznesmen.

“Jemi rritur në një dhomë 4 me 4. Jashtë kishim një hamam, kishim një kuzhinë të vogël, por lagja që kemi qenë ne na kanë përkrahur jashtë mase, na kanë mbështetur nga të gjitha drejtime”, tregon ai.

Emigrimi nuk ka qenë i lehtë, aq sa është detyruar që të qëndrojë larg familjes. Ai tregon edhe një moment të dhimshëm, kur djali nuk e ka njohur.

“Në Itali kur kam shkuar, kam shkuar me patentë ndërkombëtare dhe kam filluar shofer pas 15 ditësh. Në Itali kam punuar dhe kur kam ikur në ’91 e kam lënë djalin 1 vjeç dhe kur jam kthyer e kam gjetur djalin 4 vjec. Kur kam ardhur për herë të parë, pas 3 vjetëve, i tha djali të ëmës “Kush është ky burri që fle këtu”, shtoi sipërmarrësi.
Për t’u kthyer në atdhe e ka bindur shoku i tij. 

“Ai më pa që isha punëtor dhe më tha “Gim, je djalë i mirë, je djalë punëtor. Kthehu në Shqipëri se këtu do mbetesh shofer”. Ai ishte momenti që ai më ndihmoi në të gjitha drejtimet; erdha në Lushnje, hapa biznesin bashkë me vëllezërit dhe që në ’94.

4 muaj pasi hapa biznesin, kam punësuar 3 italianë, kam sjellë shkollën e parë moderne nga Italia që ishte makina brenda në klasë, të gjitha tipet e mjeteve dhe kam sjellë, gjithë pajisjet për lyerjet e makinave, kam sjellë një bojaxhi, një karrocier për llamarinat dhe një mekanik, që në ’94. 

Kanë punuar 3 vjet në Shqipëri, u martuan me gra shqiptare dhe kanë familjet sot e kësaj dite”, tregon Xhindoli.

Nisur nga kjo eksperiencë, sipërmarrësi tregon se kur të rinjtë i thonë se do ikin për punë jashtë vendit, nuk i ndalon, por thotë se shumica prej tyre janë kthyer.

“Pardje një inxhinier i imi që kam bashkëpunuar këtu në Tiranë, më ka marrë në telefon dhe më ka thënë: Jam bërë pishman - tha, këtu kishte goxha pagë ai, 1500 euro në muaj dhe ishte shumë i zoti. Dhe më ka thënë që do kthehem. Hajde – i thashë unë. Derën e ke të hapur. Madje të gjithë këta punëtorët që kanë ikur, unë i them, ik provoje, dera hapur është. Edhe janë kthyer”, u shpreh ai përballë kryeministrit Edi Rama.

Kjo intervistë nuk ka qenë e zakonshme, sepse Agim Xhindoli është marrë me politik dhe prej 32 vitesh ka kontribuar për Partinë Demorkatike. 

“Unë dhe familja ime e them me plot gojën, që jemi të vetmit gjatë 32 viteve që nuk kemi luajtur nga PD dhe jemi te PD, atje ku kam kontributin 32 vjeçar unë dhe familja ime. Jemi të drejtpërdrejtë, nuk fshihemi. Prandaj respektohemi se jemi të drejtpërdrejtë. Japim kontributin tonë, por s’kam asnjë kompleks. 

Madje dhe kur erdhët ju te fabrika se unë ju vlerësoj shumë dhe ju respektoj në maksimum se je kryeministri i parë, - se unë në biznes nuk kam as 3 ditë, as tre muaj, as 3 vjet, në 1 maj tani, mbush 29 vjet - dhe nuk ka ardhur njeri nga politika, nga PD që unë kam kontributin tim familjar, të më ketë vizituar fabrikën, as për mire, as për keq. 

Megjithatë prapë unë i jam mirënjohës të gjithëve, çfarë kanë bërë ia kam bërë hallall. E kam bërë dhe për veten time dhe për shpirtin tim. E kam bërë si qytetar. Dhe kur erdhët atë ditë dhe më thatë: e keni kompleks? Ju thashë: kompleks nuk kam, biles jam më i lumturi i botës që po vjen një kryeministër”, përfundoi Xhindoli.

43 Komente

  1. s
    sapa

    Tani ky kryeqelbesira qe erdhi per te bere shtet dmth te arrestonte Salinjte dhe Metet pasi ju hengri mutin per 10 vjet po perpiqeet qe me keto gjera te justifikoje parate e vjedhura,Para nga pikturat dhe ekspozitat,Para nga Gazetaria tej etj.Plehra te planetit!

    Përgjigjjuni
    1. E
      Eri

      As ligji cigares qe zbatohej ne kohen e Sales sot nuk zbatohet...aty pa miq lart vdes. .me mire ktu e me drejtesi....sesa ti lepihesh ketyre...

      Përgjigjjuni
    2. J
      Joni

      Nje bisede goxha interesante

      Përgjigjjuni
      1. S
        Soni

        Qenka nje bisede shume motivuese

        Përgjigjjuni
        1. S
          Soni

          Paska arritur goxha lart

          Përgjigjjuni
          1. A
            Ani

            Kush ka vullnet e pasion ja del gjithmone te mar ate qe deshiron

            Përgjigjjuni
            1. S
              Saluku

              Iku dhe ky kaloi nga PS. Vetem depudeti Koreshi ka mbetur ne udhekryq.????

              Përgjigjjuni
              1. L
                Luiza

                Kur nuk e njeh karakterin e tjetrit te pakten kij durim dhe lexoji mire ato cka deklaron: perjete me PD e vertete!

                Përgjigjjuni
                1. T
                  Tiun

                  PD e vertet esht Saliu

                  Përgjigjjuni
              2. L
                Lani

                Ani Soni dhe Joni! Bëheni për të qeshur me këto lloje komentesh.

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Stefan

                  AniSoniJoni edht i njejti person qesharak

                  Përgjigjjuni
                2. o
                  o mire se na erdhe

                  Edhe ky narcist i semure mbas vetes dhe karrieres,vazhdon te beje cfaqie fashati,per idotet,qe ta marrin per politikan te hapur,kur pak me tej vazhdon te defreje si me pare ´´toka e xanun``: Jane sundimtaret e ketij vilajeti,qe mbas lehjeve,fshihet bashkepunimi.

                  Përgjigjjuni
                  1. E
                    Eno

                    Shembulli konkret i nje njeriu puntor

                    Përgjigjjuni
                    1. N
                      Nje njeri qe ju do te miren

                      Sapa qenke me komplekse per cka thua?

                      Përgjigjjuni
                      1. B
                        BURGU

                        Per nje gje Z.kryeminister, qytetarit te vuajtur, s'po ja ben qejfin, per arrestimin e Saliut, te Ilirit, Monikes, e shume e shume te tjere. Ne nuk kishim nevoje per kete SPAK te PD, ne duam nje SPAK per drejtesine e popullit. Ai po godet vetem majtas, se ka punuar Saliu me Meten duke ditur se cfare i pret. Arrestimi i tyre eshte amaneti i popullit qe eshte rrjepur prej tyre.

                        Përgjigjjuni
                        1. F
                          Fisniku i Freskut

                          Ariu Saliu dhe Ilir Cakalli i duhen Rames per t'i ruajtur arat ne vend te dordoleceve. As mos te te shkoje mendja se Dum. Llalla do t'i denoje, "nuk ka fakte"!.

                          Përgjigjjuni
                          1. A
                            Amaneti do zbatohet Ligji..

                            Amaneti do te Realizohet mbas zgjedhjeve ...Ska rruge tjeter . Jo se duha une si demokrate apo ti me ke je ! Por eshte Amaneti i gjakut te te gjithve Qytetareve qe nje Komunist Spiun Fanatik dhe Kryekriminel i ka ngelur dita vetem para Drejtesise.. Dhe kete Amanet e kerkon shumicaaaa e te gjithve Qytetareve..dhe do Realizohet pa tjeter..Si per Penecilinin Spiun Ordinere apo dhe per Hajdutin e Tunelit e Kerrabes.. Shqiperia eshte e gjakosur nga i vogli Femije e deri tek Pleqte e te moshuar te tjere..

                            Përgjigjjuni
                            1. A
                              Amaneti do zbatohet Ligji..

                              Amaneti do te Realizohet mbas zgjedhjeve ...Ska rruge tjeter . Jo se duha une si demokrate apo ti me ke je ! Por eshte Amaneti i gjakut te te gjithve Qytetareve qe nje Komunist Spiun Fanatik dhe Kryekriminel i ka ngelur dita vetem para Drejtesise.. Dhe kete Amanet e kerkon shumicaaaa e te gjithve Qytetareve..dhe do Realizohet pa tjeter..Si per Penecilinin Spiun Ordinere apo dhe per Hajdutin e Tunelit e Kerrabes.. Shqiperia eshte e gjakosur nga i vogli Femije e deri tek Pleqte e te moshuar te tjere..

                              Përgjigjjuni
                            2. E
                              Etika

                              Bisede qe ja vlen te degjohet nga te gjithe

                              Përgjigjjuni
                              1. G
                                Gerta

                                Podkasti le te themi nje emision qe po na informon rreth shume ceshtjeve ne vendin tone

                                Përgjigjjuni
                                1. G
                                  Gena

                                  Kryeministri yne bisedon me te gjithe njerezit pa dallim politike

                                  Përgjigjjuni
                                  1. T
                                    Teo

                                    Ska te bej preferenca politike rendesi ka puna e zhvillimi i vendit

                                    Përgjigjjuni
                                    1. E
                                      Elisa

                                      te degjosh femijen tend mos te te njohe eshte vertet shume prekese

                                      Përgjigjjuni
                                      1. J
                                        Jona

                                        nje shembull per te gjithe te rinjte qe mos te dorzohen por mjafton te kene vullnet dhe deshire

                                        Përgjigjjuni
                                        1. H
                                          Hekuran

                                          JonaElisaTeoGena esht AniJoniSoni

                                          Përgjigjjuni
                                        2. K
                                          Klodi

                                          te rinjte qe jane larguar nga vendi kane ikur per nje jete me te mire sepse kur ishte ne pushtet pd ata e kishin mendjen vetem per te vjedhur

                                          Përgjigjjuni
                                          1. k
                                            klodjan 1

                                            Edhe keto te pd te duan po leri ca flasin kot

                                            Përgjigjjuni
                                            1. E
                                              Ermal

                                              Histori suksesi per te gjithe ne

                                              Përgjigjjuni
                                              1. A
                                                Alban

                                                Kam vene re qe te gjithe te ftuarit ne cdo episod kane sjelle histori frymezuese

                                                Përgjigjjuni
                                                1. R
                                                  Renis

                                                  E vecanta e ketij podcasti eshte qe ftohen njerez nga fusha te ndryshme e krahe politike te ndryshme

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. l
                                                    lulzim

                                                    Intervist kjo shume e rendesishme e cila vertete nxorri shume njohuri te reja teper produktive per cdokend prej nesh

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. a
                                                      alfred

                                                      Respekte per Ramen i cili asnjehere nuk rri pa punuar por vetem ben gjera te mira

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. k
                                                        kelment

                                                        Rama eshte ai perfaqesues i cili i eshte dash Shqiperise ne cdo moment

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. S
                                                          Sh

                                                          Kryeministri nuk eshte zgjedhur as me votat e qarmaneve as te laramaneve,po me plebishit popullor te mbi nje milion votave.Ec perpara gjigand te do populli.

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. M
                                                            Multipolar Bota

                                                            Sali Kërrma , Ilir Koklopa dhe Ed Rampallavra janë investuesit dhe njekohësisht padrone e bisnesit tënd o derdimenokrat Xhindoli. Tpthu, malarik mental .

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. R
                                                              RAIFI

                                                              Gjergj apo Xhorxh nuk dihet cili është emri i tij i vertet.Si si erdh turp të kërkon publikisht nga Kryeministri ,Edi Rama që Shqipërinë të ia bashkangjes Serbisë.Për më keq nuk reagoi asnjë intelektual,gazetar shoqëria civile apo opozita apo të gjithë janë për bashkimin.me armikun më të ashpër të shqiptarëve që edhe sot ka gjysmën e territoreve shqiptare.A ka mundësi që populli shqiptar nuk e meriton Pavarsinë.

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. A
                                                                Arber

                                                                Shune mire qe ka mare ne podcast edhe qytetare te djathte

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. E
                                                                  Enri

                                                                  Ishte shume interesant per tu degjuar ky diskutim

                                                                  Përgjigjjuni
                                                                  1. A
                                                                    Ani

                                                                    Bravo qe vjen gjithmone me ide te bukura dhe te vecanta

                                                                    Përgjigjjuni
                                                                    1. I
                                                                      Ina

                                                                      Edi Rama eshte i papare , lum ne qe e kemi dhe e vleresojme shume , mjere ata qe nuk e kuptojne kete njeri te dijes e kultures , nuk kuptojne akoma se Rama eshte njeri me vizion , jo hajdut si thon ca budallenj ca injorant , u eshte fiksuar Saliu , dhe e barazojne me Salin e Ilirin , Kurre nuk behet krahasimi me keta te fundit , O Zot te qendroje gjate ne pushtet , se ka nevoje Shqiperia per te ..

                                                                      Përgjigjjuni
                                                                      1. P
                                                                        Platon

                                                                        Agim Xhindole - njeri fisnik, njeri i ndershem, njeri punetor, njeri me ideale, zemermadh, atdhetar dhe mbi te gjitha nje familjar, per jeten e seciles ka sakrifikuar jeten ne emigracion dhe me vizionin e tij u kthye ne atdhe per te kontribuar. Sot ai eshte nje njeri i çliruar, i drejtperdrejte dhe mirenjohes. Sot eshte personalitet i nderuar dhe frymezues. Per te tille njerez ka nevoje Shqiperia! Suksese, i nderuar! Mirenjohesi, si puna juaj, i hedh te gjitha poshtersite pas kraheve dhe shikon perpara. Ke patur rastin me te mire, per te njohur njerezit e mire ne lagjen ku kini jetuer pothuajse ne mjerim dhe ne rastin e kontributeve ne PD, njerezit e te ciles nuk erdhen nje here per vizite...

                                                                        Përgjigjjuni
                                                                        1. O
                                                                          O pika qe s'u bie

                                                                          Te dy e dine shume mire qe genjejne.

                                                                          Përgjigjjuni
                                                                          1. U
                                                                            Ushtari.

                                                                            Po qe per Gimin e njoh shume mire e ke gabim ai eshte alamet djali puntor e perkushtuar per zhvillimin e rritjen e biznesit.Te ishin gjithe biznesmenet aq human e aq te rregullt sa Gimi ne do ishim shume perpara.Dhe po eshte shume e vertete qe ai ka qene vazhdimisht nje mbeshtetes i fuqishem i PD ne Lushnje.Gimi suksese e vazhdimesi.

                                                                            Përgjigjjuni

                                                                          Lini një Përgjigje