
Nga Raimond Kola
Greqia po vlerësohet si një vend gjithnjë e më pak tërheqës për emigracionin shqiptar, ndryshe nga vitet e mëparshme kur ishte vendi që kishte numrin më të madh të shqiptarëve me lejeqëndrime, por edhe numrin më të madh të refugjatëve shqiptarë që hynin pa dokumente në territorin grek nga kufiri i gjelbër.
Të dhënat e Ministrisë greke të emigracionit dhe Azilit për tre muajt e parë të vitit 2023 flasin se numri i qytetarëve shqiptarë me lejeqëndrimi në Greqi, në muajin mars të këtij viti ishte rreth 281 mijë, të cilët përbëjne 60.1 % të të huajve me lejeqëndrimi të rregullt në këtë vend.
Numri i shqiptarëve me lejeqëndrimi në Greqi në mars të këtij viti është dukshëm më i ulët se marsi i vitit 2022 ku sipas të dhënave të Ministrisë greke të Emigracionit shënoheshin rreth 419 mijë shqiptarë me lejeqëndrimi, të cilët përbënin 62,6% të të huajve të rregullt në Greqi.
Rënia e ndjeshme e numrit të emigrantëve të rregullt shqiptarë në Greqi sipas analistëve të emigracionit lidhet me disa faktorë.
Faktori më madhor në uljen e numrit të shqiptarëve në Greqi vlerësohet një prirje e re e emigrantëve shqiptarë që punonin e jetonin prej vitesh në Greqi të emigrojnë drejt vendeve të tjera europiane.
Migrimi i ri i brezit të dytë është kthyer në një dukuri pasi shumë të rinj shqiptarë po largohen tani nga Greqia drejt vendeve si Anglia, Gjermania, Holanda dhe zonat e Europës Veriore, pas vështirësive në Greqi me punësimin dhe pagat e ulta.
Rënia e emigracionit shqiptar në Greqi ka një ndikim të madh edhe në zonat kufitare shqiptare me vendin fqinj. Emigrantët që tani largohen nga Greqia drejt vendeve europiane nuk kthen më si më parë në zonat e tyre në Shqipëri për punët sezonale duke thelluar braktisjen e mjaft fshatrave sidomos nga të rinjtë.
Ndërkohë faktorët e tjerë të rënies së numrit të shqiptarëve me lejeqëndrimi lidhen me procedurat e lëshimit të lejeve të cilat vijojnë të ecin me ngadalësi, ndërsa një kategori e emigrantëve shqiptarë të brezit të dytë kanë përfituar nënshtetësinë greke duke mos aplikuar më për leje qëndrimi.
Të dhënat e Ministrisë greke të Emigracionit falsin për një rënie të ndjeshme tre maujt e parë të këtij viti edhe të emigrimit të parregullt të shqiptarëve drejt Greqisë dhe kërkesave për azil.
Ndërsa pak vite më parë shqiptarët kryesonin listën e të huajve të parregullt që hynin në Greqi, sipas Ministrsië greke të Emigracionit ata nuk renditen më nga janari në mars të vitti 2023 në listën e 10 vendeve me numrin më të madh të të huajve të parregullt që hyjnë në Greqi.
Sipës të dhënave të Ministrisë greke të Emigracionit kjo listë kryesohet tani nga migrantët e parregullt nga Afganistani,Siria dhe Pakistani dhe emigranët e parregullt shqiptarë që kanë hyrë pa dokumente të rregullta në Greqi përmes kufirit të gjelbër mes të dy vendeve janë në tre maujt e këtij viti në shifra të papërfillshme.
Sipas Ministrisë greke të emigracionit dhe Azilit në dhjetor të vitit 2022 shqiptarët renditeshin të tetët në listën e dhjetë vendeve me kërkesat për azil ku kishin paraqitur 1289 kërkesa me rreth 3,5 % të toalit prej 37.362 që ishin paraqitur nga të huajt.
Shqiptarët përbënin deri në dhjetor të vitit 2022 edhe një numër të lartë të apelimeve pas refuzimit të azilit në shkallën e parë me 1.494 kërkesa të cilat përbënin rreth 8,9% të 16 .830 apelimeve për azil nga të huajt në Greqi për vitin 2022.
Por në peridhën janar - shkurt të këtij viti numri i aplikimeve për azil nga shqiptarët në Greqi ra ndjeshëm në rreth 80 kërkesa gjithësejt.
Edhe numri i apelimeve për tremujorin janar- mars të këtij viti nga shqiptarët që u është refuzuar azili nga autoritet greke ishte vetëm 185 kërkesa.
Sipas të dhënave të Ministrisë greke për Migracionin dhe Azilin shqiptarët përbëjnë kategorinë me numrin më të vogël të njohjeve të kërkesave të azilit , me rreth 0,25% të rasteve.
Kjo, pasi Greqia prej disa vitesh e konsideron Shqipërinë si “vend të sigurtë” dhe ka gjithnjë e më pak mundësi që shtetasit shqiptarë të referohen në azil.
Sipas vetë emigrantëve shqiptarë që aplikojnë për azil në shumë raste kërkesat e tyre lidhen me shmangien e deportimit drejt Shqipërisë.
Statistika idiote për njerëz injorantë.
Trendi po ndryshon si dhe kohrat pak nga pak greket do te vijne tek ne
Te emigrosh ne Greqi? Haahahah
Nuk po them gabim por patjetër ishte fatkeqësi që shqiptarët shkuan masovikisht në Greqi, si mundësi e vetme për shumicën që lëshuan vendin! Një vend me qëndrim armiqësor ndaj popullit dhe shtetit shqiptar dhe ekonomikisht shumë më i dobët se shtetet tjera të Bashkimit Europian. Kush është i mençur e braktisë Greqinë dhe shkon në shtete joarmiqësore dhe ekonomikisht më të forta. Një shovenizëm si në Greqi ku edhe emrin ta ndërrojnë nuk e gjen askund në Europë! Në këtë çështje grekët janë antieuropianë.
E mer Kac qafpalari,tani qe mbushe zorren e thare ne token e bekuar greke na kakaris si e ema e Zeqos ne maje te thanes.....ouuuussstttt palio karagiozi tou kerrata!
Ti me çdo koment që bën e vërteton këtë që thash. Më shovenistë se grekët nuk ka në Europë! Fakt!
KUNDËR MALLKIMIT TË GJUHËS SHQIPE Si shqiptarë që jemi Shqip ne duhet të mësojmë Dhe Zotin, të drejtë kemi, Ne gjuhën shqipe ta lëvdojmë. Epo ju gjuhën tonë Doni ta humbisni fare Dhe me mallkim e me nëmë Shprehni ta shpini në varre. S’më vjen rëndë nga priftërinjtë Që s’ dinë ç’ bëjnë e ç’punojnë, I urdhërojnë të zinjtë Që gjuhën shqipe ta mallkojnë. Po krye-priftërinjtë e tyre Nëkëmbës t’ orthodoksisë Shumë punë prej mynxyre Bëjnë kundër Shqipërisë! Të mallkojnë njerëzinë Të nëmosin gjuhën tonë, Të përçajnë Shqipërinë, Zoti mos e pastë thënë! Thonë s’ ditka Krishti shqip Dhe shqip-fjalë s’ pret prej nesh, Vetëm në gjuhën greqisht Të dëgjon e të mban vesh! Këto e shumë të tjera, Që dëgjon në kishë brenda Dhe na mallkojnë për hera Gjuhën tonë që s’ ua k’ ënda. S’ kanë frikë as turpërohen Që përçmojnë Perendinë, Po mburren edhe lëvdohen Sepse shërbejnë Grejqinë! Gjuhën e kemi tonë Të vjetër dhe të vyer, Nga Perendia ish thënë Që ta ruajmë të çkëlqyer. - Poezi nga Petro Nini Luarasi
***SA TE DUA O SHQIPËRI*** Sa të dua, o Shqipëri, sa me mall ndiej e sa dëshirë, për ty gaz e dashuri mu në zemër më ka mbirë! Se për mua, o Atdhe, je një lule aq e vyer, sa nuk gjendet përmbi dhe shpirtintim për të ushqyer! - Poezi nga Asdreni
Shqiptarët e Kosovës dhe viseve tjera shqiptare jashtë shtetit shqiptar kanë shkuar në Gjermani dhe Zvicër, shumica.
Te shkojne nga te duan,,,,le te rrin ne greqi vetem kauret ,,,,se u haet muhabeti me vllezerit e tyre arvanit dhe vlleh ,,,,ne gjermani holland zvicer i presin kosovaret ,,,xhamit ua kan ngritur qe ne 1974 ,,i presin me dashuri .....