Familja e berberëve- Ridi Kasa e trashëgoi profesionin nga babai: Amerikën e kemi këtu, nuk emigrojmë për asnjë arsye

6 Maj 2023, 22:00Sociale TEMA

Familja e berberëve- Ridi Kasa e trashëgoi profesionin nga babai:

Ridi Kasa është berberi i katërt në familjen e tij. Ai ka nisur të punojë që në moshë të re pasi mësoi nga i ati, Rrapo Kasa që ndryshe e quajnë Rrapo berberi. Me një dashuri të dukshme për profesionin atë e bir punojnë prej 30 vitesh në biznesin e tyre në lagjjen 28 nentori. Por 68 vjeçari ka më shumë se gjysmë shekulli që punon si berber

“Kam 50 vjet që e bëj këtë punë. Atëherë quhej ndërmarrje e riparim shërbimit. Punonim me normë. Unë bëja 400 lekë në ditë e tejkaloja normën.“, thotë ai.

Dëshmitar i tendencave dhe ndikimeve në preferencat e klientëve për prerpen e flokëve Rrapo Kasa tregon edhe për krizën e madhe që kaloi ky zanat në kohën kur të gjithë linin flokë të gjata. Në 5 dekada, 68 vjeçari ka qënë berber i të gjithëve duke filluar nga ushtarët deri te zyrtarët dhe politikanët.

Sot i biri, Ridi vazhdon traditën e familjes pasi ka kryer edhe studimet për ketë profesion. Pavarësisht krizave që kanë prekur bizneset e këtij lloji, dyqani i rrapo berberit nuk mbetet asnjëherë bosh. Në Fier kanë mbetur shumë paknga berbereët e vjetër që e ushtrojnë këte zanat dhe Rrapo Kasa është një prej tyre.

3 Komente

  1. D
    Dhipari

    Ke te drejte, pune leshi!

    Përgjigjjuni
    1. Q
      Qamil Dera

      Një shkrim që të mbushë me shpresë për të ardhmen e vendit. Pse të ikësh?! Më mirë këtu dhe investo në lesh! Rrypin e kaishit e ke të garantuar.

      Përgjigjjuni
      1. L
        Llesh Leshnica

        Mire e ka. Nuk ka si leshi i vendit tend. E rruan per qejf per te miren e popullit dhe te partise.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje