“Fllad lufte” - A do rikthehet ushtria me detyrim në Shqipëri?

19 Shkurt 2024, 11:02Sociale TEMA
“Fllad lufte” - A do rikthehet ushtria me detyrim në

Nga Aurora Golemi

Shqetësimi dhe deklaratat e zyrtarëve e ushtarakëve të Aleancës për atë që mund të ndodhë nëse NATO hyn në luftë me Rusinë, ka bërë që të gjithnjë e më shumë të diskutohet për rrezikun e një lufte dhe nevojën për rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak.

Madje, kohët e fundit liderët dhe ushtarakët e lartë të Aleancës kanë thënë se duhet të mendojmë të paimagjinueshmen. Sot europianët nuk mund të korrin më dividendin e paqes si dikur, ata po detyrohen të shpenzojnë më shumë për mbrojtjen e tyre por dhe në mbështetje të Ukrainës. Edhe në rajon, ideja e rikthimit të shërbimit të detyrueshëm ushtarak po diskutohet për shkak të paqëndrueshmërisë gjeopolitike.

Në Shqipëri ideja për të hapur debatin për rikthimin e detyrueshëm ushtarak është më e gjallë sesa opinioni publik e mendon.

Nuk janë të paktë ligjvënësit nga maxhoranca dhe opozita, ish ministra të mbrojtjes si dhe anëtare të komisionit të Sigurisë Kombëtare të cilët mendojnë se Shqipëria duhet ta marrë seriozisht në konsideratë dhe të jetë natyrshëm e hapur ndaj debatit. Deputetët thotë se është krejt e mundur për ta rikthyer ushtrinë me detyrim disa muaj por nuk mungojnë edhe zërat që e kundërshtojnë

Në Nenin 166 i Kushtetutës shkruhet se: 1. Shtetasit shqiptarë kanë për detyrë të marrin pjesë në mbrojtjen e Republikës së Shqipërisë, siç parashikohet në ligj.

Në rajon debate mbetet i gjallë, Kosova përballë këtij realitetit prej vitit 2021 ka sjellë idenë e kryeministrit Kurti që shërbimi i detyrueshëm ushtarak të zgjasë 6 muaj, 3 muaj verës dhe 3 muaj dimrit. “Ne do ta bëjmë shërbimin ushtarak të detyrueshëm vetëm nëse do të pajtohen të rinjtë përndryshe do të kenë shërbim civil”, ka thënë Kurti para gazetarëve. Në Serbi sipas sondazheve mbi dy të tretat e qytetarëve mbështesin aktivizimin e shërbimit të obligueshëm ushtarak.

Në Kroaci kryeministri kroat Plenkoviç paralajmëroi organizimin e një diskutimi në të cilin do të shqyrtohen të gjitha opsionet që kanë të bëjnë me vendosjen e shërbimit ushtarak,
Aneksimi i Krimesë nga Rusia në vitin 2014 bëri disa qeveri evropiane të rikthenin shërbimin ushtarak siç ishte Ukraina dhe Lituania. Suedia e riktheu shërbimin ushtarak në vitin 2018, Letonia e riktheu në janar të këtij viti.

Në Norvegji dhe Danimarkë, ushtria është e detyrueshme me ligj, por ka mjaftueshëm vullnetarë që mbushin radhët e ushtrisë, kështu që askush nuk shkon pa deshire.

Edhe në Gjermani ka një diskutim të madh për kthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak. Nga 32 vende anëtare të Aleancës, duke përfshirë Suedinë, 9 prej tyre aplikojnë shërbimin e detyrueshëm ushtarak

Në total sot në botë janë 85 shtete të cilët e kanë të detyrueshëm shërbimin ushtarak.
Koreja e Veriut e ka të detyrueshëm për të gjithë shtetasit, meshkujt duhet të shërbejnë 10 vjet rresht nën armë. Është shërbimi ushtarak më i gjatë sot në bote.

Ekspertët në Perëndim janë të mendimit se vendosja me detyrimin e shërbimit ushtarak mund të mos jetë përgjigja më e mirë dhe praktike për shumicën e vendeve anëtare të NATO-s për të rritur fuqinë ushtarake. Çdo ushtri evropiane ka rezervistë të cilët thirren nën armë në rastet kur ekziston rreziku i një konflikti ushtarak.

Duket se vetëm kur strukturat operacionale të Forcave të Armatosura plotësohen edhe me forcat rezerviste mund të arrijnë fuqinë e plotë luftarake dhe të përmbushin misionin kushtetues për mbrojtje si dhe detyrimet ndaj artikullit 5 të Aleancës Euroatlantike, NATO-s. (BW)

8 Komente

  1. E
    Erm

    Po te rinjte per ti cuar ushtar ku do ti gjeni? Apo do ti ndaloni edhe ata te emigrojne njesoj si mjeket. Shoqeri edhe shtet i deshtuar……

    Përgjigjjuni
    1. N
      Një qytetar

      Duhet të kthehet me detyrim dhe jo të rine të pine hashash gjithë ditën të rinjtë,pse ne që bëmë 24 muaj ushtri çfarë na gjeti? Kush do e mbroj këtë vend po nuk shkuan djemtë tanë ushtar? Apo kujtojnë se do vriten të tjerë për Shqipërinë,kjo nuk duhet të ishte hequr asnjëherë,nuk ka asnjë vend pa ushtri jemi të vetmit që nuk kemi asgjë ,të gjithë fqinjët tanë që nuk na duan kanë ushtri të mirëfilltë.

      Përgjigjjuni
      1. N
        Nje qytetar tjeter

        S’kane nevoje te rinjte te mbrojne Shqiperine , te kemi ty me shoket tuaj. Dilni ju n’krye te cetave dhe vrituni si qenj nga dronet per hir te atyre ne pushtet :)

        Përgjigjjuni
      2. J
        Janina kryeqytet i Shqiperise Etnike

        Jo! Shqipëria nuk e kthen dot shërbimin e detyrueshëm ushtarak. Shkatërrimi i ushtrisë shqiptare, solli shfarosjen dhe kanibalizimin e mijëra reparteve dhe bazave ushtarake. Asgjesimin total të çdo shtëpie ushtarakësh, bibliotekash, palestrash dhe infrastrukture të përshtatur për t'a Asgjesimin total të mijëra kuadrove me profil ushtarak; inxhinierë, mekanikë, mjekë, mekanikë, elektriçistë, ekonomistë etj, etj. Asgjesimin e infrastrukturës spitalore ushtarake. Asgjesimin e infrastrukturës strehuese për ushtarakët dhe familjet e tyre. Asgjesimin e industrisë ushtarake nga municionet, bateritë materialet e ndërtimit, ilaçet deri tek veshja dhe ushqimet. Asgjesimin e çdo lloj kompetence ushtarake. Asgjesimin e aftësive organizative, vetmbrojtëse, didaktike dhe shkencore ushtarake. Hyrja në bllokun e Varshavës me mijëra kuadro të kualifikuar në BS dhe qindra take, topa, avionë, anije, radarë, nëndetëse, shkolla, spitale dhe uzina ushtarake solli rritjen e aftësive vetmbrojtëse të shqiptarëve dhe mijëra vende pune të kualifikuara. Hyrja në NATO solli shkatërrimi total të aftësive vetmbrojtëse të shqiptarëve, plagën e emigracionit dhe delegimin administrativ kolonial të " ruajtjes" së Shqipërisë nga ushtria greke, aviacioni grek, me bazën e Kuçovës në administrim grek nën flamurin e NATOs. Duket qartë që hyrja e Shqipërisë në NATO është bërë me kushtin antishqiptar që shqiptarët të mos kenë dhe krijojnë ushtri dhe aftësi vetmbrojtëse territoriale, por të ofrojnë ushtarë dhe para nga buxheti i tyre vetëm për kufijtë e NATOs. Një rënie e parashikuar e NATOs me Trampin president do të sjellë, ashtu si Krimenë ruse nën sovranitetin e Ukrainës, (për një zgjedhje administrative të Hrushovit, sepse ishte më e lehtë furnizimi nga Ukraina) qiellin dhe jugun e Shqipërisë nën administrimin e firmosur nga shqiptarët, nën kontrollin dhe sovranitetin grek. Mos pasja e ushtrisë, do të na heqë edhe çdo mundësi për të pretenduar sovranitetin mbi territorin dhe qiellin shqiptar. Në çdo kontekst në të ardhmen Greqia ngelet armiku kryesor edhe nën NATO, që pretendon dhe ka avancuar duke forcuar sovranitetin e ushtrisë greke brenda territorit shqiptar.

        Përgjigjjuni
        1. .
          .......

          Te rinjte jane legenosur me tik tokun, ju duhet ushtria.

          Përgjigjjuni
          1. U
            Ushtaraku

            Aurora, ta shpjegon me mire joteme kur u shperblye me graden Nkolonele pas firmosjes se heqjes se klubit Partizani nga plani i perhapjes se FARSH. Ose Zaho, se ai merreh me histori.

            Përgjigjjuni
            1. O
              Operacioni Zjarri

              Nuk e ktheni dot ushtrine se nuk keni njerez, po ikin te gjithe. Po skeni as baza se i shkaterruat re gjitha bazat e repartet. Nuk keni as arme se ju thane qe ti shkaterronit ato qe kishit. Nuk keni as prijes se ju ka vdekur ne 1985. Keshtu qe flini te qete o shqiptare se ska per te patur me sherbim ushtarak

              Përgjigjjuni
              1. A
                Asi

                Te fusin pensionistet ne sherbim ushtarak te detyruar se te rijte kane çare ferren per tu mos u kthyer me. Eshte e çuditshme nje grup njerzish qe lane trojet Shqiptare para 500 e ca vitesh qe sot mbajne emrin arbereshe kane hyre ne histori. Dhe sot pasardhesit e tyre ndodhen ne nje katund te Kalabrise. Po milonat e shqiptareve qe kane ikur keto vitet e fundit a do te kujtohen ndonjehere valle ?

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje