Pse duan të ikin të rinjtë dhe të rejat nga Shqipëria?

19 Shkurt 2024, 10:05Sociale TEMA
Pse duan të ikin të rinjtë dhe të rejat nga Shqipëria?

Nga Enver Robelli

Në tri dekadat e fundit mbi 1 milion shtetas të Shqipërisë kanë braktisur vendin e tyre. Këtë e kanë bërë për shkak të stagnimit të vendit, korrupsionit, krimit dhe mungesës së perspektivave profesionale. Eksodi vazhdon, njofton radioja zvicerane SRF në një reporatazh të gjatë nga Shqipëria.

Në qytetet shqiptare gjithnjë e më shumë të rinj ndjekin kurse të gjuhës gjermane për t’u përgatitur për largim nga vendi. Destinacioni i pëlqyer më së shumti është Gjermania. Punëdhënësit gjermanë kanë nevojë për fuqi punonjëse, qeveria gjermane e ka hapur tregun e punës më 2016 për shtetas të vendeve ballkanike.

Sipas një ankete 44 për qind e të rriturve në Ballkan mund ta imagjinojnë të largohen nga atdheu i tyre. Më 2022 shumica e refugjatëve që përmes La Manshit emigruan në Britaninë e Madhe ishin shqiptarë. Shqipëria e ka kuotën më të lartë të emigrimit nga të gjitha vendet e Ballkanit dhe njërën nga më të lartat në botë, njofton SRF. Në 10 vitet e fundit 40 për qind e njerëzve të larguar nga Shqipëria kishin kualifikim universitar — më shumë se asgjëkundi në Ballkan. Nga kjo ikje masive e shqiptarëve po vuan ekonomia, por edhe shoqëria.

Qeveria socialiste, qe 10 vite në pushtet, ka ndërtuar një sistem klientelizmi. Kryeministri Edi Rama qeveris me metoda autoritare. Korrupsioni në Shqipëri është gjithkund i pranishëm. Një e pesta e personelit të kualifikuar mjekësor jeton jashtë Shqipërisë. Numri i mjekëve në Shqipëri është më i ulët se gati çdokund në Europë. Kujdesi shëndetësor në zonat rurale është i dobët.

Sipas një statistike të vitit 2020 investimet e Shqipërisë në shëndtësi janë më të ulëtat në krahasim me vendet e tjera të Ballkanit. Në raport me BE-në gjendja është edhe më dramatike. Ndërsa Shqipëria investon 3,2 për qind të bruto prodhimit vendor në shëndetësi, në BE mesatarja e investimeve në shëndetësi është 8,1 për qind. Disa klinika në rajon të varfra duken si në kohën e komunizmit, thekson radioja zvicerane.

10 Komente

  1. F
    Flori

    Shkurt korrupsioni ne rang qeverrie I pa par nuk hap dot gojen duhet te pugwash sekserin para se te flasesh me puntoret e bashkis dhe rregjistrimit te tokave ,spiraled pertok ,mos ta filloim nga gjykatat qe shkoin gjygjet pa fund ,korrupsioni po vret shqiprin dhe te ardhmen ,factor kryesor Jan banda 3reshe Berish gerrdeci Ramut mjelli Ilir llamarina

    Përgjigjjuni
    1. B
      Besnik

      Pergjigja eshte kjo: Qe te kthehen vetem pasi te zhduket kjo rrace e felliqur politikanesh, kriminelesh e hajdutesh qe e çuan popullin ne kete katastrofe.

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tim

        Po pra cudi...Edi po punon...

        Përgjigjjuni
        1. f
          fatmiri

          Po ja po heqim Ramen,po kush te vije Sala,Flamur Noka,apo Klevis Balliu,apo Ilir Meta me Tit Vasilin,Kush te vi!!!!!

          Përgjigjjuni
          1. N
            Ndergjegjesimi eshte kryesorja !

            z. Edi Rama nuk mund te zevendesohet nga asnje nga ujqerit kriminele te vjeter.. Vetem nese dele ndonej tjeter i ndergjegjshem...se pa dyshim ka si kudo ne cdo shtet edhe njerez te ndergjegjshem....nje pjese e mire jane larguar,,ngaqe nuk duhan te marin pergjegjesi..plus dhe faje shume kemi dhe vete si popull qe jemi si Anija pa busull... nuk dine gjerat em themeltare te ndergjegjesimit.... Shqiperia ( populli ne fjale ) do te behet mrekulli , kure njerezit do te " Ndergjegjesohen) kjo veshtire te ndodhi...brezi i sotem veshtire,duhen dhe nja dy tre breza te tjere, qe te harijme ose ti afrohemi Evropes..

            Përgjigjjuni
          2. A
            Astriti

            Te lumt dora dhe mendja per shkrimin,Jane pikat kryesore qe te rinjte ikin,Po a ulet kjo qeveri ne baze per te pare varferine ekstreme dhe shpopullimin e ketij vendi,Jemi qajte nga qeverisja e Berishes kesaj i thone,U qajtem nga shiu por rame ne bresher,Ky eshte motivi qe neser pa dallim te majte e te djathte ne shesh,A

            Përgjigjjuni
            1. S
              Shqipetari

              Pa u burgosur perjetesisht dhe cpronesuar plotesisht trekendshi i Bermudes per krimet e kryera nder 3 dekada ky vend do te mbetet i pa shprese largimet do te jene deri ne zbrazjen e plote te vendit me keto qe vetequhen pollitk truthare te cilet duhet te japin llogari per cdo poshtersi dhe tu tregohet vendi i duhur ky vend nuk ben hair..

              Përgjigjjuni
              1. S
                Shpresa

                Na ropen ...po na vjedhin...xhepat dhe dinjitetin...duan lek per nje vend pune...per pune ne administrate duhet te jesh komunist...Zoti befte mrekulli te hapi rruget per keta njeres te pa shprese...

                Përgjigjjuni
                1. K
                  Kurvat e Rilindjes

                  Kryesorja eshte qeveria e korruptuar me ne krye Ramen

                  Përgjigjjuni
                  1. R
                    Roçka pe korçe

                    nje qeveri e perbere nga bq dhe pç, nuk eshte per popullin

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje