Shtohen të huajt që vijnë për të punuar në Shqipëri

17 Shkurt 2024, 20:30Sociale TEMA
Shtohen të huajt që vijnë për të punuar në

Jo vetëm për turizëm, por të huajt po vijnë në Shqipëri gjithnjë e më shumë edhe për të punuar.

Nga viti në vit numri i atyre që kanë ardhur në vendin tonë për motive punësimi rezulton në rritje.

Të dhënat e siguruara nga Tv Klan tregojnë se në vitin 2023, 9825 të huaj kanë marrë miratime punësimi nga Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive.

Në harkun kohor të 5 viteve ka gati një trefishim të numrit të tyre.

Përgjatë 2023-it shumica e të huajve që kanë ardhur në Shqipëri për punë rezultojnë se janë nga Turqia, Italia, Bangladeshi, Nepali, India.

Sektori i akomodimit dhe shërbimit ushqimor ka numrin më të lartë të miratimeve për punësim, pasuar nga sektori i ndërtimit, shërbimit, tregtisë me shumicë dhe pakicë si dhe industrisë përpunuese.

Tirana, Durrësi, Vlora dhe Fieri kanë fluksin më të lartë të punonjësve të huaj për vitin e shkuar. Ata nuk vijnë vetëm si punëmarrës në Shqipëri por edhe si sipërmarrës.

Nga rreth 1 mijë, të huajtë e ardhur për punësim në vitin 2023, gati 4% janë të vetëpunësuar.

2 Komente

  1. S
    Shkërdheni

    Kështuqë, ta harrojmë Shqipërinë Homogjene, dhe ta bëjmë heterogjene, ku të plasi hajdutlliku, pisllëku, jevglliku e të gjitha llikut e tjerë që ka jeta në perëndim. Pra ta gëzojmë Shqipërinë të lirë e të mosvarme tha Ismail Qemali. Më falni por ne po e bëjmë me dorën tonë dukembajtur salat, edërat, ilirërat, monikërat dhe lulërat me gjithë pasanikët e dhjerë shqiptarë që s'duan të shohin asnjë Shqiptar mirë, por janë gati ti japin punë dhe rrogë më të mirë të huajve të nivelit të ulët.

    Përgjigjjuni
    1. A
      AHMETI

      Paadyshim qe do te shtohen te huajt kur vendalinjte pjesa dermuse eshte ne emigracion!Me pak fjale krenare por te dhjere qe po behemi han pa porta ku ne kete kuplara ka hyre derri dhe dosa per te jetuar !Ndokush mund te thote qe po ne qe shkojne jashte dhe jetojme atje!Ne jemi nje e nje milionta ne çdo vend ndersa tek ne i bie detyre qe nje kryetar bashkie duhet te dije minimalisht shtate gjuhe per banoret e tij ,azerbaxhanas,turq,afgan,indian,romun,pakistanez,italian,kroat,maqedonas,bullgare ku te gjithe bertasin "o sa mir me kene shqiptar,vjen si gjift dhe behesh i bardhe !

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje