Fotoreporteri anglez: Para 20 vjetësh, më shikonin me çudi. Tani plot me turistë!

23 Korrik 2023, 10:00Sociale TEMA

Fotoreporteri anglez: Para 20 vjetësh, më shikonin me çudi.

Shqipërinë tani e frekuentojnë në verë miliona të huaj, ndaj në një treg me miliona shikues, shqiptarë dhe të huaj, edhe emisionet promovuese të turizmit, duhen ndryshuar. Gazetarja Rudina Xhunga e nis e para. Siç filloi e para emisionet për turizmin, në 2003, këtë verë, 20 vjet më pas, e ndan emisionin me një bashkautor dhe bashkëmoderator të huaj. E nisim me Vjosën, një bashkëprodhim shqiptaro-britanik. Një supertregim i lumit dhe historisë së tij, nga Robert Hackman, fotografi dhe autori i librit Metamorfoza, Bunkerët e Shqipërisë dhe shumë albumeve elibrave të tjerë.

“Ja ku jam sërish, në lumin Vjosa në Shqipëri. Kam ardhur këtu qysh prej 20 vjetësh dhe fatmirësisht ky lumë nuk është dëmtuar. Ishin në plan dy hidrocentrale për t’u krijuar pikërisht në këtë lumë, por falë organizatës “Të mbrojmë Vjosën” u arrit që qeveria të bindej se ky ishte lumi i fundit i egër në Evropë dhe duhej shpëtuar.

Këtu jemi në Përmet. Qyteti i Përmetit është vetëm pak kilometra larg nga këtu, e ndërsa më poshtë nga ky drejtim është kufiri me Greqinë. Lumi Vjosa ka qenë me rëndësi të madhe për Ballkanin Jugperëndimor. Grekët e quajnë atë Aoos, e ndërsa në Shqipëri quhet Vjosa. Një lumë i përmendur në tekstet e antikitetit grek, e po ashtu në periudhën ilire. Ilirët kishin shumë kodra në këtë pjesë mes maleve, gjatë periudhës së tyre. Po ashtu përmendet në luftërat e Maqedonisë së Veriut me romakët dhe shumë beteja janë zhvilluar në këtë territor.

Ja atje dikush po bën rafting, një tjetër aktivitet mjaft i pëlqyer për t’u bërë në lumin Vjosa. Turistë me kajak vijnë këtu nga çdo cep i Evropës për të lundruar në lumin Vjosa. Po ashtu ata lundrojnë edhe në vende të tjera, si për shembull në kanionet e Langaricës, që po ashtu ndodhet këtu pranë.
Tani Vjosa është e ngadaltë, jemi këtu në fillim të korrikut dhe gjatë kësaj periudhe lumi është i qetë. Vjosa është e lundrueshme gjatë vërshimeve të pranverës. Pasi dëbora shkrin nëpër të gjitha malet që ndodhen këtu përreth dhe volumi i lumit rritet me tepri.

Njerëz nga Polonia, nga Amerika. Edhe më shumë njerëz do të vijnë për të shijuar mrekullinë e lumit Vjosa. Një vend me shumë natyrë, me shumë histori, me njerëz të mrekullueshëm, me kulturë, ushqim, shkëmbinj,raki. Nuk do të mbeteni të zhgënjyer nëse vini dhe vizitoni lumin Vjosa. Është një vend i mrekullueshëm, një vend special, pasi është lumi i fundit i egër në Evropë.

Ka disa në Norvegji por me aq sa më kanë thënë, nuk janë aq të mrekullueshëm në krahasim me Vjosën. Mund të vini në verë dhe të notoni në lumin Vjosa, por është një vend i mrekullueshëm për t’u parë në dimër dhe pranverë. Gjatë prurjeve niveli i ujit arrin pikërisht këtu ku shihni këta shkëmbinj. Çdo gjë që shihni tani në atë periudhë është plotësisht e mbuluar nga uji dhe lumi Vjosa rrjedh drejt detit Adriatik.

David Smiley, një operator Special Operations Executive, shumë i famshëm gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur erdhi këtu, i mbijetoi sulmit të parë nga italianët gjatë Luftës së Dytë Botërore, pikërisht këtu shumë pranë Përmetit. Kjo pjesë këtu ka qenë po ashtu me shumë rëndësi sa i takon pavarësisë së Shqipërisë. Tre vëllezërit Frashëri, Naim, Abdyl dhe Sami Frashëri vinin nga një fshat që ndodhet jo shumë larg që këtu, në atë drejtim. Nga fshati Frashër që ndodhet aty mes kodrave. Ata të tre ishin shumë të rëndësishëm sa i takon lëvizjes për pavarësi. Ata ishin të fesë së bektashizmit.

Kjo fe është si islami mistik, por është shumë dominante në Shqipëri. Vëllezërit Frashëri e bindën komunitetin e tyre bektashinj e po ashtu ata luftuan për pavarësinë përmes veprave të tyre dhe ndikimit tek udhëheqësit e lartë të Perandorisë Osmane. E gjithë kjo hapësirë ka qenë nën pushtimin e Perandorisë Osmane, pjesë që bëhej pre e vërshimeve të lumit. Kjo zonë e këtij lumi e mban gjallë Adriatikun me të gjitha elementet që lumi sjell në det. Pikërisht algat dhe mineralet e detit varen shumë nga prurjet e ujit që sjell Vjosa. Po ashtu ka shumë rëndësi për peshkimin. Ky është një lumë më shumë se thjesht një lumë. Është një vend plot me jetë. Ka jetë për zonën rreth saj, ka jetë për detin dhe peshkun që rritet në të. Është një vend fantastik dhe një vendim i mirë i qeverisë shqiptare e bindur nga studiues dhe akademikë se ky lumë duhet të mbetet kështu. Duhet të jetë i mbrojtur dhe tani i përket një pakete ndërkombëtare për mbrojtjen natyrore të të gjithë kësaj zone këtu.

Ka shumë turistë që po bëjnë rafting. Kur është kaq i qetë sa sot ky lumë është shumë i sigurt dhe është një destinacion fantastik për turizëm. Ti mund të notosh, mund të bësh rafting pa hasur asnjë vështirësi. Kjo po përdoret në mënyrë profesionale dhe ka shumë kompani që realizojnë rafting në lumin Vjosa.

Është një lumë i sigurt, por duhen edhe profesionistët dhe Robi është njëri prej tyre. Ky është grupi i tij mesa duket. Ka njerëz që vijnë nga e gjithë Evropa për të shijuar bukurinë që ka Vjosa. Këtu do të realizoj disa foto. Kam fotografuar Shqipërinë për më shumë se 20 vite. Kur unë kam ardhur këtu ishte me shumë vlerë të shihje një turist. Shumica e shqiptarëve më shihnin të çuditur dhe më ndalonin dhe më pyesnin prej nga isha. Por tani këtu ka shumë e shumë turistë. Po kap disa shkrepje. Çdo gjë duket kaq fantastike. Një vend i mrekullueshëm. Shqipëria është një vend i mrekullueshëm për t’u vizituar dhe Vjosa është një nga gjenet e saj. Siç mund ta shihni njerëzit hidhen në lumë dhe notojnë.

Në Përmet po ashtu është mbajtur një kongres me rëndësi pas Luftës së Dytë Botërore për të organizuar rezistencën ndaj fashistëve që pushtuan vendin dhe në Përmet ndodhet një monument në nder të kësaj. Po ashtu Përmeti është një vend shumë i dëgjuar për rakinë, që të gjithë në Ballkan e quajnë raki dhe në Përmet bëhet një raki shumë e mirë. Duhet t’i kthesh nja dy gota në fund të ditës. Kaq mund t’ju them sa më takon mua. Ju ejani dhe shijojeni vetë këtë eksperiencë. Mirë se vini në Vjosë!/L.F-dritare.net



16 Komente

  1. F
    Feniks

    Rudina Xhunga vertet ka shetitut neper Shqiperi,por nuk ka dashur te vije e te shohe nje dite te vetme se si jetojne mbi 50 Mike banoret e mjere te Yzberishtit(KMY),qe eshte nje GETO si te Kalkutes,ku bashkia prej 8 vjetesh nuk ka ndertuar apo hapur asnje cerdhe kopesht,shkolle,lulishte,parqe,kende lojrash,fusha sportive,shetitore,stola dhe tavolina pushimi,biblioteka,qendra kulturore,kosha mbeturinash,stacione urbani,plehral due qen rrugace kudo etj! Bile urrejtja e kryebashkiakut Veliaj arrin deri atje sa nga babezia kriminale ka gllaberuar hapesirat midis pallateve dhe trotuaret duke ua dhene kafeneve etj me qera,ndersa mijra femije ,te rinj dhe te moshuar ngrysin diten sikur te jene rober lufte ne kampet e perqendrimit nazist!

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kure she natyren, dhe kure she gjendjen.

      Po ështe vertet, që muslimanet bektashjan, jane patrijot dhe e ndjen veten Shqiptar dhe Evropjan, si vllezrit Frashri. Por problem qendron tek Muslimanet sunni, që përbën edhe shumicen e popullsis. Dhe që shumica dermuse e Muslimanve sunni, nuke e ndjen veten Shqiptar dhe as Evropjan, por Turq dhe Arab lindor. Prandaj, jemi në kët gjendje, që jemi sot si komb dhe shtet, se pse edhe udheheqesit, i kemi pase dhe i kemi musliman sunni, që kane qëne dhe jane sherbetor të Turqise dhe lindjes, në përgjigjsie. Shqiprija si natyre ështe ndosha vendi më i bukur në bot. Dhe ka shume pasurie natyrore. Por historia na ka tregue se një vend që ka shumicen e popullsise musliman sunni, ështe shume e veshtire që të bëhet një vend i pasur dhe demokratike, se pse akoma nuke ka ndodhe në as një vend të botes, deri më sot.

      Përgjigjjuni
      1. p
        patrioti

        Bektashizmi eshte e keqia me e vogel e myslymanizmit .

        Përgjigjjuni
        1. D
          Detari

          nje mut jeni si bektash irani apo suni turkarabe. do ishte mire te shporreni ne turqi se ndytni Arberine.

          Përgjigjjuni
          1. M
            Moni

            He mo vllai, paske ngelur prape pa zanaks :) kishe ca dite qe nuk dukeshe neper komente. Te pakten e kuptuam qe te iken pini kur te mbarokan ilacet ;)

            Përgjigjjuni
        2. f
          fukarallekmaskaralleku

          Per te ardhur ketej si Turist, ben kjo Shqiperia / por ama per te jetuar ...po zbrazet perdite nga Rinia / se fukaralleku i shqiptarit vetem shtohet e shtohet, me denglat e Rames e as me turiste nuk mbulohet /

          Përgjigjjuni
          1. N
            Ne Rinija e 67-tes

            Ne Rinija 1967 qe prishem Kisha dhe Xhamija: Kjo Rini sot eshte e plakur kap moshen mbi 70- vjec dhe po te besh nje analize te thelle nuk qendrojne ato fjale te besimit Mysliman apo Krishter ne dalim jo fanatik te fese. Jemi nje popull qe e kapim shume shpejt te rene dhe ecim perpara, kesht kane qene dhe Vellezerit Frasheri , “Shqiperia cka qene ceshte dhe cdo te behet “qendron edhe sot aktusle.

            Përgjigjjuni
            1. L
              Lugu gjat

              Shqipja jone e dashur u plagos per vdekje qe ne vitet 90 , nga dora e bastardit te Tropojes.Tani po kurohet dale nga dale per te mbijetuar. U shofte ajo fare qe goditi atdheun tone.

              Përgjigjjuni
              1. k
                koki

                Roberti eshte nje artist i vertete shum puntor dhe kerkues i pa lodhor e kerkon imazhin duke zgjedhur kohen dhe driten e duhur. Roberti ka bere dy ekspozita si per bunkeret, lapidaret etj duke i shoqeruar me albumet perkates teper cilesor. E kam ndjekur Robertin dhe ne medjat angleze kur flet shum mire per Shqiperine dhe shqipetaret nderkohe kur e dime qe ne keto medja shum here nxjerin rastet nevative kur ne Angli shumica e shqipetareve punojne me ndershmeri. Urimet me te mira Robertit per kontributin e mire qe jep per vendin tone qe esbte kaq magjepes. ????????????????

                Përgjigjjuni
                1. f
                  franc

                  Per komentusit shpella qe vetem vrere dhe zi nxjerin nga goja Zoti ua dhente ato te zeza. Bumi turistik ne gjith Shqiperine ne male dhe dete tregon se vendi eshte ne rrugen e duhur sepse kush do te punoi e gjen veten duke ndertuar bujtina te shkelqyera, hotele per te gjitha shtresat dhe cmimet perkatese. Ushqimi ne Shqiperi eshte me nje cilesi shume te mire e polt te tjera por qorrat qe nxjerin vrere nga goja jane mesuar.

                  Përgjigjjuni
                  1. K
                    Kape Bubi se iku Byreku

                    Ik ore Loqe se filloi Turni ,ku ben Qenin Roje ti…njerezit po vdesin per buke juve keni hallin si te shisni byreqe se Turizem byreqesh ka…ku eshte kjo Shqiperia juaj more aman se ne perdite,pisllek,Qen rrugesh e police te pa lare shikojme …..paske dhe emer Franc,gjyshi si quhej,Hysni apo Kongres ….na mbyten bythqiret e Babos

                    Përgjigjjuni
                  2. P
                    Po cna e permend bektashin dhe islamin se..

                    Na Vine per te dhjere.dy Fe qe poshteruan indetitetin e shqiptare e.

                    Përgjigjjuni
                    1. NJE KATUNDAR BUZE VJOSES

                      Komandanti i Brigates se pare te ushtrise NaCl e ka patur pseudonimi VJOSA .Skruani per vjosen per me e per fusha per turiste para 20 e 30 vjetesh po mos e harroni HISTORINE.

                      Përgjigjjuni
                      1. NJE KATUNDAR BUZE VJOSES

                        Komandanti i Brigates se pare te ushtrise NaCl e ka patur pseudonimi VJOSA .Skruani per vjosen per me e per fusha per turiste para 20 e 30 vjetesh po mos e harroni HISTORINE.

                        Përgjigjjuni
                        1. E
                          ELEKTORATI GRI

                          Po per Pasha Aline qe lindi dhe u rrit te vjose e pastaj u be vezir dhe sundimtar i janines di gje ky inglizi.

                          Përgjigjjuni
                          1. l
                            lani

                            di lesht

                            Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje