60% e shqiptarëve nuk bëjnë dot pushime – Kemi “boom” turistësh të huaj, por vetë jemi më të pamundurit në rajon

20 Korrik 2023, 22:00Sociale TEMA
60% e shqiptarëve nuk bëjnë dot pushime – Kemi

Në një kohë që turistët nga vendet e tjera të botës duket se janë dyndur në Shqipëri gjatë këtij viti, dhe sidomos gjatë sezonit të verës, siç e konfirmojnë edhe një seri statistikash publike, shqiptarët duket se e kanë të vështirë të bëjnë pushime. Barometri i Ballkanit 2023 tregon pikërisht këtë. Rreth 60% e shqiptarëve e kanë të pamundur të bëjnë pushime, pra 6 në 10. Kjo përqindje i referohet 12 muajve parardhës, dhe pyetja që i drejtohet qytetarëve është: Gjatë 12 muajve të fundit a keni hasur në familjen tuaj pamundësi në përballimin e një jave pushime jashtë shtëpisë tuaj? Vetëm 39% e shqiptarëve të anketuar i përgjigjen me “Jo”, 1% refuzon, dhe siç e përmendëm më lartë, 60% i përgjigjen me “Po”.

Ajo që bie në sy nga këto shifra është fakti se ndër vendet e Ballkanit Perëndimor jemi të parët sa i përket pamundësisë për të përballuar një javë pushime në vit. Pas nesh ndjek Mali i Zi, me 50% të qytetarëve që nuk i përballojnë dot pushimet, Maqedonia e Veriut me 47% dhe Serbia me 45%. Qytetarët e Kosovës duket të jenë ata me më shumë mundësi për të bërë pushime, pasi vetëm 38% e tyre e kanë të pamundur.

Krahasuar me vitin e kaluar, norma prej 60% mbetet e pandryshuar. Por, ky publikim i Këshillit të Bashkëpunim Rajonal daton që prej vitit 2015 dhe shohim se pavarësisht faktit se vijojmë të jemi të parët në rajon për pamundësinë për të bërë pushime një javë në vit, kemi përmirësim ndër vite. Në vitin 2015, kjo normë fiksohej pranë 66%, dhe në vitin 2016 pranë plot 74%, pra me 3 në 4 persona që nuk bënin dot pushime.

Edhe shifra të ngjashme nga Instat i japin zë këtij fenomeni. Gjatë muajit Maj, 2/3 e vizitorëve nëpër strukturat hoteliere dhe të ngjashme ishin shtetas të huaj, pra jo-rezident dhe vetëm 1/3 ishin shtetas nga Shqipëria, duke konfirmuar se ndërkohë që turizmi është në vitin e tij më të mirë historik në vendin tonë, me turistët që po vijnë tashmë edhe nga ekonomitë më të zhvilluara të Europës, si Gjermania apo Italia, për shqiptarët që jetojnë këtu, të bësh pushime është një luks, të cilin mund ta përballojnë vetëm 4 ndër 10 familje.(Roel Korkuti)

10 Komente

  1. K
    Kaonia

    Kam mbi dhjet vjet ne pallatin qe jetoj dhe asnjeri nuk ben pushime , i gjeta te vegjel femijet e gjithe gjitoneve dhe sot qe jane bere adoleshent pushimet i kalojne ne korridoret e hyrjeve o duke lozur letra si pensionist o duke kafshuar ndonje thelë karpuz . Na rofshin turistet e huaj sa malet .

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tung

      Lul morina qe kabere hotel Morina Palas ne drimadhes na e tga qarte se; Shqipetaret nuk do mund te bejne me pushime ne vije te pare por ne ndonje zgeqe apo kenete. Turistet i sherbejne vetem oligarkeve qe shesin apartamentet ne bregdet dhe po e kthejne dhe palasen vloren orikumin dhermiun livadhin etj si kane bere Golemin, Saranden e shume shemtira te tjera. Tani qe ka rene euro beni mire te shkini me Greqi ose Irali ta shikini mdrysjimin te dashur patriote dhe kurseni ndonje lek.

      Përgjigjjuni
    2. P
      Patriot

      Stasi ruse, kazan, ku i gjeni keto statistika. Vetem ne muajne gushte Italy greqi vijne mbi milione shqiptare dhe ju I rregjistroni per te huaje. Disa marrin dhe familjaret me vete. Pra 40% kishin mundesi edhe nja 35% i shtohen me emigrantet shkone 75%. Te gjitha shtete e ballkanik qe ju permendni varen kryesisht nga % e emigracionit. Pastaje kazan vazhdoje krahasimin, sa % kubaneze e meksikane shkojne me pushime ne krahasim me turstat qe vershojne 12 muajte e vitit.

      Përgjigjjuni
      1. J
        Jetojme edhe pa pushime..

        Iku ajo kohe me buke e djathe dhe ne pergjethsi secili bente nga pake pushime, ( edhe pse Rregjimi i asaj kohe ,normail ishte nder rregjimet me kriminel ) ..mbas 90 Pushime te mjeftueshme bejne vetem ata qe duhej tju behej nje Vidio si ajo e Cauceskut , tregohej Vidio me Cauceskun ! per kete pike ishim te pa zote.... Prandaj mos u ankoni ,, rini urte merni ushqime per te mbijetuar me Liste dhe shikoni dhe plasni syte duke pare ata qe sote duheshin ti ishte ritur bari dhe duhej ti korrej..

        Përgjigjjuni
        1. J
          Jetojme edhe pa pushime..

          Iku ajo kohe me buke e djathe dhe ne pergjethsi secili bente nga pake pushime, ( edhe pse Rregjimi i asaj kohe ,normail ishte nder rregjimet me kriminel ) ..mbas 90 Pushime te mjeftueshme bejne vetem ata qe duhej tju behej nje Vidio si ajo e Cauceskut , tregohej Vidio me Cauceskun ! per kete pike ishim te pa zote.... Prandaj mos u ankoni ,, rini urte merni ushqime per te mbijetuar me Liste dhe shikoni dhe plasni syte duke pare ata qe sote duheshin ti ishte ritur bari dhe duhej ti korrej..

          Përgjigjjuni
          1. k
            koleksionisti

            Ne karaibe dhe meksike nuk shikon ndonje vendas te beje pushime, vetem turiste te huaj neper resortet luksoze, e njejta gje dhe ne Shqiperi Ata qe kane ndertuar hotele dhe resorte , i kane ndertuar per turista potencial, te huajt, pasaniket shqiptare, dhe emigrante.... Shteti duhet te kujdeset qe te kete me shume plazhe publike ne dispozicion te atyre shtresave qe nuk kane mundesi te pushojne ne vende luksoze

            Përgjigjjuni
            1. T
              Tung

              Habi ben fakti i sufllaqexhinjve qe argument te vetm kane se cndodh diku ne bote. Hap syte dhe me djen dhe merr shembuj te suksesshem si greqia italia mos na shko me karaibe ku aligarket dhe fuqite e medha kane zbythur vendasit nga pronat e tyre.

              Përgjigjjuni
            2. s
              specialisti

              Shkrim koti. Po si ka mundesi te beni analiza te tilla ? Hotelet luksoze e resertet nuk jane ndertuar per pensionistet shqiptare. Vetem nje analize te thjeshte. Jemi , sipas INSTAT, 2.5 milion banore. Nga keto 670 mije pensioniste. Dihet qe ne plazhet e jugut shkojne turiste te huaj. Po ne Shiroke, Velipoje, Rana e Hedhur, Shengjin, Tale, Gjiri Lalzit, Hamallaj, Currila, Durres, Golem, Mali Rodit, Divjake, Seman e deri ne Vlore, nuk kane mundesi te shkojne familjet shqiptare ? Po kosovaret nuk i frekuentojne keto plazhe ? Analize pa taban. Po ne lumejte e shumte qe kemi, nuk behet plazh publik ? KOT FARE

              Përgjigjjuni
              1. T
                Tung

                Shkojne dot prindrit e tu me pushime 7 dite ne golem ku cadra eshtw 1000 leke dhe hoteli mbi 5000 leke dita?!

                Përgjigjjuni
              2. d
                dikur

                Epra vellezer , ja ku po diskutojme jo me per uje , drita ,buke ,,per pume , por per pushime . Qeverie e poshter ,s'ka shtet..! Hahahah

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje