Shpëtohet me helikopter turistja gjermane, u plagos në kanionet e Erzenit dhe mbeti e bllokuar me dy fëmijët e mitur

19 Korrik 2023, 21:00Sociale TEMA
Shpëtohet me helikopter turistja gjermane, u plagos në kanionet e

Një turiste gjermane është shpëtuar nga ekipet e emergjencës pasi mbeti e bllokuar në kanionet e lumit Erzen.

39-vjeçarja nga Gjermania u lëndua teksa po eksploronte zonën, shoqëruar nga dy fëmijët e mitur 13 dhe 15 vjeç.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes, i vijnë në ndihmë 1 turisteje gjermane, që u dëmtua gjatë eksplorimit të natyrës, në kanioniet e lumit Erzen.

Sot, rreth orës 17:10, në kanionet e lumit Erzen, duke eksploruar natyrën, dyshohet se është dëmtuar, në një zonë me terren shumë të vështirë, shtetasja gjermane K. B., 39 vjeçe, e cila shoqërohej nga dy fëmijët e saj 13 dhe 15 vjeç.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, pas marrjes së njoftimit, menjëherë kanë organizuar punën për t'i ardhur në ndihmë 39-vjeçares.

Për shkak të terrenit të vështirë dhe të thepisur dhe të largësisë së vendit nga zona që mund të përshkohet me automjete, është kërkuar ndërhyrja e helikopterit, me qëllim ofrimin e ndihmës për shtetasen e dëmtuar.

Pas dhënies së ndihmës së parë, 39-vjeçarja është transportuar me helikopter, drejt Spitalit të Traumës.

3 Komente

  1. T
    Turizmi

    Me rritjen e numrit të turistëve duhet marrë parasyshë se do të ketë më shumë raste të tilla prandaj të mbahen në gatishmëri ekipe shpëtimtare në gjithë vendin.

    Përgjigjjuni
    1. M
      Moni

      Turistet te vene trurin ne funksionim njehere. Jo po te mobilizojme gjithe ushtrine se nje torollake mire qe ve veten ne rrezik, por edhe femijet e vete

      Përgjigjjuni
    2. P
      Petrit

      Epo u lodh Gjermanka dhe ka marr vesh qe kemi sherbim falas me Helikopter.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje