Nga Ornela Joti
Mjekët shqiptarë janë të shpërndarë anekënd botës. Nuk ka shifra të sakta se sa është numri i atyre që jetojnë e punojnë jashtë Shqipërisë, por është e sigurt se shumë prej tyre sot janë mjekë profesionistë, më të kërkuarit në specialitetet e tyre, të aftë në kërkimin shkencor dhe në sfidë të vazhdueshme edhe me veten.
Aftësitë e tyre kanë thyer jo vetëm kufijtë, por edhe krenarinë e kolegëve të huaj që zor të pranonin një të huaj, shqiptar, mbi ta. Por ia kanë dalë. Aurel Toma është një prej tyre. Djali nga Rrësheni sot është një nga kardiologët më të njohur në Austri e jo vetëm. Rrugëtimi i gjatë i mjekësisë ka nisur nga Tirana, vijoi në Itali, u rrit profesionalisht në Gjermani për t’u kërkuar më pas nga Vjena.
Prej pesë vitesh, kardiologu 47-vjeçar drejton shërbimin e hemodinamikës në një nga spitalet publike të Vjenës dhe organizon trajnime si për mjekët austriakë edhe për ata ndërkombëtarë. Dikur teknika e tij shihej me skepticizëm nga kardiokirurgët austriakë, por sot është më e vlerësuara dhe më e kërkuara edhe nga pacientët.
Tashmë spitalet universitare te Grazit, Salsburgut, Linz, Klagenfurtit, si dhe në Gjermani, Munster Lubeck dhe Hamburg planifikojnë paciente me rrezikshmëri të lartë për t’u trajtuar nga profesor, Aurel Toma.
Gjatë punës së tij në spital, doktori na tregon se si kryen hapjen e arterieve me mbyllje kronike të zemrës pa ndërhyrje kirurgjikale, pa hapje të kraharorit, apo “by pass” siç njihet ndryshe. Përmes një teknike mini invasive, lindur në Japoni, kalimi i guidave “Retrograde”, që pak spitale në Europe e kryejnë, doktor Toma bën të mundur rikthimin e funksionit normal të arterive të bllokuara të zemrës.
Kjo ndërhyrje paraprihet gjithmonë nga koronarografia, e cila jep informacione të detajuara rreth gjendjes së arterieve dhe funksionit të zemrës.
Sipas protokollit, pas koronarografisë, pacienti informohet dhe këshillohet nga mjekët për trajtimin që ka efikasitetin dhe afatgjatësinë më të lartë. Është pacienti, i cili vendos nëse do të zgjedhë “bypass”-in, (d.m.th ndërhyrjen kirurgjikale), apo tekniken mini invazive me vendosjen e unazave për hapjen e arterieve të bllokuara.
Në këtë rast, pacienti merr kohë minimalisht 24 orë për t’u konsultuar. Puna në sallën e hemodinamikës vijon. Doktor Aurel Tomën e pret një tjetër rast i vështirë. Pacienti është i vendosur për të kryer teknikën mini invazive me stenda.
Gjatë ndërhyrjes, pacienti është zgjuar, i vetëdijshëm, dhe vazhdimisht komunikon me mjekun.
Pas kësaj procedure, pacienti ngrihet vetë dhe i shoqëruar nga mjeku shkon në dhomën pranë. Të nesërmen do të lërë spitalin për të vijuar normalisht jetën e tij. Nëse kjo ndërhyrje do të ishte bërë më kirurgji, të paktën 1-2 javë pas “bypass”-it pacienti do të qëndronte i shtruar në spital dhe pasi të kishe kaluar rrezikun do t’i duhej ende kohë për rikuperimin e plotë.
Teknikat e reja mini invazive kanë sukses në mbi 95 % të rasteve, ndërsa mundësia për komplikacione është shumë e ulët, nën 1%.
Sipas doktor Aurel Tomës, mjekësia po shkon drejt këtyre ndërhyrjeve. Por një tjetër pikë e fortë në suksesin e këtyre ndërhyrjeve për doktor Aurel Tomën është përdorimi i imazherisë intrakoronarike.
Vitet e fundit, ajo është pjesë e protokollit gjatë ndërhyrjeve mininvazive. Afro 90% e sallave të hemodinamikës në Europë e kanë një të tillë, por vetëm 3% e angioplastikave është e shoqëruar me imazherinë intrakoronarike.
Teknikat e reja mini invazive të vendosjes së stendave në arterien e bllokuar, shoqëruar me imazherinë intrakoronarike OCT ose IVUS kanë një kosto rreth 10 mijë euro. Por në shërbimin publik në Austri gjithçka është falas pasi mbulohet nga sigurimet shëndetësore të qytetareve ndër vite, ashtu siç duhet të ishte realisht edhe në Shqipëri.
Pasi ka mbyllur ditën e punës, me 4 ndërhyrje në ditë, doktori na shuan dhe një kureshtje që e vumë re tek ai dhe stafi ndihmës.
Doktor ju dhe stafi juaj gjatë punës në sallë mbani nga një unazë te ngjashme në gisht. Për çfarë shërben ajo?
“Kjo bën matjen e rrezatimit të akumuluar në një muaj te çdo punonjës. Nëse rrezatimi është më i madh se norma e lejuar, punonjësi i stafit largohet nga puna për disa javë deri në normalizimin e vlerave”.
Zemra zë vendin e parë sot në botë për sëmundshmërinë dhe fatalitet që shkakton në popullatë. Por duket se stili i jetës dhe edukata shëndetësore ndikojnë në shfaqjen e problemeve kardiake më herët, siç po ndodh në popullsinë tonë.
Si një prej studentëve që zgjodhi të largohet nga Shqipëria, drejtori i shërbimit të hemodinamikës në Vjenë nuk është për vendosjen e barrierave ndaj mjekëve të rinj.
Nje mjek dhe njeri per tu vleresuar. Kjo kategori njerezish eshte nga ata qe punojne. Ne kafene duke luajtur me kukllat etelefonit e duke hengur fara kungulli nuk behesh. E ne fund i fut e nje qeveri e poshter e nje dopjo e te ze gjumi rehat.
Urime Aurelit per nivelet ku ka arritur. Ndersa artikull shkruesit i uroj qe te verifikoje 100 here shkrimet para se ti botoje, mbasi teknika e hemodinamikës ka 30 vjet qe aplikohet dhe nuk ka se si mjeket e tjere austriake te kene qene skeptike ...
Ky Aureli u dergua me burse nga Shqiperia me kusht rikthimin ne Shqiperi pas specializimit. U rikthye pastaj? Suksese koleg e urime per karrieren qe po ben.
Aureli ka shkuar me studime jashte shtetit me kursimet e babait te tij e jo te shtetit dhe njekohesisht ka punuar dhe studiuar si ne itali ashtu edhe ne gjermani . ASNJE LEKE NUK KA FINANCUAR SHTETI SHQIPTAT PER KETE DJALE PREJ MIRDITE. Po tI si deshtak qe je e per pasoje i semure prej zilise nuk ke fjale tjeter per te thene per kete vlere qe duhet te ndjehesh krenar edhe ti qe thjesht vegjeton po nuk jeton.
Hahaha une Aurelin e njoh terthorazi, dhe di shume mire cfare burse ka marre per specializim, ishin bursa te dhena nga nje fond zhvillimi nepermjet shtetit shqiptar, me kusht kthimin ne atdhe pas specializimit dhe sa per dijenine tende kam refuzuar bursen me siper nga shteti shqiptar per te mos humbur nje vit specializim e kam marre burse nga shteti italian. Fatkeqesisht nuk kisha e nuk kam aftesine praktike te Aurelit per te care perpara ne jete ndonese me aftesi me te me mira teorike. Gjithsesi jam mire e nuk kam zili askend, perkundrazi jam krenar per kolege te tille, qe per me teper trajtojne semundje delikate e me vdekshmeri shume te larte. E imja ishte nje batute kunder ligjit te Rames per te sekustruar diplomat e mjekeve po ti kete nuk e kuptove.
Gjynof i shkreti edhe ky si Ai doktori tjeter me i miri ne SHBA haaaaaaaa, paskan ngel keq per te dal neper gazeta.
Koment tipik prej deshtaku.
Per vezguesin Pergjigjen time shikoje tek Jon Qelbashi.
Pse duhet te dijme ne si po i ecen puna dikujt qe i ktheu shpinen shqiperise. Pse reklamohen ata qe i kane thene Shqiperi te kam dhjere, iken me burse shteti dhe nuk u kthyen me. Pse duhet te na rruhet ne per dike qe shpeton jete gjermane dhe i le babain e tij te vdese ne shqiperi
Per t u thene te tjetreve qe punojne ne Shqiperi, qe jane te afte por te nenshtruar nga mediokrit dhe nga intrigantet qe nese duan te shpetojne njehere e mire te ikin se Shqiperia nuk behet! Se sistemi eshte i kapur! Se ka nje mundesi jashte Shqiperise qe te jetosh me nder dhe i panenshtruar nga i paafti!
Kjo lloj nderhyrjeje eshte e thjeshte dhe behet nga dhjetra mjek ne Shqiperi,Perse gjithe kjo reklame e panevojshme.Gjithsesi Aurelit i urojme suksese ne profesionin e tij.Kush ka vendosur nje stende ne Shqiperi e di sa e thjeshte eshte kjo nderhyrje.I vetmi ndryshim eshte se ketu thuhet falas,per spitalet shteterore por do paguash dicka ,jo ndonje shume te madhe.
Ky qelbesire duhet te arrestohet dhe te ekstradohet ne shqiperi. Dhe te shteti duhet ta coje ne rreshen te jape kontributin e tij atje. Se me Leket tona eshte bere ky qe eshte. Dhe duhet shteti ta detyroje qeëbesiren te mjekoje ketu ne shqiperi
Po shkruaj qe ta kuptoje ky person qe shkruan qelbesire Aureli mbasi ka mbaruar studimet eshte kthyer ne shqiperi per te vazhduar punen ketu por pergjigjeja e atyre qe ishin ne pushtet asaj kohe ishte ku do punojne.femite tane po te kthehen mbrapsh te gjithe Kush fle keq ka vetem zili se Aureli ka qene ne student shembullore eshte vetem merit e tij dhe prinderve te ti
Na jep nje shifer 10 mije euro per nje operacoin gazetarja . Me pas thote se doktori ben 4 nderhyrje ne dite . Nuk besoj se doktori mer 40 mije euro ne dite . Po...sa mer doktori valle...?
O ju hengert mortja ju qe beni llogarite e doktorit, Austrise e Gjermanise! O trushpelare nga propaganda! Dhe ne kohen e Enverit doktori ishte dikush. Ju doni ta zhvishni nga prona, nga jeta! Meritoni te mjekoheni me llafe dhe bimemjekesore nga dr profesor farmacist infermier Y. Merja e kompani.
Paragrafi i fundit,tregon që doktorri është i pa shpirtë,ne që kemi vendosur të jetojmë në ktë vend te bukur,kush do na mjekoj o doktorri Salcësburgut?Ata student janë bërë mjek me taksat tona, të shërbejnë njëherë komunitetit ktu,pastaj janë të lirë të punojnë azileve të Europës.