Do hynte për t’u larë, vdes buzë detit në Golem 45-vjeçari

16 Korrik 2023, 19:00Sociale TEMA

Do hynte për t’u larë, vdes buzë detit në Golem

Një 48-vjeçar ka humbur jetën sapo ka rënë në kontakt me ujin në anë të detit në Golem.

Megjithëse i është dhënë ndihma e parë nga familjarët, nga roja i plazhit dhe më pas nga stafi mjekësor, 48-vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë.

Paraprakisht dyshohet se 48-vjeçari ka ndërruar jetë si pasojë e arrestit kardiak. Kjo është vdekja e dytë në brigjet shqiptare shkaktuar nga arresti kardiak, u dyshohet se rol kanë luajtur edhe temperaturat e larta.

Në Golem, shtetasi M. H., 48 vjeç, banues në Durrës, sapo ka rënë në kontakt me ujin në anë të detit, ka shfaqur probleme shëndetësore, dyshohet arrest kardiak.

Menjëherë i është dhënë ndihma e parë nga familjarët e tij dhe nga roja i plazhit dhe më pas nga stafi mjekësor, por shtetasi M.H, humbi jetën.

Stafi mjeksor i ndodhur në vendngjarje paraprakisht dyshon se 48 vjeçari ka humbur jetën si pasojë e arrestit kardiak

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e saktë të shkakut të humbjes së jetës.

4 Komente

  1. S
    Skrd

    A ju q*fsha gazeten 45 vjec ne titull, 48 ne lajm. derisa te varroset neser do jete bere 53 vjec

    Përgjigjjuni
    1. G
      Genti

      Hahaha...megjithse makabre.

      Përgjigjjuni
    2. U
      Unë

      45 a 48?

      Përgjigjjuni
      1. A
        Arrest cardhjak

        Quhet pushim zemre

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje