FOTO montazhi: Si u fabrikua një postim i rremë me emrin e Mirela Kumbaros

16 Korrik 2023, 11:25Sociale TEMA

FOTO montazhi: Si u fabrikua një postim i rremë me emrin e Mirela

Një tjetër lajm i rremë qarkulloi përmes mediave sociale ditën e djeshme, këtë herë me emrin e Ministres së Turizmit, Mirela kumbaro.

Në rrjet u shfaq një postim i supozuar në llogarinë e saj në Instagram ku shkruhej se “në plazhin e Himarës, cadrat dhe shezlonet do të jenë falas pas orës 7 të mbremjes”.


Në fakt një postim i tillë nuk ekziston në faqen e Ministres së Turizmit.


Fotoja e përdorur për këtë fabrikim, është marrë nga një tjetër postim i Ministres, ku ajo tregon plazhin e Sarandës me cadra dhe shezlone pa pagesë për pushuesit.

Pikrisht kjo foto e Sarandës është përdorur për të montuar një postim të rremë, me një mesazh absurd që nuk është shkruar kurrë nga Ministrja e Turizmit.

Me poshte foto reale

FOTO montazhi: Si u fabrikua një postim i rremë me emrin e Mirela

3 Komente

  1. F
    Fisniku i Freskut

    Edi Rama-mjaft me M. Kumbaron, ver nje profesionist dhe organizator ne krye te Ministrse se Mjedisit dhe Turizmit.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Posi

      Mire e ka ky “fisniku i freskut”. Mjaft me , hiqe Mirelen . Ver edhe aty ndonje SUPERMINISTER , te tipit Tahiri apo Ahmetaj!

      Përgjigjjuni
      1. M
        Mihal Jorgoni

        U deklarua nga Ministria e turizmit qe plazhet publike sivjet do te jene 30% nga 20% qe ishte me pare. Fakti eshte se ne Malit te Robit me nje plazh qe shtrihet rreth 2km plazhet publike jane me pak se 2%. Nese Ministria deklaron vendime qe nuk zbatohen behet qesharake. Kemi 10 vjet qe ndigjojme te njetin premtim per plazhet publike por qe vazhdon te mos respektohet.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje