Rama: Probleme me temperaturat e larta? Ja ku i gjeni 9 njësitë e lëvizshme mjeksore në qendrat e qyteteve

19 Korrik 2023, 13:20Sociale TEMA

Rama: Probleme me temperaturat e larta? Ja ku i gjeni 9 njësitë e

Në kuadër të planit të masave për përballimin e valës së të nxehtit, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka vënë në dispozicion të qytetarëve 9 Njësi të Lëvizshme të Asistencës Mjekësore në territor.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale momente me ekipet mjekësore të dedikuara në Tiranë, Durrës, Shkodër, Gjirokastër, Elbasan dhe Berat.

Kryeministri u shpreh se këto ekipe janë vendosur enkas në këtë javë të të nxehtit ekstrem në koordinim me njësinë e forcave mjekësore ushtarake.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka vënë në zbatim planin e masave kundër valës së të nxehtit, në koordinim me Institutin e Shëndetit Publik, Operatorin e Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor, Qendrën Kombëtare të Urgjencave Mjekësore dhe Njësinë Mjekësore të Ushtrisë.

Plani i masave për përballimin e valës së të nxehtit parashikon vendosjen në gatishmëri të nëntë autoambulancave në zonat me fluks të lartë në qendrat e qyteteve për ardhjen në ndihmë të rasteve urgjente.

Gjithashtu në shërbimin parësor, janë në funksion urgjencat pediatrike 24/7 në katër qendra në Tiranë. Ndërsa janë hapur 30 qendra shëndetësore verore në zonat bregdetare dhe malore.

7 Komente

  1. l
    liri

    Qeveria po jep mbeshtetjen e duhur!

    Përgjigjjuni
    1. T
      Toni

      Mjeket jane te gatshem ne cdo moment

      Përgjigjjuni
      1. B
        Bora

        Respekte bluzave te bardha per punen e palodhur

        Përgjigjjuni
        1. E
          Era

          Vemendje te madhe po i jepni njerezve ,duke i qendruar ne gatishmeri per keto dite te nxehta vere

          Përgjigjjuni
          1. A
            Alban

            Ne sherbim te qytetareve, Bravo!

            Përgjigjjuni
            1. L
              Ledio

              Ne kete kohe eshte mese e nevojshme por perse jo ne disa pika kyce te jete gjate gjithe kohes.

              Përgjigjjuni
              1. ?
                ????????????????????????

                bravo faleminderit bluzave te bardha,,, kurse qeveria detyren po ben me kope hajdutesh

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje