“Projekt i së Ardhmes”, Green Coast finalist në konkursin më prestigjioz të arkitekturës në botë

20 Korrik 2023, 14:10Sociale TEMA

“Projekt i së Ardhmes”, Green Coast finalist në konkursin

Projekti i Green Coast është përzgjedhur për në fazën finale të një prej konkurseve më të rëndësishme të arkitekturës në botë, “World Architecture Festival”, i cili këtë vit organizohet në Singapor. 

Green Coast është mes 15 projekteve të tjera të arkitekturës moderne, të cilat garojnë për çmimin prestigjioz në kategorinë“Projekte të së Ardhmes” (Future Project- Masterplanning) .

Kjo është hera e parë që një projekt, i cili po realizohet në Shqipëri merr pjesë në fazën finale të këtij konkursi ndërkombëtar.

Projekti Green Coast ështëkrijuar nga studio e njohur arkitekturore EAA-Emre Arolat dhe çmohet për lidhjen e natyrshme të strukturës arkitektonike me natyrën e zonës.

“World Architecture Festival” i cili do të mbahet në Singapor nga data 29 nëntor deri në1 dhjetorështë një ndër takimet më të rëndësishme tëarkitekturës që bën bashkë profesionistë nga e gjithë bota për të diskutuar, komentuar dhe vlerësuar projektet më të mira. Ky është edicioni i 16-të i këtij aktiviteti, qëvlerëson ekselencën në fushën e arkitekturës duke u bazuar në vlerat e shtuara që secili projekt sjell në këtë fushë.

Ky festival dhe juria e përzgjedhur do të vlerësojë prezantimin e rreth 500 finalistëve pjesmarrës në kategori të ndryshme, për të shpërndarë në fund çmimet për secilën kategori. Green Coast vlerësohet për kategorinë e Future Project- Masterplanning.

Vetëm pak kohë më parë, Green Coast u vlerësua me çmimin “Paysage” në edicionin e këtij viti të “City Scape Award” organizuar në Milano. Green Coast garoi me 122 projekte të tjera dhe arriti të tërheqë vëmendjen e jurisë duke marrëçmime parë në kategorinë“Paessaggio in Luce”.

I konceptuar dhe dizejnuar për të pasur çdo shërbim brenda tij, Green Coast vjen i ndërtuar si një simbol domethënës i modernes, dinamizmit dhe relaksit.Arkitektura e ndërtesave lidhet në mënyrë të natyrshme me mjedisin, duke qëndruar sa më afër teksturës natyrore dhe zonës shkëmbore ku shtrihet projekti.

6 Komente

  1. I
    I vini dinamitin mjedisit.

    ...ashtu do bota qe te shkaterohen natyra shqiptare Duke dhene cmime ........O e mjera shqiperi

    Përgjigjjuni
    1. R
      Raimond Vlonjati

      Green Coast duket si germadhe . Do fitoje si cmim kete timin.lol

      Përgjigjjuni
    2. D
      Deti

      Projekt pa pike bukurie. Beton e kube te zhgarravitur.

      Përgjigjjuni
      1. g
        gjergji

        KATUNDARI E INJORANTI MBETEN GJITHE JETEN TE TILLE.Bukuria per kto "budallej" eshte kulla e ngujzimit ku ujq e arinj sillen per rreth saj.

        Përgjigjjuni
      2. T
        TR

        Jane leket e politikaneve qe pastron lavatriçja Samir Mane dhe Altin Lamaj

        Përgjigjjuni
        1. S
          Shpellaku i vicidolit

          Bukurin e kane neper peme dhe ne shpella,prandaje flasin ashtu se e bukra i vret

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje