
Nga Hervin Çuli
Tmerr! Tmerr! Tmerr!!! "Migdal Bavel", ekziston! Zanafilla: Albania- BBV! Bileta e BB (e deklaruan ne emision), kushton 1000 euro! Po, po,1000 euro!!! Vdektë inshallah Roberto Alagna, gjeniu i operas sot, që as në Metropolitan se kapi këtë biletë! Vdekte Lev Dodin, regjisori letonez, më i madhi në botë, që i ofroi botës gjithë kulturën e mundshme skenike: edhe ai se kapi kurrë këtë çmim! Vdekshin "Metallica", Bruce Springsteen, Kanye Ëest, Paul Simon; vdekshin inshallah dhe Ariana Grande dhe Beyonce, idhujt e rinisë sotme, kurrë se kapin-BB Albania.
Vdekshim inshallah të gjithë me mua në krye!!! Arritëm ditën që as "Sfinksi" nuk arrin dot t’i mbrojë tempujt e vet. As "Orakulli i Delfit", me gjithë Apolonnin e soj e sorollop se vrau dot gjarprin Pyton! Tmerr:- as vetë Jezusi nuk e parashikoi dot se "puthja e Judës" ishte "puthja e Arbanës"!!!...
Leonardo da Vinci po lëviz në varr! Kam përshtypjen po të mbledhësh klikimet e Kiares dhe Efit kalon dhe çmimin aktual te "Gioconda". Ndërkohë Ermonela Jaho u sfumua nën afshet e Maestros. As e rruajti njeri për kurset e saj kur erdhi Shqipëri. Ndonjë shkrim i mjerë tek-tuk, kaq!
Art- Kultura është nen putrën e madhe të pushtetit të "Dajës". Ndërkohë, edhe ai vete paradoksalisht se kap dot çmimin 1000 euro nata! Por "Daja" është rehat! Kur ke sindromën e "Caligula", të malanzhuar (përzierë) me talentin aktual tallavane, normal që të shijon! Ai është i lumtur! Unë po! Populli, po e po! Rëndësi ka fitorja! Iku, mbaroi! Kiara dhe Luizi: REOLUCION!
Ndofta ata një dite, si kanë ardhur kohët, e rrëzojnë "Dajën", edhe pse e kanë aleat! Unë kam besim! Ndofta na fusin në një rrugë të re të historisë! Rroftë "Kulla e Babelit". Chapeau, BB!...
ky eshte efekti i vaksines covid 19
O njeri i keq qe mallkon si ata pleqte si puna Neritan Cekes.kush po te detyron te vesh ata e bejne dhe 10 000 euro ekonomi tregu eshte dhe po gjeten budallenj qe te vene i lumte ,se mua pershembull edhe pa paguar fare te me ftojne as e shkoj ndermend te vete.
Te drejte ke KUR ka budallenj pse jo.Kur shqiptaret dshurohen mbas nje paraziti mashtrusi bixhosciu aroganti cdo gje dulet normale
Arbana nga maqellara, eduarti nga malsia e madhe o zot cfar pret cfar niveli tmerr, ajo arbana sdi te kontrolloj as volumin e zerit e jo me te moderoje sic duhet...nivel medioker si vet Kejvina Luizi e co. Perjashto Kristin dhe Dean te tjeret jan fshatare.
Komenti me i bukur, mos e luj më
Esht ngrit fshati mbi gjithcka, TURP.
Je gjigand ,akoma kemi qenie qe quhen njerez te virtytshem !
Popull i Rrotkarizu, Pas Qarit Luiz
Po lëri o njeri, lëri ta çojnë biletën 10000 €. Po sikur të shesin edhe shtëpitë ? Ah, kjo po, kjo do ishte ëndërr po të realizohej ! Ka specie dy këmbëshe që i lënë jetën dhe paratë në lojra fati . Ka të tjerë që në vend të gjakut kanë alkool në trup. Unë do dëshiroja që gjysmakët të ngelin pa brekë , ndërsa Vjollca, Sandri, Shkëlzeni e aradha e resorteve pa leje të veshin brekë të derdhura në flori. Po! Këtë e dëshiroj, pa lapsus e pa " " ! Një herë një piktor pati thënë : "popull dele ". Tani, ose i bëri ai dele me skicat e tija kur heq stresin , ose populli është vërtetë dele. Kam përshtypjen se është kjo e fundit . Ngjan pak a shumë me "Odhisenë". Ku Çerçia i ktheu bashkudhetarët e tij, Odhisesë, në derra. Ky përcaktim mbase ishte më i pranueshëm në periudhën e fanarit ndriçues. Po! Në periudhën kur gatuhej në banjo dhe flihej në guzhinë. Ka patur pastaj një cikël jete ku dy këmbëshit ishin me veshë të gjatë. Me pamje dhe sjellje gomerësh. Kjo ishte epoka e daljes nga errësira. Koha kur u ngritën me dhjetëra universitete, analfabetizmi ishte vetëm 10 %, kupto të kundërtën. Po çfarë prisni të ndodhë ? Ky është brumi. Nuk u ngjiz tani me BB vip ( fiq). Formula për të sunduar nuk ndryshon nga rendi social. Ndiq rrugën e paraardhësve , bëj ose ligje të rrepta ( kurrizi më i butë se barku, hu dhe vetëm hu). Ose lëshojë pa fre, ( xhungël). Suksesi është i garantuar. I tha njëri te një film . Ishin bardh e zi në atë kohë. Po zëri ishte pa ngjyrë. I thotë :"Ju s'keni pse i merrni , ne ju a japim vetë " . Dhe shqip@arët dorëzuan edhe shtëpitë jo vetëm paratë. Njësoj si sot që, për të parë një përputhen , një Big shplarje, blejnë bileta nga 1000 €. Këta të molepsur nuk kanë ndryshim nga ata sulxhuket që shkulen me fëmijët e me gratë, vetëm të shohin parajsën mes rërës në shkretëtirë . Në Alepo , Al Hol a Hale si ja thonë. Po pse ju prisni gjëra normale në këtë vend ? Keni parë ndonjëherë të ngrihet puntoria apo qytetaria të kundërshtojë çmimin e bukës së gojës ? Keni parë të dalin këta të ashtuquajturit shoqëri jocivile të protestojë kundër dekadencës së pushtetit të katërt . Jo ! E pra çmimi është i arsyeshëm. 1000 . Të fala revolucionit, foltoristeve e patronazhisteve .
Nivel shoqëror edukativ shum i ulët. Shkurt e troç : kurvllik hesapi.