Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, përmes një postimi në Facebook, ka uruar Pashkën për të gjithë besimtarët ortodoksë dhe mbarë popullin shqiptar.
Meta shkruan se “ngjallja e Krishtit na mëson se sa do i pathyeshëm të duket Djalli, nuk ka forcë që mund t’i ndalë dritën dhe të mirën që të mposhtin errësirën dhe të keqen”.
Postimi i Ilir Metës
KRISHTI U NGJALL! VËRTET U NGJALL!
Gëzuar Pashkën e Madhe të gjithë besimtarëve ortodoksë dhe mbarë popullit shqiptar!
Sa më shumë mbarësi, paqe, begati dhe lumturi në çdo familje!
Ngjallja e Krishtit na mëson se sa do i pathyeshëm të duket Djalli, nuk ka forcë që mund t’i ndalë dritën dhe të mirën që të mposhtin errësirën dhe të keqen.
Lutja e fundit e Krishtit mbi Kryq: “O Atë, fali ata, sepse nuk dinë se ç’bëjnë!” na kujton se veprat e këqija duhet luftuar me kryengritjen e dashurisë.
Le të kremtojmë triumfin e jetës mbi vdekjen me besim të palëkundur dhe energji të ripërtërira, me ngjallje të vërtetë të shpresës në zemrat tona për një të nesërme më të mirë, që patjetër do të vijë!
Ky është Drita ?
Po ka surrat ky bajge te zere ne goje Krishtin , ky e ka gojen te qelbur e po presim te shkoje ne hale te gomerve , ai vjen e na acaron nervat .
Like sa here Zoti ne shqiptarve na jep miellin, djalli na mer thesin, po edhe kur Zoti na dergon mishin, Djalli na dergon guzhinjeret.
Shpresë të madhe kemi tek ty, o shoku Ilir, të dërgoi shoku Ramiz për të përhapur dritën e dashurisë dhe të arsyes në këtë botë. Ne kemi besim të patundur, i dashur shoku Ilir, se atë që nuk mundi t'a arrijë dotë t'a bëjë Jezui i Nazaretit në të mirë të mbarë njerëzimit, pa tjetër do t'a arrish ti, o ëngjëll krahëshkruar. Dhe ne do të jemi krenar, që një bir i kësaj toke, lindur në Çepan të Skraparit, me përpjekjet e tij vigane mundi djallin për t'i dhënë dritë tërë njerëzimit. Atëhere gjithë populli, në pelegrinazhin e përvitshëm në majë të Tomorrit, ku, për përkujtim të veprës tënde të ndritur pa tjetër do të ngrihet një si kishë, tyrbe, a vatër kulture dhe do të brohorisë vargjet: "Ilir Metaj zu Tomorrë, erdhi afër nesh, Shqipëria s'mbet e gjorë, se zoti e desh!"