Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në Vorë ku u ka dorëzuar banorëve të cilëve u ishin shembur shtëpitë, çelësat e 404 apartamenteve të përfunduara.
Rama tha se apartamentet e ndërtuara u përkasin banorëve duke theksuar faktin se nuk u duhet të paguajnë asgjë dhe se duhet të mirëmbahet ambienti i përbashkët.
“Ajo që është e rëndësishme është se këto janë shtëpitë tuaja dhe ju nuk keni asnjë detyrim. Asnjë kokërr leku, asnjë kredi asnjë borxh, asgjë. I keni prona tuajat.
T’i gëzoni dhe bëni si të doni, vetëm mirëmbajeni gjithë këtë ambientin, për të mirën e të gjithëve. Kjo është e vetmja gjë që keni ju detyrë”- u shpreh kryeministri.
Ndërsa nuk i kurseu batutat me qytetarët që kishin dalë për ta pritur.
“Jeni këtu si me qenë në mes të Tiranës po atje kushtojnë shumë ndërsa këtu janë falas. Tani vetëm mirëmbajtje, ju lutem. Të gjitha kto duhen mirëmbajtur”- tha kryeministri.
Në DR vazhdojmë e presim të mbijë bar...
Lajm shume i bukur. T'i gezojne e trashegojne qytetaret banesat e reja. Kjo eshte qeverisja e Rilindjes, me popullin,per popullin. Tung.
Shqiperia vend unik.Ne asnje vend nuk gjen shtetar me te papergjegjeshem se keta tanet.Ne 92 per te mar vota u bene bamires me pronat e te tjereve.Ubene bamires me ligjin famekeq 7501 ,unik ne gjith boten.Bie termet,ne gjith boten qeverite japin ndihma humanitare po jo te falin shtepi.Ne Itali i kane ne kontenier e nuk u kan dhene shtepi.Ky i yni doli bur i mire me leket tona.Fali banesa per te mar vota .Paguan populli dhe asnje nuk ndihet