Xhuzepe Bardaro (o. Giuseppe), një italian nga Toskana, ka 4 vjet që jeton në Krutje të Lushnjës.
Ai ka vendosur te jetojë përgjithmonë në Shqipëri së bashku me gruan e tij, mes trëndafilave.
“Në Shqipëri erdhëm në 2020-ën dhe vendosëm të qëndrojmë në Krutje, sepse gruan e kam shqiptare. Këtu bëj fshatarin, kam kopshtin tim të trëndafilave, bëj vajin që përdoret për sëmundje, parfume etj. Jam i lumtur këtu,” shprehet italiani.
Ka mbi 3 mijë rrënjë trëndafila. Tani po bën vjeljen e atyre që përdor për prodhimin e vajit esencial. Ai ndihet i lumtur, sepse e ka realizuar ëndrrën e tij.
“Jo! Këtu kam gjithçka. Jam qytetar i lindur në Itali, por Italinë e kam këtu. Më pëlqen teksa shoh fëmijët që shkojnë në shkollë. Përshendetem me njerëzit e lagjes. Është shumë qetësi. Dy vjet e lashë shtepinë pa gardh dhe nuk kisha asnjë problem,” thotë Xhuzepja.
Sonila, bashkëshortja e italianit, ka te njejtin pasion. Endrrën që e nisën në Toskanë e materializuan në Krutje. Te dy rrisin tredafilat jo vetem për bukurinë e shpirtit, por edhe për shërimin e tij.
“Vendi këtu në Krutje është i përshtatshëm për pasionet që ai ka prej kur ishim në Itali. Ai do të jetë sa më në kontakt me natyrën,” shprehet Sonila Vogli.
Xhuzepe dhe Sonila thone se stacioni i tyre i fundit mbetet Shqipëria ose India.
eshte ne fshat kristjan ,,,prandaj ska ven gardh ,,,,,haha
E dhjete kete pune. Stacioni i fundit ose Shqiperia ose India???? Kaq larte eshte vendi jone tani sa qe krahasohet me Indin per nivel jetese. Xhuzeme ka mbaruar, me fate ka gjet kete fakirfukareshen vite me te re dhe ka vendosur qe ato leke qe ka tja lere kesaj dhe vete te marre fryme dhe te kete dike prane.