Qeveria ndan buxhetin për komunitetet fetare, myslimanët marrin “pjesën e luanit”, ungjillorët zero lekë

2 Maj 2024, 18:39Sociale TEMA
Qeveria ndan buxhetin për komunitetet fetare, myslimanët marrin

Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për financimin e bashkësive fetare në vend që kanë nënshkruar marrëveshje me Këshillin e Ministrave.

Kështu në buxhetin e vitit 2024 janë përcaktuar 113 000 000 (njëqind e trembëdhjetë milionë) lekë për të mbështetur financiarisht bashkësitë fetare, prej të cilave Komuniteti Mysliman përfiton më shumë; 33 840 000 lekë, ndërsa Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë, Kisha Katolike dhe Kryegjyshata botërore përfitojnë në mënyrë të barabartë nga 26 400 000 lekë.

Nërkohë, komuniteti i pestë fetar, Kisha Ungjillore, ka marrë zero lekë

V E N D I M

PËR PËRCAKTIMIN E MASËS SË FINANCIMIT NË BUXHETIN E VITIT 2024 PËR BASHKËSITË FETARE, QË KANË NËNSHKRUAR MARRËVESHJE ME KËSHILLIN E MINISTRAVE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 2, 3, 4, 5 e 6, të ligjit nr.10140, datë 15.5.2009, “Për financimin, nga buxheti i shtetit, të bashkësive fetare, që kanë nënshkruar marrëveshje me Këshillin e Ministrave”, dhe të ligjit nr.97/2023, “Për buxhetin e vitit 2024”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Masa e financimit, prej 113 000 000 (njëqind e trembëdhjetë milionë) lekësh, nga buxheti i vitit 2024, e miratuar për të mbështetur financiarisht bashkësitë fetare, përdoret, si më poshtë vijon:

a) Komuniteti Mysliman i Shqipërisë përfiton shumën 33 840 000 (tridhjetë e tre milionë e tetëqind e dyzet mijë) lekë, të ndarë në:

i. 17 040 000 (shtatëmbëdhjetë milionë e dyzet mijë) lekë për financimin me gjysmën e pagës minimale buxhetore për 71 (shtatëdhjetë e një) punonjës të administratës;

ii. 16 800 000 (gjashtëmbëdhjetë milionë e tetëqind mijë) lekë për financimin me gjysmën e pagës minimale buxhetore për 70 (shtatëdhjetë) punonjës të institucioneve të arsimit parashkollor, parauniversitar dhe universitar.

b) Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë përfiton shumën 26 400 000 (njëzet e gjashtë milionë e katërqind e mijë) lekë, të ndarë në:

i. 13 200 000 (trembëdhjetë milionë e dyqind mijë) lekë për financimin me gjysmën e pagës minimale buxhetore për 55 (pesëdhjetë e pesë) punonjës të administratës;

ii. 13 200 000 (trembëdhjetë milionë e dyqind mijë) lekë për financimin me gjysmën e pagës minimale buxhetore për 55 (pesëdhjetë e pesë) punonjës të institucioneve të arsimit parashkollor, parauniversitar dhe universitar.

c) Kisha Katolike në Shqipëri përfiton shumën 26 400 000 (njëzet e gjashtë milionë e katërqind mijë) lekë, të ndarë në:

i. 9 600 000 (nëntë milionë e gjashtëqind mijë) lekë për financimin me gjysmën e pagës minimale buxhetore për 40 (dyzet) punonjës të administratës;

ii. 16 800 000 (gjashtëmbëdhjetë milionë e tetëqind mijë) lekë për financimin me gjysmën e pagës minimale buxhetore për 70 (shtatëdhjetë) punonjës të institucioneve të arsimit parashkollor, parauniversitar dhe universitar.

ç) Kryegjyshata Botërore Bektashiane përfiton shumën 26 360 000 (njëzet e gjashtë milionë e treqind e gjashtëdhjetë mijë) lekë, të ndarë në:

i. 6 000 000 (gjashtë milionë) lekë për financimin, deri në gjysmën e pagës minimale buxhetore për 25 (njëzet e pesë) punonjës të administratës;

ii. 13 360 000 (trembëdhjetë milionë e treqind e gjashtëdhjetë mijë) lekë, si kontribut në ndërtimin e Teqesë së Shtufit, Gjirokastër;

iii. 7 000 000 (shtatë milionë) lekë, për shkak të pozitës së veçantë, si Kryegjyshatë Botërore, me qendër në Tiranë dhe të shtrirjes së veprimtarisë së saj jashtë vendit, që do të përdoret për të mbuluar plotësisht ose pjesërisht kërkesëpreventivat e paraqitura prej saj në kërkesën e vitit 2024, sipas dokumentacionit financiar të paraqitur.

2. Kalimi i fondit, përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi, bëhet njëherësh, brenda muajit maj, të vitit 2024.

3. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Komiteti Shtetëror për Kultet për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

11 Komente

  1. P
    Pal

    uaaa ungjilloret e kryeredaktorit te Temes, sa gjynah... ahhaha

    Përgjigjjuni
    1. D
      Detari

      lol turkarabet i paguan populli siptar

      Përgjigjjuni
      1. b
        bbb

        Po dhe mileti turkoarab eshte 80%.....

        Përgjigjjuni
        1. m
          mmm

          turkoarabo shqiptaret ,,,80% myslym ,,,u takon me shume ,,,,

          Përgjigjjuni
      2. O
        Oooo e mjera shqiperi

        Qylaxhinjt llapaqener merin leke dhe pensionisti zvaritet ne jeten e vete me pensione varfetie. Motren dhe grate ata qe shkojne mbas ketyre mashtruesve fetare. Ptuuuuuuu felliqesira

        Përgjigjjuni
        1. Q
          Qazim Mulleti

          A ka mundesi ti japin te gjitha muslimanve,vec mos te marrin fonde mr nga vendet arabe etj

          Përgjigjjuni
          1. L
            Lithani

            Shumë mire, ungjillorët ti bien legenit! Kurse këta te tjerët në bazë te marreveshjes së firmosur le ti bien qelepirit në kurriz te taksa paguesve!! Mirë do të ishte, të ngjallej dhe një herë ai miku, ti çonte këta plehra parazita, pasi ti qethte zero e tja shkulte ato mjekrat që mi kanë si dhi kënute, të prashisnin misrin.

                    myslimani pe fe

                    A e di qeveria jone se ne mileti ketu poshte pagujme hoxhen per cdo koke,paguhet per cdo vaki,paguhet per cdo sebep. A e di qeveria jone se ku shkojne keto parate qe paguhen nga xhepat e Shqiptareve te ngrate nje here ketu poshte e njehere aty lart. Nese jo athere i bie qe i ndani bashke por harram ju qofte

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje