Protesta e opozitës, Veliaj: “Jam më i vendosur dhe më energjik se kurrë, për ta çuar Tiranën përpara; Bashkia nuk është godina, por njerëzit që punojnë përditë”

1 Maj 2024, 15:44Sociale TEMA

Protesta e opozitës, Veliaj: “Jam më i vendosur dhe më

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u shpreh se sot është më i vendosur dhe më energjik se kurrë për ta çuar Tiranën përpara. Nga Liqeni i Farkës, Veliaj nënvizoi se kush mendon se duke goditur kryetarin për të kapur ndonjë vilë apo zarf, gabon.

“Çdo punë e kemi bërë me sherr: sherri i parë ishte për këndin e lodrave te Liqeni, kur vinte Presidenti i Republikës dhe deputeti me pistoletë, të njëjtët njerëz që shtyhen aty përditë. Ne themi na lini të punojmë. Kur ne shqiptarët punojmë, bëjmë gjëra të mrekullueshme. Kur i themi punës plaç, atëherë ngelemi në klasë. Për të gjithë ata që shtyhen dhe çirren, për të gjithë ata që vjellin vrer non stop nëpër televizione për Bashkinë e Tiranës, nuk e kanë me ju, se e shijojnë lezetin që u është rritur vlera pronës e shtëpisë, e kanë me mua, se duke i rënë kryetarit mendojnë se kapin ndonjë vilë tjetër, se kapin ndonjë një zarf tjetër; duke i rënë kryetarit mendojnë se do dorëzohem e do lodhem dhe do ta ndërpres këtë kontribut. Unë jam më i vendosur e më energjik se kurrë, që këtë kryeqytet ta çojmë përpara dhe siç e shpallëm Kryeqytetin Europian të Rinisë, Kryeqytetin Europian Sporteve, këtë vit drejtojmë qytetet e ballkanit me B40, vitin tjetër do të drejtojmë qytetet e Mesdheut si Kryeqyteti i Kulturës”, tha Veliaj.

Ai shtoi se qyteti i përket njerëzve të punës dhe njerëzve të ndershëm, që bashkëpunojnë e që duan të ecin përpara. “Tirana do shkojë lart e më lart, hijenat do shkojnë poshtë e më poshtë. Puna do vlerësohet gjithmonë e më shumë dhe llapaqenëria do vlerësohet gjithmonë e më pak. Merrni zemër se qyteti i përket njerëzve të punës, njerëzve të ndershëm dhe njerëzve të drejtë, që bashkëpunojnë, që duan të ecin përpara dhe që shikojnë te secili që në të majtë dhe të djathtë kanë një aleat, një shok, një shoqe, një motër, një vëlla, në misionin tonë për ta çuar Tiranën përpara”, tha ai.

Kryebashkiaku komentoi edhe protestën e dhunshme të opozitës. Ai tha se pjesa e zhurmshme dhe e dhunshme janë vetëm një pakicë, ndërsa shumica përfaqëson punën. “Kur mendoj se një pjesë e vogël ende beson te vandalizimi, te sherri, te molotovi, te shtyrja e policëve, harrojnë se bashkia nuk është ajo godina ku kam zyrën unë. Bashkia janë njerëzit, bashkia janë punëtorët, bashkia janë projekte, bashkia është ky komunitet që i ka dhënë dashuri, cilësi dhe një kontribut të jashtëzakonshëm. Këta janë bashkia, nuk është një ndërtesë. Futu në ndërtesë, por çfarë do bësh? Imagjinoni të futet Mul Noka në ndërtesë, çfarë do bëjë? S’ka drejtuar ndonjëherë shtet, s’ka bërë ndonjëherë prokopi. Imagjino të futet goca e Saliut dhe çuni i Fariut… futuni, është një ndërtesë, por nuk është ndërtesa institucioni. Institucioni, bashkia e qytetit, janë njerëzit e mrekullueshëm që punojnë përditë e përditë”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë u shpreh se godina e Bashkisë së Tiranës, e cila goditet me molotov, është monument kulture, ndërsa ish godina e teatrit jo. “Thonë se duan monumentet e kulturës dhe shkatërrojnë bashkinë, që është në fakt monument kulture. Nuk është bashkia ime, ishte bashkia e Tomor Malasit, që dje i dhamë një emër rruge; është edhe bashkia e Sali Kelmendit, e Albert Brojkës, patjetër edhe bashkia e Edi Ramës, e Lul Bashës, pra e të majtëve dhe e të djathtëve. I kërkojnë protestat për dhunë në emër të një institucioni për teatrin që nuk ishte monument kulture, që ishte një kashtore qerpiçi, që as në Farkë sot nuk kanë ngelur më shtëpi me qerpiç, pasi mbaruam të gjithë shtëpitë e tërmetit. Në këtë sens, është shumë e rëndësishme ta duam qytetin siç e do çdo punëtor i thjeshtë, ta inkurajojmë qytetin siç e bën çdo biznes që s’ka pikë interesi. Nuk e bën këtë për të shtuar përfitimin, por për të hequr një pjesë të fitimit e për t’ia dhënë qytetit një kontribut e për të thënë që lamë një shenjë”, theksoi Veliaj.

4 Komente

  1. N
    Nardi i Ndokajve

    Qente lehin po karvani ecen perpara pa u ndalur e me vendosmeri , me vjen keq vetem per ate Klevic Fadhi Badhiun qe vec e perdorin e pasi ja u pastron bythen me gjuhe e hedhin si lecke .

    Përgjigjjuni
    1. q
      qytetar

      Normal qe jane njerzit. Jane ata njerez qe ti personalisht i kishe vene nen tutelen dhe kontrollin e plote te hajduteve...Ne rastin me te mire, je nje cope mishi me dy sy qe te vjedhin nen hunde. Ne rastin me te keq, je njelloj hajdut si te zgjedhurit e tu. Zgjidh e merr nga do te anosh. Ne te dy rastet duhet te ikesh me vrap, se nuk je per ate pune...

      Përgjigjjuni
      1. f
        fshatar

        me duket se kjo vlen dhe per "gjigandin", apo jo ?

        Përgjigjjuni
      2. D
        Delja

        Lali Eri,të dëgjova online dhe the ca broçkulla për pastrimin ( që këtu s’jane shkrujt nga fjalimi yt) dhe se kishe ‘miq’ gjith ato kryebashkiak të Europës dhe botës,që sipas teje ,ata nuk i pastrokan rrugët para pallateve,kështuqë dhe ti s’ke pse i pastron ato,sepse ti pastron vetëm rrugët.Kjo që the ,tregon se je i paaftë ,se nuk njeh ligjet,kopetencat dhe detyrimet e bashkise,i cili merr një goxha taksë pastrimi. Sipas teje ,qytearet duhet të dalin në rrugë të konkurojnë kompanitë qe paguhen për këtë punë. Ke bërë një gafë para punonjësve të tu dhe iu the atyre ‘të mos pastrojnë’. Ne nuk shohim të paktën në Tiranë që të ketë ndonjë hapësirë të pallateve,sepse kudo para mbrapa kemi vetëm rrugë,parkingje gjoja rezidenciale që bllokohen nga makina ‘të fortësh’ që dystohen nëpër klube e restorante,apo bëjnë orgji me ndonjë hotel lagjeje dhe ku gjobat nga policia bashkiake i hanë rezidentët. Dhe sa për pastrimin,po të them se si pastron një grup prej 4-5 vetësh që vjen një herë në dy tre javë,para pallateve që është dhe parkim për rezidentët,por dhe rrugë kalimi i detyruar në një sens.Në qeset që mbajnë nëpër duar futin ndonjë letër të dukshme të hedhur nga makinat ditore qe vijne e parkojne dhe nuk fshijne pothuajse fare në rrugë dhe në fund firmosin te një fletore qe mban në dorë një ‘qehaja’ që iu rri mbrapa gjith kohës. I kam fol një herë ,kur kam rastis t’a shoh përsëri këtë mënyrë pastrimi të pisët,sepse nuk bëjnë gjë ,vetëm se mashtrojnë. Dhe e bukura është që kompania duke iu marrë firmat në fund puntorëve ,del e larë dhe në fund e hanë puntorët. Ishte tamam subjekt për ‘fiks fare’..

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje