Shkodër, Rama inspekton ndërtimin e rrugës së Dukagjinit

30 Prill 2024, 15:12Sociale TEMA
Shkodër, Rama inspekton ndërtimin e rrugës së Dukagjinit

Kryeministri Edi Rama inspektoi ndërtimin e rrugës së Dukagjinit i shoqëruar nga Elisa Spiropali dhe kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci.

Rama shkruan në facebook se ky aks është i rëndësishëm për kompletimin e rrjetit rrugor të Alpeve në funksion të zhvillimit të turizmit duke mundësuar rigjallërimin social dhe ekonomik të gjithë fshatrave përreth.

''Dukagjin, Shkodër - Në kantierin e Rrugës së Dukagjinit, një ndër akset më të shumëpritur dhe të shumëpremtuar nga të gjithë sundimtarët e vjetër të Shkodrës, i cili falë kryebashkiakut të ndryshimit dhe mbështetjes pa kushte të qeverisë për Shkodrën e marrë peng 33 vjet me radhë, po merr formë për të lidhur krejt zonën e magjishme të Dukagjinit me Shkodrën

Ky aks është shumë i rëndësishëm për kompletimin e rrjetit rrugor të Alpeve në funksion të zhvillimit të turizmit duke mundësuar rigjallërimin social dhe ekonomik të gjithë fshatrave përreth'', shkruan Rama. 

 

6 Komente

  1. p
    pilo Lala

    Vazhdo punen Edi. Keto pune nuk i ka pare kurre Shqiperia, ne cdo cep behen rruge, rregullohen qytete, njerezit po rregullojne shtepite per turizem, po futet biznes ne Shqiperi. Kjo eshte Shqiperia.

    Përgjigjjuni
    1. f
      foshnja

      Beji cike me te gjera ato rruge. Fale njehere ate gjysem metri gjeresi shtese, mos e vidh, pash Zotin

      Përgjigjjuni
      1. H
        Hiqmeti nga Shkodra

        Ndertoni rruge me qindra miliona euro per turistet, ndersa shqiptaret lereni pa rruge. Ju eshte bere mendja turizem, nderkohe qe perfitimet publike nga ky sektor jane minimal, pasi turizmi eshte informal, madje jane edhe hajdute te energjise elektrike. Nderkohe qe zona e Dukagjinit ne Shkoder ka si prioritet kanabisin, jo turizmin.Pra po ndertoni rruge per ato pak turiste te huaj apo vendas dhe ujqerit ne male , ndersa njerezit po i lini ne balte. Me qeveri antinjerezore nuk mund me gjete.

        Përgjigjjuni
        1. P
          Prec Ulaj

          Ec perpara, ti nuk ndalesh , kudo behen rruge, kete rruge e ka enderruar Dulagjini. Sic erdhen ne Kukes me avion djemte e Kukesit, kane premtuar te vijne me 100 benza te rinj, djemte e Dukagjinit. Edi e mban fjalen, te shikojme do e mbajne djemte e Dukagjinit.

          Përgjigjjuni
          1. x
            xhoxhi

            Nëse futen në burg hajdutët e partisë demokratike do ketë më shumë investime për njerzit që jetojnë në shtëpitë e tyre në male.Në fshatim tim në gramos i bie reth e rotull rruga me asfalt.Korçë.Dardhë.Arzë,Qytezë ,Bilisht Korçç///Jepi le të plasën ata të djathtët..

            Përgjigjjuni
            1. a
              alergji

              Nje teqe,vazhdon ta prese kete imam te dale boje.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje