
Në Shqipëri “një e treta e popullsisë është tashmë në Bashkimin Europian” (“En Albanie, un tiers de la population est déjà dans l’Union Européenne”) ka shkruar sot gazeta franceze La-Croix.
Gazeta shkruan se një kandidate për integrimin evropian prej gati dhjetë vitesh, Shqipëria është e etur për t’u bashkuar me klubin e njëzet e shtatë të BE-së. Vendi po përpiqet të përmbushë pritshmëritë e Brukselit duke rritur reformat. Por, të lodhur nga pritja, shumë shqiptarë tashmë janë larguar nga vendi, ata sot gjenden ne vendet e BE-së:
Prej disa muajsh logoja e “Kolegjit të Europës” është ekspozuar brenda Piramidës së Tiranës. Institucioni evropian i arsimit të lartë i themeluar në vitin 1949 po përgatitet të hapë kampusin e tretë në kryeqytetin shqiptar, pas atyre në Bruges në Belgjikë dhe Natolin në Poloni.
Por mbi 1.4 milionë shqiptarë janë larguar nga vendi i tyre këto 20 vjet, ku mbi 700,000 janë larguar vetem në dekadën e fundit.
Pasi arriti një kulm prej 3,286,542 banorësh në vitin 1990, ky numër filloi një rënie të vazhdueshme. Shqipëria është sot “një nga vendet më pak të populluara në botë”, shkruan “Perspective Monde”.
Lindshmëria është në rënie. Viti 2017 ishte viti me numrin më të ulët të lindjeve në 90 vitet e fundit. Niveli i ulët i lindjeve ka bërë që Shqipëria të renditet si vendi i 53-të me popullsinë më të plakur. Veç kësaj, migrimi është fenomeni që kontribuon më shumë në rënien e numrit të banorëve në Shqipëri.
Po eshte e fundit...asnje kapitull nuk ka hapur...me kesmet per 20 vjet
Si ka mundësi që ikin nga nje vend i zhvilluar si Shqipëria ku na ka zili gjithë bota qe vjen si turiste te na shohin mrekullitë tona nen udhëheqjen e partisë
Nuk eshte nje e treta per gjysma e me shume e shqiptareve i kane kthyer shpinen atdheut prej diktatorit Ed. Gjysma e tyre merret me trafikim droge dhe prostitucioni ku ne krye te tyre grupeve kriminale jane "cunat e Kukesit"
1/3 e popullsis jan ata qe kan rendesi, rinia. 2/3 jan ose pleq ose femij, dhe ndonje si une qe nuk dua te iki.
Ne Europe pooo!Duke pastruar halete!
Jo te gjithe o mik...megjithate me mire halete se....
Kur pa hyre akoma nje e treta eshte ne Evrope, (shumica duke lare pjata e dysheme), kur te hyje ne Evrope, do boshatiset vendi fare. Do ngele vetem me pensioniste qe rrojne me remitanca nga jashte dhe do zevendesohen nga afrikanet qe do na rrasin pepinot e mutit, me miratimin e drogaxhiut corapekuq.
Nuk ka problem se na e pret Franca anetaresimin sic e ka zakon. Mire e ben ne fakt se ky eshte shtet i dhjere dhe i krimbur qe mbahet vetem me para droge. Kush do te beje perpara ne jete, nuk rri ne Shqiperi, ku cdo gje funksionon me ryshfet e nuk merr dot nje cope dokument te thjeshte nga shteti pa mik. Ky eshte realiteti.
Në Shqipëri do mbeten për të jetuar aq njerëz sa, sipas "llogarive" të tyre, ta gjejnë veten. Atyre që këto "llogari", nuk u dalin janë të lirë të shkojnë aty ku ato u plotësohen më mirë. Vartësisht këtyre do ikin, por dhe do vijnë. Deri sa të arrihet një ekuilibër demografik, parimi i 'enëve komunikuese', do veprojë gjithsesi.
Ne s'kena nevojë për BE,ne jena vet BE-ja. A nuk po vijnë vit për vit si turista ka 10 milion emigronta ( se dun me njec ktu) dhe na 'i përzejmë' ,se i kena vu kushte te forta atyne para se me i pranu emigronta t'ligjshëm ( se ne jena njish me ligjet),qi duhet me u deklaru ma parë qi me aderu në nji ka tre partitë krysore.!? E n'fund na kena bo punën tonë,na bajmë përzgjedhjen,majmë disa kokrra ka Bongladeshi,ka Afgonistoni ene ka Tojlonda ene ene ca pencionista itoljon morracak.. Kot na s'jena në top pesçen me standorr ma t'modh n'botë ene pse jena në venin e pestë mas Burundit,se e para osht Xhibuti Hajt shnet plako..!