Rama në Podcast me 3 mësuese: Arsimi profesional si alternativë në tregun e punës

27 Prill 2024, 10:31Sociale TEMA

Rama në Podcast me 3 mësuese: Arsimi profesional si alternativë

Arsimi Profesional dhe tërheqja e të rinjve në përzgjedhjen e tij, si një rrugë alternative e sigurtë për ta, për t’u integruar në tregun e punës, vijon të mbetet një nga objektivat e qeverisë në fushën e arsimit. 

Në Podcast-in e sotëm, me tre mësuese në gjimnaze të ndryshme të vendit, dy Matematike dhe një e Gjuhës Shqipe, kreu i qeverisë përsëriti sërish nevojën për arsimin profesional.

‘Të shtyjmë reformën për arsimin profesional që tu japim mundësi nxënësve të fokusohen në një profesion pasi s’do të bëhen të gjithë shkencëtarë, juristë, ekonomistë etj, ka nevojë shoqëria, shteti që të ketë një armatë profesionistësh të të gjitha llojeve.’- tha Rama.

‘Detyra jonë është të nxjerrim në pah talentin e fëmijëve. Të gjithë nxënësit janë shumë të mirë. Nxënësit janë më mirë se kur kemi qenë brezi jonë. Kanë më shumë burime informacioni dhe janë më të hapur. Sot nxënësit kanë mundësi të aplikojnë në universitete në të gjithë botën.’- u shpreh një nga mësueset e matematikës e ftuar në Podcast me kryeministrin Rama.

Njëkohësisht edhe mësuesja e Gjuhës Shqipe, e gjimanzit ‘Sami Frashëri’, tha se arsimi profesional është vlerë.

‘Është vlerë arsimi profesional pasi do të sqaronte nxënësit. Mbaroi ajo fryma që po të dërgoj në fakultet. Po i harxhon kohën më të mirë.’- u shpreh mësuesja.

Rama: Po e lë pa armë, e nxjerrë në rrugë të çarmatosur. Të zotëroj një instrument që të bëhet i vlefshëm për dikë tjetër.

2 Komente

  1. A
    Arben

    Pakeni ikur per lesh me duket! Per te vendour politikat arismore, do pyeten ata qe kane studiuar kete fushe deri ne doktorata. Vendos ky i gjati si dikur Enver Hoxha. Duhen ekspert te Arsimit (jo vetem mesues lende) dhe input nga bizeneset. Pastaj nuk eshte e nevojshme te krijosh gjera te reja O Pallosh! Hajde ne SHBA dhe shiko Community Colleges qe japin Diploma Universitare Dy Vjecare ne cdo fushe. Mos i hiq sikur po shpik arsimin profesional

    Përgjigjjuni
    1. A
      Albani

      O Arben, me pelqeve me komentin dhe mendimet qe dhe se si jepen diplomat ne SHBA, po pse ofendon, o Pallosh Arbeni. Ja pra te pelqen? Prandaj mos ofendo, por jep ide dhe mendime, respektojme postin, pamvaresisht se cili eshte.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje