Hekurudhat, Shqipëria synon që për 10 vite të jetë e ndërlidhur me fqinjët

26 Prill 2024, 20:30Sociale TEMA
Hekurudhat, Shqipëria synon që për 10 vite të jetë e

Rrjeti hekurudhor shqiptar po modernizohet, ku do të ketë një sistem të ndërlidhur me shtetet fqinje. Eksperti, njëherazi administrator i rrjetit hekurudhor të mallrave në jug të vendit Dritan Spahiu, ka thënë se po bëhet një punë shumë e mirë, ku sfidë mbetet elektrifikimi.

“BE financon 50% grandet për hekurudhat, e kjo tregon rëndësinë ku dhe Shqipëria të jetë pjesë e të njëjtit rrjet si vendet e zhvilluara. Shqipëria po përshtatat infrastruktukturën dhe legjislacionin, tashmë hartuam të gjitha aktet nënligjore. Është bërë një punë shumë e mirë nga Ministria e Infrastrukturës. Synojmë që brenda 2-3 vitesh të kemi të njëjtin kuadër ligjor” – thotë Spahiu.

Duke folur për përfitimet ekonomike dhe mjedisore të hekurudhave, Spahiu ka theksuar se hekurudha Durrës-Prishtinë, është i vetmi projekt që nuk financohet nga BE.

“Punimet në linjën Tiranë- Durrës po avancojnë, nuk ka patur probleme me shpronësimet, sfidë mbetet elektrifikimi i hekurudhës. Linja Tiranë-Rinas është tërësisht e re dhe ka kompleksitetin e vet. Elektrifikimi pritet të bëhet brenda vitit të ardhshëm. Hekurudha Durrës-Prishtinë ka rëndësi dhe është i vetmi projekt që nuk financohet nga BE.  Një projekt strategjik, që duhet të ishte bërë paralelisht me rrugën e Kombit. Do të ketë përfitim, ndërkohë me Greqinë projekti është në fazë fizibiliteti, ndërsa me Maqedoninë e Veriut, diskutimet janë shumë të avancuara”- thotë eksperti i rrjetit hekurudhor.

Brenda këtij viti do të nisë rehabilitimi i hekurudhës Vorë-Hani i Hotit, e cila do të përfundojë në vitin 2030, e do të kushtojë 370 milionë euro. Në projektligjin për marrjen e kredisë prej 98 mln euro nga BERZH, ku hekurudha do të jetë elektrike, shkurtohet distanca Shqipëri-Mali i Zi në vetëm 2 orë dhe lidh vendin me ekonomitë e vendeve fqinje. Spahiu thotë se pritet të ketë 1 mln tonë transport mallra në vit.

“Duhet marë parsysh fakti që linja Vorë-Hani Hotit kushton 370 mln euro. Brenda 10 viteve ne do kemi një sistem hekurudhor shumë të ndërlidhur me shtetet fqinje. Vorë- Hani i Hotit pritet të ketë 1 mln ton transport mallra në vit, e cila është shumë e rëndësishme, ndërsa hekurudha Durrës-Tiranë, më shumë do të jetë për transport pasgjerësh, sepse linja është e shkurtër’’-shton eksperti hekuradhave Spahiu.

Ndërkohë me hekurudhën e jugut aktualisht kryhet rreth gjysmë milinë ton në vit transport mallrash, transport që ka volum dhe është rentabël. Ndërsa sa i takon hekurudhës Durrës-Tiranë –Rinas, Spahiu pohon se do të ketë shumë përfitim për turzimin, pasi lidhja me portet dhe aeroportet japin impakt të madh.

4 Komente

  1. D
    Demokrati me mend ne koke

    Lajme shume te mira. Per keto kemi nevoje. Por shume te vonuara. Gjeopolitika dhe bolsheviket(politikanet 1945- 2024) tane na moren ne qafe. Krim i madh per kete popull te vuajtur.

    Përgjigjjuni
    1. E
      Ergys Verdho

      2-3 vite do kuadri ligjor te plotesohet? Po cfare beni tere diten neper zyra ju? Apo ishit duke shkulur shinat qe kane mbetur akoma. Medet

      Përgjigjjuni
      1. G
        Ganiu

        8 vjet pasi doli nga lufta Italia hyri ne periudhen e Bumit ekonomik,Pas 35 vjetesh Demokraci, kemi mesuar vetem si te zaptojme toka , te ngulim cadra dhe te ndertojme ndonje pallat tuke i vene tullat Gabim Nga sa po kuptoj duhen 10 vjet te ndertojme nje hekurudhe edhe ate e duam ta bejme me leke Borxh, kuptohet qe te mund te vjedhin te gjithe nga poshte Lart, dhe pastaj hedhim si P ... ne Ajer Parrulla te tipi per Shqiperine e Gjenerates tjeter , ose Me mire te Themi Per Shqiperine e Kalendave Greke, Rrofte Xhaxhi Enver qe mbaronte pune me nje plan 5 vjecar , poshte Shqiperia e hajduteve

        Përgjigjjuni
        1. R
          Ramazoni

          Edhe një stacion treni që pati Tirona u zhduk nga faqja e dheut. Ku i keni hekurudhat? Ku i keni shinat? Kush i çmontoi ato njëra pas tjetrës për ditë me diell, për t'i shitur më pas për hiçgjë? Sa persona u paditën në gjykatë e morrën ndëshkime kapitale, jo vetëm si hajdutë por edhe si sabotatorë, që më pas mos t'i shkonte mendja njeriu të tallej me djersën e qindra-mijëra shqiptarëve që sot enden të zhgënjyer rrugëve të botës? Pse nuk thoni të vërtetën për të sensibilizuar brezin e ri? Pse nuk shkruani që Tirona është i vetmi kryeqytet në botë që s'ka jo vetëm stacion treni, po as dhe një tram? Mirë që gënjeni veten si Lyli me tramin që i dilte në endërr, po një fije turp a keni? Jeni kthyer në puthadoras të afendikoit dhe s'e keni fare për gjë të përçoni si gramafon i prishur tekat e tij. Tjetra. Vinë turista në Rinas dhe i duhet të presin një orë deri sa t'i mbushet mendja shoferit të autobuzit për tu nisur. Me gjithë këtë fluks që propagandohet, medemek 12 milion sikur të jetë Nju Jorku dhe jo një qytet sa një lagje e tij, aty duhet të ketë linja non-stop vajtje ardhe çdo 5 minuta. Si shpjegohet gjithë ky indiferentizëm? Ku është shërbimi që duhet t'i ofrohet pasagjerëve? Apo hajt mos e rruni hiç si Monka, se kush vjen aty le t'i hypi taksisë, përndryshe le ta gdhijë prapa portës.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje