La qelinë dje pasi përfitoi nga amnistia, babai i Rexhina Çelhakës: Vajza ka nevojë për psikolog

25 Prill 2024, 14:29Sociale TEMA
La qelinë dje pasi përfitoi nga amnistia, babai i Rexhina

Bedri Çelhaka, babai i Rexhina Çelhakës, vajzës që përfitoi nga amnistia penale ka rrëfyer emocionet e takimit me të bijën pas daljes së saj nga burgu.

Në një intervistë ekskluzive për “Jetë Shqiptare”, Çelhaka deklaroi se takimi me vajzën ka qenë tejet emocionues.

Duke u ndalur më pas te aksidenti me 5 viktima, për të cilën u arrestua vajza e tij, Çelhaka hodhi dyshime se e bija ishte arrestuar pa pasur faj.

“E kishim një kohë të gjatë që prisnim atë lajm sepse ishte folur për amnistinë penale. Më në fund u miratua në parlament dhe erdhi dita kur do dilte, ishte gëzim që se kisha përjetuar ndonjëherë.

Më prekte fakti se vajza kalonte një depresion të jashtëzakonshëm aty në burg. Më mallëngjente fakti se ajo qante përditë dhe thoshte; kujt i kam bërë keq që rri këtu në burg?

Pothuajse më ka shkatërruar komplet edhe mua si prind.

Edhe kur ma kujton njeri momentin kur vajza kaloi portën, atëherë e besova se doli vërtetë nga burgu;. Nuk e besoja se vajza do dilte ndonjëherë, më ishte bërë si ferr i vërtetë. Përherë diskutonim përse përfundoi vajza ime aty dhe kujt i kishte faj?

Gjithë provat që ne kemi, me ekspertët që jemi konsultuar me specialistët e fushës, e morën e futën në burg për t’i bërë qokën ndonjë politikani, ndonjë të madhi, apo ndonjë të fuqishmi,” tha ai.

Bedri Çelhaka deklaroi më tej se vajza e tij ka qenë në depresion të thellë gjatë kohës që vuante dënimin.

Në lidhje me depresionin, babai i Rexhinës u shpreh se vajza do të ndiqet me psikolog.

“Rexhina më thoshte gjithmonë: babi është e vërtetë që do dalë ndonjëherë që këtu? I thosha: Rexhina është një ëndërr e keqe që ke parë dhe gjithçka do shkojë mirë. Rexhinën e takoja dy herë në muaj. Lija punën dhe vija takoja Rexhinën. Kur e shihja që ishte në gjendje të keqe psikologjike, ikja dhe vija shihja vajzën.

Rexhina do shkojë në një psikolog me të cilin kemi folur. Të shohim më pas se çfarë do zgjedhë ajo”, tha Çelhaka, duke përmendur edhe disa nga planet e ardhshme të së bijës.

“Rexhina ka lënë shumë gjera përgjysëm. Bënte një jetë intensive. Bënte jurisprudencë italisht në vitin e tretë, menaxhonte një supermarket që kishim. Kemi arritur në një gjendje shumë të dobët nga ana psikologjike. Na iku një fëmijë nga shtëpia, unë them na e morën nga duart dhe na e futën në burg. Jemi në gjendje të rënduar psikologjike. Rexhina ka përdorur dhe ilaçe për zemrën,” tha ai.

 

6 Komente

  1. 1
    1

    Mire mor zotni,po vajza juaj eshte gjalle po ata prinder qe humben femijte a ka psikolog qe i sheron?Leri komentet mos trazo plaget

    Përgjigjjuni
    1. r
      ronny

      Kjo vajza le te urojme qe ka vene mend, se keto pallavrat e tjera si ha njeri, jo e hengri se u mbrojt nje politika, apo i forte o terci e verci,,,,,po pse ore ata te ai furgoni ishin vipa apo cfare,,, popull ishin o trushkundur, qe nga shoferi deri tek i fundin, pastaj vete ata brenda makines se vajzez tende, kane pohuar se makina ka rreshqitur si rrezultat i lageshtise, por qe duhet shtuar ketu edhe shpejtesise, apo etj etj m se ne se je me ngadale ne nje rruge jo aq te stadartizuar, edhe ne rrethana shiu apo lageshtie, cfare mendon ti o tutkun do ndodhi,, nese i jep ca gaz,,, o do devijosh e do dalesh nga korsia jote e pastaj dihet cfare ndodh nese ka trafik qe po vjen perballe... Eshte shume e neveritshme qe gjithone gjejme ndonje arsye per te te justifikuar ate gomarllik qe bejme, dhe keshtu behemi edhe me gomare se pervecse i mbushim vetes mendjen qe jemi ne rregull, e akuzojme cdo njeri tjeter, por ne kete menyre as qe zeme mend qe heren tjeter mos ta shkelim mutin prape me nje gomarllik tjeter.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Se di

        Fiks! Keta ndyresira nuk kane ndergjegje. Ne ate aksident vdiqen 5 veta. Dy cifte nga te cilet nje cift ukrahinas, cifti shqiptar dhe shoferi i shkrete baba i tre femijeve. Nje grua ngeli j plagosur. Rrugen e Muzines e dime si eshte, pp ka qene vere se di ki doli lageshtia dhe kjo ka qene me shpejtesi. Me vjen neveri qe dalin si gjynah pa shprehur pike pendese dhe pikellimo per ata qe gjore qe u futen ne dhe.

        Përgjigjjuni
      2. L
        Latif Dreqi

        5 veta i paska futur ne grope Rexhina jote..o te qifsha ty, Rexhinen ata qe e amnistuan Rexhinen dhe kush beri Rexhinen. Rrace muti, thua pa pike turpi bente jete intensive, bastard muti.

        Përgjigjjuni
        1. b
          bledi

          askujt si ke bo keq mi zemer. vetem ke fut 5 veta ne dhe e ke shkateruar jete familjaresh.

          Përgjigjjuni
          1. b
            bimi

            A ke turp more zotni? Vajza jote ka vrara 5 veta. Fjalia juaj e para dhe e fundit duhet te ishte nje ndjese e madhe per familjaret e viktimave. Por paske "hall te madh" se te qenka merzit vajza!!!!! turp te kesh ti si baba dhe ata qe e liruan para kohe.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje