Rrezikonin të mbyteshin nga dallgët teksa peshkonin, shpëtohen 2 persona nga Policia Kufitare në Shëngjin

24 Prill 2024, 16:44Sociale TEMA
Rrezikonin të mbyteshin nga dallgët teksa peshkonin, shpëtohen 2

Dy shtetas në Shëngjin të cilët rrezikonin të mbyteshin janë shpëtuar nga shërbimet e policsë kufitare. Në hapësirën ujore mes Tales dhe Lezhës, për shkak të dallgëve të detit, 2 shtetasit kishin mbetur të bllokuar në mjetin me të cilin kishin dalë të peshkonin.

Shërbimet e policisë, arritën të lokalizonin Gj.L., 56 vjeç dhe S.L., 43 vjeç dhe më pas i morën dhe transportuan në portin e Shëngjinit, ku janë në gjendje të mirë shëndetësore.  

"Si rezultat janë lokalizuar, marrë në mjetin lundrues të Policisë Kufitare dhe transportuar në portin e Shëngjinit, shtetasit Gj. L., 56 vjeç, dhe S. L., 43 vjeç, të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore. Gjithashtu, është tërhequr në hapësirën e portit, mjeti ujor me të cilin ata peshkonin.

Dy shtetasit kanë falënderuar shërbimet e Policisë Kufitare për gatishmërinë dhe ndihmën e ofruar menjëherë",  thuhet në njoftimin e policisë. 

 

Lini një Përgjigje