Shqipëria, rekord shpenzimesh ushtarake – Frika nga lufta “nxit” blerjen e armatimeve

23 Prill 2024, 21:40Sociale TEMA
Shqipëria, rekord shpenzimesh ushtarake – Frika nga lufta

Kërcënimi nga konfliktet e vazhdueshme në botë, më përfshirjen e fuqive më të mëdha të saj, kanë bërë që shumë vende të rikthejnë vëmendjen të fuqia ushtarake. “Scan Intel” ka analizuar shifrat e një prej institucioneve më me peshë në nivel global në drejtim të industrisë së mbrojtjes, që është “Instituti Ndërkombëtar për Kërkim dhe Paqe i Stockholmit” (SIPRI).

Ky institut radhit pjesën dërrmuese të vendeve të globit bazuar në shpenzimet për mbrojtjen. Ne do të analizojmë këto shpenzime për vitin 2023, të cilat janë të dhënat e fundit publike në nivel global, për frymë, të shprehura në dollar, si dhe shpenzimet totale të shprehura në monedhën vendase.

Ajo që vihet re nga të dhënat është se Shqipëria gati ka dyfishuar shpenzimet ushtarake në vitin 2023, krahasuar me një vit më parë. Nisur ngatë dhënat e “Institutit Ndërkombëtar për Kërkim dhe Paqe i Stockholmit”, shpenzimet ushtarake të Shqipërisë llogariten në 40.2 miliardë lekë, ose rreth 400 milionë dollarë, duke u rritur me 55%. Në vitin 2022, shpenzimet ushtarake të Shqipërisë llogariteshin në 25.8 miliardë lekë.

Trajektorja e shpenzimeve ushtarake në vendin tonë në raport më Prodhimin e Brendshëm Bruto, tregon se pesha është rritur nga 1.2% në vitin 2022, në 1.7% në vitin 2023. Ndërkohë, niveli më i lartë i këtij treguesi vërhet nga viti 1980 deri në vitin 1991.

Por sa janë shpenzimet e Shqiperisë të llogaritura për frymë? Nga këto të dhëna rezulton se shpenzimet e Shqipërisë për mbrojtjen në vit fiksohen në $140 për frymë, nga $77 që ishin në vitin 2020. Por si na pozicionon në rajon kjo shifër? Më mirë se Kosova, me $80 për frymë, Bosnje Hercegovina me $67 për frymë apo Maqedonia e Veriut me $127 për frymë. Vendi ynë është në pozita më të dobëta se Mali i Zi, me rreth $182 për frymë apo Serbia që kryeson me rreth $298 për frymë.

Po krahasuar me vendet e tjera të Europës? Veç tre vendeve të Ballkanit Perëndimor, në Europë vetëm Gjeorgjia dhe Moldavia raportojnë një shifër më të ulët se vendi ynë, çka do të thotë se në drejtim të shpenzimeve për mbrojtjen në raport me popullsinë jemi ndër 5 vendet e fundit në kontinentin e vjetër. Në Europë kryëson Ukraina me nivelin më të lartë të shpenzimeve ushtarake për frymë, deri në $1762 dollarë për frymë.

Në nivel global ndërkohë, Izraeli renditet i pari, me rreth $2997 dollarë për frymë në vit, ndjekur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me rreth $2694 për frymë dhe më pas Arabia Saudite, Kuvajti dhe Singapori.

8 Komente

  1. M
    Maks

    Shqiperia duhet ti bej thirrje popullit qe te ndihmojn per riarmatimin e vendit Un jam gati qr per mbrojtjen e vendit te jap nje shum eurosh Por qeveria duhet te taksoj te gjith ata qe kan perfituar nga pasuria kombetare sidhe te gjith politikanet apo zyrtaret e lart qe jan pasuruar ne menyr jo te drejt Dhe mundesisht tua marrin 90 perqind te pasuris ketyre dhe ta harxhojn per mbrojtjen

    1. 2
      2 %

      Po nuk shpenzoi 2%, nuk të mbron Trump!

      1. S
        Sufllaqja me qepe

        O rekordi, o regjia, o redaksia ky rekordi i pretenduar erdhi sepse u detyruan te rrisin rrogat. Po jepnin doreheqje ushtaraket. E megjithate, edhe vete artikulli arrin ne perfundimin e sakte se jemi te 5tet nga fundi ne Evrope.

        1. P
          Pirdhni se liroheni.

          Edi si bythlepires i Amerikes ka rritur buxhetin e "mbrojtjes" me 55% nuk e dime se nga kush do te mbrohemi, kur ne fuqi eshte thenia epike e Miloshevicit qe Shqiperiine e pushtoj me nje skuader gjahtaresh. Edi po ben me para kompanite Amerikane te prodhimit te armatimeve, ato do te jene stog njesoj si ato te kohes se Enverit qe i shiten bashke Sali plus Ed. Po nga cili shtet do te sulmohemi kur jemi te rrethuar me aleate te NATO-s nga Italia, Maqedonia, Mali i Zi dhe pretendenti per ne NATO motra jone e vogel Kosova Te rroje NATO dhe Daj Sami ku e kemi te garantuar pavaresine dhe lirine.

          1. Jugori

            Qeveria Rama ,hajdute dhe e korruptuar plotesisht ,blerjen e armeve e ka varjant per vjedhje. Cfardo lloje armesh te blej Rama nuk perballon nderhyrjet qe mund ti behen Shqiperise.. Shqiperia eshte antare e NATO-s dhe paguan per antaresimin. Nato pergjigjet per sulmet qe mund ti ndodhin shqiperise. Hajduti eshte hajdut dhe studjon varjante ku mund te vjedh.

            1. P
              Pet.

              Ndihma me e madhe, qe mund t`i japim ndertimit te nje ushtrie dhe shteti te fuqishem, eshte ajo e pageses korrekte te taksave dhe detyrimeve Tona . Sa te gatshem jemi qe te bejme kete?, ketu calon puna dhe harrojme Patriotizmin.

              1. R
                Ruso Greku

                "paranojat e Enverit" se fundit askan kapur prej fyti te gjithe.mZoti eshte i madh .Do ndeshkohen te gjithe ATA qe hodhen balte mbi vepren e shqiptareve ne mbrojtjen te Atdheut.Ju kujtohet si thate?Asnje rrezikuar nuk kercenonte Shqiperine.E fshehte me dashje ligjin e luftes me Shqiperine.Sot evidentoni dhe mire beni,rrezikun e stervitjes serbe 30 km larg kufirit.Ne ate kohe.Ne 1967 Ushtrise greke bente stervitjen ne buze te kufirit me Shqiperine,me drejtim thellesine e territorit shqiptar.Dhe pas 19 thate :-nuk Ka patur rrezikuar e kercenimi,por Ka qene paranoje e Enverit.Dhe jà ku jemi.Pasi shkaterruar miliarda dollaret e mbrojtjes se vendita dhe ushtrine e saj ,tani investono se jemi ne prag lufte.Kur te fluturojne dronet ne Tirane futuni ne Bunkartet tuaja te shpetoni koken.Turpi per Ju,se Jane vepra te "paranoje Enveriste"

                1. C
                  Celsi

                  Kryeministri Klloun ka shok Vucicin, keshtu ska problem. Sa te keni Niko Peleshin minister mbrotje rrini te qete.

                  Lini një Përgjigje