Akademiku Artan Fuga deklaron se zgjedhjet për akademikët e rinj u bënë në shkelje flagrante të ligjit dhe të Statutit të Akademisë së Shkencave në Republikën e Shqipërisë.
Në një letër publike profesor Artan Fuga i drejtohet Kuvendit të Shqipërisë, duke vënë në pah shkeljet që sipas tij janë bërë.
Sipas Fugës shtimi i asamblesë me anëtarë të rinj është bërë në shkelje të ligjit dhe duke “krijuar pabarazi, privilegje, trajtime të diferencuara për trupën profesionale të mbarë vendit”.
“Fatkeqësia është se këtë proces të paligjshëm e drejton vetë kryesia, dhe konkretisht kryetari i saj z. Skënder Gjinushi, si edhe nënkryetari zz. Vasil Tole dhe Sekretari i përgjithshëm Shaban Sinani. Sikurse u shpreh kryetari i Akademisë së Shkencave, pranimet e reja bëhen kur ligji, që vetë ai ka konceptuar, lejoka hapësira boshe, të papërcaktuara, dhe ato mund të mbushen nga votime në asamble!!!
Mbi këtë bazë komisioni teknik i vetë-ngritur për të shqyrtuar dosjet e kandidatëve ka anashkaluar rëndë dhe me qëllim detyrën e tij dhe ka fshehur mangësi që kanë natyrë serioze dhe thelbësore për atë procedurë. Nuk ka vendim të asamblesë për hapjen e vendeve për akademikë, nuk është konsultuar seksioni sipas Statutit dhe ligjit në fuqi për hapjen e këtyre vendeve, nuk janë njoftuar IAL, në dosjet e kandidatëve mungojnë mbështetjet nga ana e dy akademikëve, nuk ka ekspertizë për arritjet e kandidatëve nga njësitë bazë ku janë atashuar kandidatët as edhe mbështetje nga ana e senateve të IAL”, deklaron Fuga.
Po ashtu ai shton se kandidimi nuk është bërë ndividual, por kolektiv nga ana e disa kandidatëve së bashku. Fuga u ka bërë thirrje kandidatëve të mos pranojnë një karrierë akademike të njollosur me shkelje ligjore dhe statutore.
“Unë, si anëtar i akademisë së shkencave distancohem nga këto praktika antiligjore të iniciuara nga ana e kryesisë së akademisë së shkencave dhe riafirmoj përpara publikut dhe komunitetit të studiuesve dhe kërkuesve shkencorë, universitarëve të vendit, se as jam pajtuar dhe as pajtohem kurrsesi me to, qoftë edhe sikur të jem i vetëm. Përvoja më ka mësuar se edhe një e votë e vetme mund të jetë bartëse e së vërtetës”, e përfundon letrën Artan Fuga.
Letra e plotë e Fugës
Zgjedhjet për akademikë u bënë në shkelje flagrante të ligjit dhe të Statutit të akademisë së shkencave në Republikën e Shqipërisë
Për dijeni: Komisionit të edukimit dhe medias në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë
Kryesia e Akademisë së Shkencave inicioi procedura për pranimin e akademikëve të tjerë, çka e përfundoi si proces në datën 22 prill 2024. Në vetvete, shtimi i asamblesë me anëtarë të rinj është një rast i gëzuar. Por, ai, sikurse edhe në raste të tjera infektohet me parregullsi, me shkelje të ligjit në fuqi, të Statutit të Akademisë së Shkencave, duke krijuar pabarazi, privilegje, trajtime të diferencuara për trupën profesorale të mbarë vendit!
Fatkeqësia është se këtë proces të paligjshëm e drejton vetë kryesia, dhe konkretisht kryetari i saj z. Skënder Gjinushi, si edhe nënkryetari zz. Vasil Tole dhe Sekretari i përgjithshëm Shaban Sinani. Sikurse u shpreh kryetari i Akademisë së Shkencave, pranimet e reja bëhen kur ligji, që vetë ai ka konceptuar, lejoka hapësira boshe, të papërcaktuara, dhe ato mund të mbushen nga votime në asamble!!!
Votime me 98 për qind për të kaluar dhe anashkaluar, shkelur, marrë nëpër këmbë me ligje, me statute, me gjithçka që përbëjnë norma të shtetit ligjor!!! Ky është mentaliteti që drejton sot akademinë e shkencave!
Madje në mbledhjen e fundit, në emër gjoja të ruajtjes së autonomisë së kërkimit shkencor, u votua që Akademia e Shkencave të mos pranojë auditim nga ana e Kontrollit të Lartë të Shtetit për performancën e aktiviteteve të saj !!!
Shkenca në Akademinë e Shkencave me votë vendoset kështu sikurse e tregon edhe ky rast mbi institucionet kushtetuese, nuk pranon auditime, kontroll, por kryesia me votë e quan veten “mbret”, “monark absolut” e palidhur për të anashkaluar ligje, procedura dhe vetë kompetencat kushtetuese të organizmave të shtetit. Shkenca sipas këtij koncepti, akademia që mbahet me taksat e qytetarëve shqiptarë, nuk pranon të auditohet se çfarë bën, si e kryen misionin e saj. Fraza u lëshua: Për studimet tona ne nuk bëjmë auditime!
Pse këto paligjshmëri? Përse infektohen me veprime antiligjore karriera kërkuesish shkencorë, me të cilët nuk kam asgjë personale, përse drejtohet me paligjshmëri? Përse i fshihet dhe i ndruhet auditimit kryesia e akademisë së shkencave?
Mbledhja e asamblesë së akademisë së shkencave e datës 23.04.2024 ishte një “atentat” kundër shtetit ligjor, unë nuk e di në emër të kujt dhe për çfarë arsyeje! Iu tha “Jo!” Kontrollit të Lartë të Shtetit! Le ta botojnë letrën e përgatitur nga kryesia dhe që e votuan në asamble! Publiku do të lemeriset nga vendosja e vetes mbi çdo ligj dhe kontroll të ligjshëm në emër gjoja të lirisë për të qenë mbi ligjet!
Sikurse edhe e shpreha në forma të ndryshme dhe transparente gjatë punimeve të seksionit mbledhja dhe e gjithë procedura e zgjedhjeve të akademikëve të rinj (duke lënë mënjanë ato të zgjedhjes të anëtarëve të jashtëm) duke shkelur në mënyrë të ndërgjegjshme dhe të qëllimshme ligjin në fuqi për akademinë e shkencave në Republikën e Shqipërisë si edhe në kundërshtim të plotë me statutin në fuqi të asaj akademie. Ato procedura shkelin me të dy këmbët edhe Kushtetutën duke mos respektuar barazinë në të drejta të qytetarëve dhe duke privilegjuar në mënyrë të jashtëligjshme persona të veçantë brenda asaj asambleje.
Sikurse theksova edhe gjatë mbledhjes në fjalën time vetë koncepti “promovim karriere” për të kaluar në mënyrë të jashtëligjshme persona të veçantë nga statusi i akademikut të asociuar në atë të akademikut është i pambështetur në asnjë nen apo fjalë të ligjit dhe në asnjë nen të statutit. Kjo bën që e gjithë procedura e mbështetur në këtë koncept manipulues dhe antiligjor të dali nga kuadri i normave juridike në fuqi në Republikën e Shqipërisë, të cilat janë shumë të qarta dhe të përcaktuara.
Mbi këtë bazë komisioni teknik i vetë-ngritur për të shqyrtuar dosjet e kandidatëve ka anashkaluar rëndë dhe me qëllim detyrën e tij dhe ka fshehur mangësi që kanë natyrë serioze dhe thelbësore për atë procedurë. Nuk ka vendim të asamblesë për hapjen e vendeve për akademikë, nuk është konsultuar seksioni sipas Statutit dhe ligjit në fuqi për hapjen e këtyre vendeve, nuk janë njoftuar IAL, në dosjet e kandidatëve mungojnë mbështetjet nga ana e dy akademikëve, nuk ka ekspertizë për arritjet e kandidatëve nga njësitë bazë ku janë atashuar kandidatët as edhe mbështetje nga ana e senateve të IAL.
Nga ana tjetër kandidimi në vend të bëhet individual është bërë kolektiv nga ana e disa kandidatëve së bashku. Nuk u dëgjuan as kandidatët sikurse kërkohet nga Statuti dhe u manifestuan edhe të tjera shkelje të rënda ligjore dhe statutore.
Të gjitha këto përbëjnë shkelje të ligjit dhe të pikave 3,4,5,6,7,8 të nenit 7 të statutit.
Nga ana tjetër, me gjithë kërkesat e përsëritura nga ana ime, u morën nëpër këmbë kriteret specifike që lidhen me analizën dhe vlerësimin e arritjeve të kandidatëve sipas ligjit dhe Statutit.
Ky i fundit kërkon që kandidatët:
– të kenë udhëhequr me sukses një numër doktoraturash,
– të kenë drejtuar qendra ose njësi kërkimore dhe shkencore,
– të kenë drejtuar grupe kërkimi shkencor,
-të kenë marrë pjesë në komitete organizimi ose drejtuar borde revistash shkencore ndërkombëtare,
-si edhe të kenë vepra shkencore të botuar jashtë vendit,
– apo artikuj shkencorë në revista me faktorë impakti ose të indeksuar në baza cilësore të dhënash (së paku autorë i parë apo I dytë sikurse e kërkon ligji për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor).
Por, kryesia e akademisë së shkencave nuk pyet për to! Hedh në votim dhe anashkalon çdo ligj!
Theksoj se të gjitha këto shkelje të ligjit dhe të statutit komprometojnë rëndë procesin e votimit për akademikë dhe rezultatin e tyre si edhe vetë evoluimin si akademikë të kandidatëve të paraqitur apo edhe të anëtarëve të jashtëm të asamblesë. Ato ri-përsërisin mentalitetin e shfaqur në vazhdimësi që me forcën e votës të shkelet ligji dhe statuti në fuqi, duke vendosur me përgjegjësi kryesinë e akademisë së shkencave dhe të gjithë personat që janë ngarkuar të drejtojnë proceset e mësipërme.
Unë u bëj thirrje kandidatëve të mos pranojnë një karrierë akademike të njollosur me shkelje ligjore dhe statutore.
Unë, si anëtar i akademisë së shkencave distancohem nga këto praktika antiligjore të iniciuara nga ana e kryesisë së akademisë së shkencave dhe riafirmoj përpara publikut dhe komunitetit të studiuesve dhe kërkuesve shkencorë, universitarëve të vendit, se as jam pajtuar dhe as pajtohem kurrsesi me to, qoftë edhe sikur të jem i vetëm. Përvoja më ka mësuar se edhe një e votë e vetme mund të jetë bartëse e së vërtetës.
Me konsiderata
Artan Fuga
Akademia e shkencave ja mbetur në stadin e “akademi under 20”?! Pa botime të mirfillta shkencore, por s’ka problem, do “rriten” dhe do punojnë më me “zell” se ç’janë duke (mos)punuar. Fillimisht do “brymosen” me ndjenjat e Atdhedashurisë, dhe respektit për historinë kombëtare. Historia nuk bën deduksione, ajo “shërbehet e ftohtë” …….
Ti Artan Fuga mos ha mut kot.,se ato dy femra jane shume me larte se ty dhe jane aq inteligjente qe nuk mund te krahasohen me mendjen tende. Inteligjenca e tyre eshte e nevojsheme dhe e domosdoshme jo vtem per akademin e shkencave,por per te gjithe shoqerine. Mendja e tyre eshte plellore dhe ty te mos vij inat.
Tamam. Fuga eshte anetar i Akademise, por ju thote ketyre dy vajzave shkenctare, mos pranoni deri sa te behem une kryetar i Akademise. Egoizmi, cmira, xhelozia ka lindur beshke me njeriun. Ketij ja paska dhene Myqua me vete.
Më mbulove mik, tamam Zagal. Për çupën flet gjithë bota, ndërsa Artan koqes i ka ngel Zisi tek ura e Vozit, i jan lagur kandelet.
Krietar ministri i Ramiz Alise, sekretar Shabani i shokut Ramiz, anetar çuni i Sevos se Nexhmije Hoxhes… akademi bolsheviqesh
Sipas Artan Fuges, u dashkan zbatuar procedurat e bolshevikve alademik qe kurr nuk ngriten zerin kunder pretendimeve te greqirve gjithandej jugut te Shqiperise. Madje as permendoret nuk u lejohen te ngriten ne Shqiperi per shqiptaret e masakruar nga bandat barbare te”greqirve” sllavoaziatik.
pse cprisni ju nga nje akademi qe e drejton skendo gjinushi njeriu dispropocional ne gjithe dimensionin e tij anatomo patologjik prodhim made in komunizmi 24 karat. fuga ka te drejte ato sduhet me e pranu por kjo ska me ndodh se jane te semura per grada. mor ket shkenctaren e kam ndigju por vypi cfar osht prodhim made in ed rama me siguri. turp e faqe e zeze. nese nuk reagon skendo i akademise duhet me u padit per shkelje te ligjit e shfrytezim te pushtetit per tkenaq histerine e tij e te ed rames.
Ore ky nevojtorja Artan Fuga që po qelb dynjanë, çfarë dreqi kërkon. Akoma vazhdon ky që në Akademi të qëndrojnë njerz mediokër si ky, apo të futen aty mediokër të marrë nga rruga. Turp o njeriu i turpit bashk me letrën tënde mediokre. Pranimet e bëra nga Akademia janë ekselentët e kombit nëpër botë dhe ata janë e ardhmja e Akademisë dhe e kombit tonë jo mediokrit si ky fuga që fjalori i të folurit të tij është maksimumi 300 fjale Vazhdo Akademi dhe gjej njerzit ideal e të prekupushëm me dijet e tyre për kombin. Lëri këto jashtëqitje të kombit të shpërlahen nga vesa e shiut Afroni TITANËT e dijes në shërbimin e shkencës për kombin tonë.
Shume e drejte " Boston" nuk ua degjuam njehere zerin,nuk u ben njeher te vetme bashke,ku jane keta akademike,ku jane intelektualet, per fatet e atdheut ,per keto maskaralleqe qe po degjojme. Per keto tradhtira ne drite te diellit...
Fuga eshte shok pije i Ilir Metes...priteni ndonje dite kur te hypi edhe ky maje traut mbas nje shishe vere te mire me spiunin
Akademia e Shkencave te Shqiperise nuk duhet vetem te pranoje anetare te rinj, por edhe te perjashtoje anetaret qe jane futur aty me firmen e kreut te agjentures serbo-ruse, shkaterruesit te institucioneve shkencore, kryekriminelit dhe kryehajdutit Sali Berisha. Nje nga te futurit prej perbindeshit te Vicidolit asht edhe psikopati megalloman Artan M. Fuga. Ne vitin 2008, nje rapsod nga Plava e Gucia pat kenduar me lahute: C'ka po ndodh n'at Shqypni? Ashte djege nji Akademi. Kush e dogji Akademine? Artan Fuga me Saline...
Mos u beni qesharake! Si behet Mira Murati antare e akademise, me arsim minimal. I gjithe arsimi i saj eshe nje bachelor ne inxhinjeri mekanike, as master, pa le PHD? i Bie te jete si ne kohen e Sali Berishes, kur motoja ishte: Ti Qerim qe sdi kendim, do jesh minister per arsim.
Ore Fuga je derdimen totalisht , bajge e lopeve te bllokit , m.q.s mamaja jote ishte kushurire e Enver Hoxhes shkove ne France e ku te deshi suma por duke qene derdmen s'te beri derman as Franca e as gopi i sateme , bllokmenet e sotem jeni te gjithe Gjinushi ti e kompani. Fare e keqe klishe blloki ,( Qeni )..@!
Lea Ypi? Çne kjo në akademi? Dy romane ka shkruar që si lexon njeri. Murati? Po Menaxhimi nuk është shkencë, është në shërbim të shkencës. Po nuk paska pritur puna, u dashkan ca emra për të mbuluar zullumet e akademisë.
Nuk kam ndonje konsiderate per Fugen, por ne kete rast po i bini ne qafe kot, madje duke dezinformuar publikun. Eshte bere mbledhja e asamblese se Akademise dhe kane votuar per te bere akademike kater persona qe ishin deri atehere akademike te asociuar (Civici, Hafizi etj.). Gjithashtu, tek e njejta mbledhje kane vendosur te pranojne pese persona si akademike te jashtem (Murati, Ypi, Preljocaj etj.) Fuga po ankohet per kriteret e ndjekura per te bere akademike ata te katert qe ishin akademike te asociuar. Nuk e di a qendrojne verejtjet e Fuges per proceduren, po eshte e qarte qe 5 te jashtmit jane emeruar per te terhequr vemendjen nga emerimi i kater te brendshmeve.
Po Fuga, me ç'pune shkencore ka perfundu aty??
Derdimeni Fuga akademik si djali i kushurires se Enver Hoxha , shkoi ne Paris Krric erdhi gamor. Bijte e bllokit fare e keqe
Karagjozi Fuga do japi mend si antar i akademisë. Ku jemi katandisur.
Ua, si ka ardhur koha! Qe njerez qe nuk dine shqip te bejne per akademike si Artan Fuga , Skender Gjinushi apo Shaban Sinani. Por ama keto fenduckat nga i gjetet t'i beni akademike, bre? Oh, c'kohe te keqija qe kane ardhur!
Debat eshte humoristik.Kryetare i Akadamise se shkencave duhet te jete vetem Sali Berisha.Nenkryetare Likja me Monen dhe sekretare filizofet e marksizem leninizmit.Xha Sula keshtu ka urdheruar!
Profe mos perto, puno forte per te pergatitur budallallekun tjeter te rradhes.
E fakt ke te drejte o tan fuga se edhe une do habitem se si do ulen keto " yjet e botes " perkrah teje qe nuk je gje tjeter vecse nje qullavec e palaco i akademise.Se ka te tille akademija si puna jote pra eshte katandisur ne kete gjendje.Hap krahun o tan dhe leri vend atyre qe kane bere jehone e emer ne bote me mendjen e tyre dhe i respekton e i nderon gjithe bota. Je thirje per keto dy shkencetaret mos ja vini veshin tanit e disave si puna e tije se ka plot aty brenda.Respekt e ndere per punen e vepren e tyre.
Sqarim respekt e ndere per punen e vepren e ketyre dy shkencetareve.
O njerez boll ka Akadhjermia nji xhigand si Jorgaq Hajdut Kacani. Mjafto ky me i rrujt tan shkencen ...
Vleresoj gjithe komemntet e bera dhe faktin qe ka komentues edhe per akademine e shkencave! Fuga gjithmone ka qene ze kunder, qofte per mire qofte per keq! Ne rastin konkret, thirrja qe u ben kandidateve (tashme anetare) te reja dhe figura te njohura nderkombetarisht, e zhvlereson si personazh, ndonese eshte duke thene dy te verteta te medha: 1. akademia e shkencave eshte nje institucion parazitar, pa kontribut real aktual ne shkence, sidomos per ate shkence qe eshte ngritur dhe ka ekzistuar albanologjine, historine dhe arkeologjine. Eshte nje institucion jo demokratik dhe me qasje te centralizuar, nje "totalitarizem" ne minjatur, referuar edhe drejtuesit aktual qe vjen nga nomeklatura, me tituj te blere dhe kontribut zero, por me zullume politike dhe i veteshpallur pa kerkuar ndjese per pjesmarrjen e tij si ish drejtues politik i nje regjimi totalitar. Ne baze te ligjit ne fuqi, njerez te tille as pastrues nuk duhet te punojne ne shtet, por nuk ka shtet me sa duket! Faktet e Fuges nxjerrin ne pah faktin qe ky institucion fiktiv, i ashtuquajtue elitar per shkencen shqiptare, nuk funksionon as ne baze te statutit dhe rregullave te brendshme dhe as ne baze te ligjit. Nuk mund te presesh ndryshe nga ish komunistet ne pushtet. Turp! 2. Vete Fuga si personazh eshte personifikimi i luftes meskine brenda asaj mejhane pseudo-shkencore, mediokritetit dhe makiavelizmit dhe ka merit per faktin se u ben thirje njerezore ketyre dy vajzave tona me kontribut serioz dhe personalitet te spikatur ne fushat e tyre, dhe me teper nderkombetarisht, qe "mos ejani te beheni pjese e kesaj zullumnaje dhe te njollosni emrin tuaj dhe te Shqiperise, qe e keni perfaqesur denjesisht" Faleminderit fuga per mete autogol!