Në tre muajt e parë të vitit, Shqipërinë e kanë vizituar pak më shumë se 1.5 milionë turistë. Të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojnë se në raport me periudhën janar-mars të një viti më parë, hyrjet e të huajve në vend janë zgjeruar me mbi 43 për qind.
“Shqipëria është sot në fazën më delikate të zhvillimit të aj në drejtim të zhvillimi të industrisë së turizmit. Tani kemi dy rrugë: ose do e çojmë para turizmi si industri që sjell zhvillim ekonomik dhe krijon më shumë mundësi për punësim ose do ta humbasim këtë beteje nëse nuk arrijmë dot t’i përgjigjemi me një shërbim cilësor”, tha ekspertja e turizmit, Blerina Ago.
Të dhënat nga INSTAT tregojnë se rreth 93për qind e atyre që vizituan vendin deri në mars, mbi 1.4 milionë turistë ishin nga vendet europiane, ndjekur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës Azia dhe Afrika.
“Nga njëra anë duket sikur kemi krijuar një lloj varësie të madhe nga Europa e nga tjetra është lajm i mirë që po nga ky kontinent kemi rritje të vizitueshmërisë. Mendoj se duhet të diversifikojmë gjithsesi hartën nga prej nga ku na vijnë turistë të huaj.”
Nga të dhënat rezulton se pjesa më e madhe e mbi 1.5 milionë të huajve që hynë në vend në tre muajt e parë të vitit ishin për pushime e vizita te të afërmit. Mbi 65 mijë ishin udhëtarë kalimthi, ndërsa pjesa tjetër deklaruan se po e vizitonin Shqipërinë për biznes, qëllime shëndetësore dhe fetare.
Do kenaqen me mish Brazili,natyrisht shitet si mish vendi!
Ok , ku eshte interesi nese vijne 2 apo 22 milion ? . vetem se do hedhin plehra me shume . Thuhet qe vitin e kaluar erdhen mbi 10 milone çfare perfitoje pensionisti , puntori , mesuesi ? asgje . Ku shkojne te ardhurat ? sikur nje euro ne dite te kene shpenzuar keta turist behen 10 milione pasi trotuaret e Tiranes cope cope kur kalone siper pllaka e vendosura qe ne kohen e Enver Hoxhes levizin dhe krijojne nje muzike e tipit piano trotuari . Kam dy dite qe jam kthyere nga Tirana haaaa kam bere disa photo ne nje super marche Conad nje pako jambon Parma çmimi 12.7 euro i njejti ne super marche me te lire Lidel ne Luxembourg 2.97 euro nje Champagne M. Chandone ne Luxembourg kushton 32 euro ne Conad 87 euro nje pizza doctor otke 4.50 euro ne Conad ne Luxembourg eshte 2.65 euro . Photo me bukur qe bere ne hyrje te sheshit Skenderbej nje lulishtar priste degat e pemes me sopate haaa primitiv . Jevgjit me gernet akoma atje gerrnet def zhurme dhe hopa per nje te huaje qe nuk e njeh muziken Shqiptare ju identifikone me kete lloje muzike qe nuk eshte e vertete . Ne te dale te sheshit 20 gazetar me camerat qe shqehtesonin kalimtaret . Kam degjuar qe E .Veliaj ka mbaruar studimet ne états-unis po e paska pare Amerika se asgje nuk ka mesuar si munde te lejoshe gerrnetaxhinj ne mes te sheshit ti fryjne cyles ? . Ehhh eshte detyre e communes qe cdo kengetare apo grupe te mari leje per te promovuar ku jepet ora vendi ku duhet . Gjithcka ne Tirane eshte e epokes se Enver Hoxha linde pyetje çfare kane bere qeveritaret per 33 vjet pasi shikoje dyqane si vrima miu pa asnje estetik , dy vlerat historike te qyteti te Tiranes si xhamia , kulla e sahatit jane mbuluar nga dy ndertesa te shemtuara nga pas , sheshi Skenderbej me formen e nje topi te prere ku ne hyrje nga rruga Kavajes shkallet e pallatit te kultures nuk duken per mua si sheshi Skenderbej dhe dy ndertimet pas xhamis jane crime dhe pure corruption . Nuk w kam vizituar Kabuli ne Afganistan por mendoje qe do jete me i bukur se Tirane. Si ka mundesi nje capital pa tramway pa trene pa autobuz elektrik cfare capitali eshte ky . Nje turist zbret nga avioni per te vajtur ne Tirane cfare duhet te beje te mari furgone, shkone ne Tirane do te shkoje ne Sarande cfare duhet te beje te kerkoje ku eshte Kashari per te gjetur nje autobuz qe niset por nuk dihet kur mbrine . Haaaa po cfare turizmi flisni ....
Mire e ke thene por mentaliteti Shqiptar nuk.ka ndryshuar. Bile eshre bere me I keq. Te gjithe e kane mendjen rek parate paversisht sesi I fitijne- me korrupsion, kurvllek, apo droge dhe vrasje. Per ne qe jetojme ne vendet perendimore prej 30 vitesh, Tirana dhe gjithe Shqiperia eshte nje katraure. Ayre ne Shqiperi nuk u ben pershtypje.