Prof. Dr. Marenglen Spiro
Kohët e fundit, në Akademinë e Shkencave të Shqipërië u zhvillua Konferenca e Parë Kombëtare “Gjeoinxhinieria e ujravesipërfaqësorë dhe nëntokësorë në Republikën e Shqipërisë” me një fokus qëndror paqsqyrimi i evidentimit të baseneve ujoretërësore në vendin tonë, komunikimit të studimeveshumëvjeçare të përmbledhura e sistemuara të dinamikës sëkëtyre ujrave në varësi nga faktorët natyrorë dhe veprimtarianjerëzore, formulimit të ideve themelore për mirëmenaxhimin e tyre në funksion të zhvillimit të vendit dhe të parashikimeve tëardhmes.
I organizuar e drejtuar nga Njësia e Kërkimit në Gjeoshkencëdhe Gjeoinxhinieri e Akademisë së Shkencave dhe GrupiShkencor i Hidrogjeologjisë dhe Gjeologjisë Detare, ky forum shkencor u gjallërua nga rreth 50 prezantime shkencore te larmishme te lidhura me ujin në fushën e hidrogjeologjisë, hidrologjisë, mjedisit, bujqësisë, industrisë shfrytëzuese të ujrave, me synim njohjen e parametrave, fenomeneve dhe problematikave te ujrave nëntokësorë dhe sipërfaqsorë për interpretime dhe zgjidhje shkencore. Në ‘të u përfshinë nëkomunikime shkencore 115 studjues nga 24 institucione kërkimore, universitare, të shërbimeve, administrativ dhe tëbiznesit nga Shqipëria dhe Kosova.
Problematika e lidhur me ujrat e vendit është e shumëanëshme dhe nuk mund të të përafrohen zgjidhjet e duhura, pa pjesmarrjen dhe kontributin e studjuesve me kërkimet e tyre shkencore, të larmishme e të shumëllojta, për vetë shkallën e lartë të integrimit të këtyre problematikave. Akuiferët e ujërave nëntokësorë dhe të atyre sipërfaqsorë janë nën presionin të vazhdueshëm të mbishfrytëzimit dhe të ndryshimeve klimaterike, që sjellin ulje të ushqimit të ujërave nëntokësore. Rritja e amplitudës, pra mos rikuperimi i nivelit maksimal gjatë periudhës së reshjeve dhe niveli minimal gjatë periudhës së thatë, tregon së ujërat nëntokësore nuk ushqehen kurdoherë me ritme optimale. Kjo sjell ulje të rezervave të ujërave nëntokësore që ndikojnë drejtpërdrejt edhe në ulje të burimeve të shfrytëzueshme dhe rrjedhjeve ujore sipërfaqësore. Presioni i vazhdueshëm i mbishfrytëzimit dhe i ndryshimeve klimaterike mbi burimet e ujërave nëntokësore në basenet kryesore ujëmbajtëse të vendit, sjell problematika në sigurimin e ujit për bujqësinë, për industrinë dhe për nevojat e përgjithshme të komunitetit për ujë të pijshëm
Gjithë qëllimi është pikërisht që t’i bëhen bashkë faktorët shkencorë, faktorët shtetërorë dhe faktori privat, për të përballuar problematikën komplekse, pasi vetë shkenca tashmë është e tillë që dëshmon se trajtimi i problemeve, veçanërisht të ujrave, është një problem multidisiplinar që duhet të trajtohet edhe nga disa specialitet, edhe nga hidrologu, edhe nga kimisti, edhe nga biologu edhe nga gjeologu, dhe ato duhen rrokur në tërësinë e tyre dhe në mënyrë parciale dhe duhet patjetër, më tej,një bashkëpunim midis kërkimit shkencor dhe komponentëve shtetërorë apo politikëbërës për zbatimin e tyre, ashtu siç duhet edhe një bashkëpunim me biznesin, pikërisht për të reflektuar apo pasqyruar këto sa më mirë në prodhimtarinë e përditshme.
Konferenca e parë kombëtare e ujit u përqëndrua konkretisht në kërkimet shkencore për menaxhimin e integruar të burimeve ujore, për ujërat nëntokësorë për dinamikat shumëvjeçare dhe sfidat, më tej për ujrat sipërfaqësorë lidhur me gjendjen dhe tëardhmen e tyre, për fenomenet dhe rreziqet të lidhura me ujërat sipërfaqësorë dhe nëntokësorë. Studime të tilla janë realizuar edhe më parë në vendin tonë, që nga shekulli i kaluar e në vazhdim. Por problematikat lidhur me ujërat sipërfaqësore dhe nëntokësore janë bërë shumë të mprehta kohët e fundit nga viti në vit.
Sfida për një të ardhme më të mirë në fushën e ujit është, padyshim, fuqizimi i punës kërkimore shkencore, në me kontributin e specialistëve e studjuesve elitarë të ujit, të cilët paraqesin sot studimet të mirfillta shkencore si për monitorim, zgjidhje inxhinierike dhe mbrojtje preventive të burimeve ekzistuese si dhe hedhjen e hapave më të rinj e të përparuar për shfrytëzimi i ujërave të ëmbla nëndetare.
Në kuadrin e bashkëpunimeve të përherëshme e të ngushta tëAkademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Akademisë sëArteve dhe Shkencave të Kosovës, pjesmarrja e studjuesve nga Kosova i dha konferencës një peshë e rëndësi akoma më tëmadhe. Vetë problematika që ajo trajtoi është e lidhur ngushtëme të dy vendet fqinjë, për vetë natyrën e dinamikave ujore; kështu, u arrit një pasqyrim mjaft më i qartë i këtyre dinamikave dhe perspektiva e bashkëpunimeve të ngushta në arritjen e njëmenaxhimi gjithmonë e më të integruar të ujrave, duket, në këto zhvillime, mjaft më e sigurtë dhe shpresëdhënëse.
Një rol i takon Akademisë, në gjithë veprimtarinë e saj, por mëshumë në të tillë forume që lidhen drejtpërdrejt me interesa imediate të zhvillimeve të vendit, në komunikimin dhe aktivimin në diskutim edhe të përfaqsuesve të administratës shtetërore dhe përfaquesve të aktivitetit privat në kët fushë. Monitorimi, raportimi dhe përdorimi i ujit janë përmirësuar në mënyrë të qëndrueshme në përputhje me kërkesat e direktivave të Bashkimit Evropian lidhur me ujin, nën drejtimin e Këshillit Kombëtar të Ujit, këshillave të veçantë të baseneve ujorë, mbështetur në Planin e Menaxhimit të Baseneve Ujorë tëmiratuar nga Këshilli i Ministrave, ndërtuar mbi bazën e Ligjit për Rezervat Ujore, Ligjit për Menaxhimin e Integruar të Burimeve Ujore etj. Koha e pjesmarrjes aktive të shkencës nëzgjidhjen e problemeve në trajtimin e pasurive natyrore, veçanërisht atyre të ujrave, ka kohë që ka ardhur dhe Akademia e Shkencave e Shqipërisë po konsolidon dhe koordinon gjithmonë e më tepër, cilësisht, njësitë e saj kërkimore për këtë qëllim.
Lini një Përgjigje