Vetëm një në 25 shqiptarë që aplikoi për azil në një nga 27 vendet e Bashkimit Europian në dy muajt e parë të vitit u pranua. Të dhënat nga Agjencia e Bashkimit Europian për Azilin tregojnë se nga gati 1 mijë e 400 kërkesa, vetëm 56 vetë fituan statusin e azilantit.
“Është e pajustifikuar që një qytetar shqiptar të kërkoj azil në vendet e Bashkimit Europian pasi vendit është i sigurt, nuk kemi ndonjë luftë apo situata të tjera emergjente. Ato raste që pranohen kryesisht janë të lidhura me nevoja shëndetësore. Pjesa tjetër është e destinuar për të mos u pranuar”, tha Nirvana Deliu, eksperte e çështjeve të emigracionit.
Ndërkohë kush kishte për të ikur, iku. Të dhënat nga Agjencia për Azilin e Bashkimit Europian tregojnë numri i shqiptarëve që aplikojnë për azil po ulet. Në raport me periudhën janar-shkurt 2023, këtë vit pati gati 17 për qind më pak kërkesa. Po çfarë po ndikon në uljen e numrit të kërkesave për azil? (grafik 2)
“Në radhë të parë është legjislacioni, strategjitë. Strategjia për menaxhimin e emigracion dhe kufijve. Është punuar gjithashtu në drejtim të ndërgjegjësimit, por ende k nevojë për fushata promovimi”, u shpreh ekspertja.
Të dhënat nga Agjencia e Bashkimit Europian për Azilin tregojnë se në harkun e muajve janar-shkurt, pjesa më e madhe e shqiptarëve kërkuan azil në Francë, ndjekur nga Italia, Gjermania, Belgjika dhe Greqia.
Po që nuk ka më njerëz që të kenë menduar për të kërkuar azil?! Ata që deshën ikën.
Azil ne Greqi????
Tani po presim te rriten pak femijet, te behen adoleshente dhe te nise vala tjeter. Ne Shqiptaret jemi si romet, vetem ikim nga vendi jone.
Kur tentativat deshtojne edhe mund te levizet. Te presesh, cfare? Jeta eshte e shkurter!
Numri i azilkërkuesve skipëtarë e arriti kulmin pesëvjeçarin e fundit aq sa ky vend "kaq i sigurtë" mbante rekord duke lënë prapa dhe vende fare të pasigurta dhe dhjetra herë më të mëdhaja për nga popullsia si pshm. Siria. Tani që në Skipëri kanë mbetur vetëm fëmijë dhe pleq si Mjerua me padronin i tij, kërkesa doemos do bjerë.
Tani pritet te nise nje vale tjeter e "profesionisteve te lire". I dallon menjehere sepse e kane akoma ne shpine thiken e ngulur nga qeveria e premtimit "zero taksa".