Sa i “besojnë” të huajt shëndetin e tyre Shqipërisë?

26 Prill 2024, 21:00Sociale TEMA
Sa i “besojnë” të huajt shëndetin e tyre

Shqipëria tani më është një atraksion shumë i dashur, jo vetëm për vendasit, por sidomos për të huajt. Publikime e INSTAT lidhur me turizmin konfirmojnë herë pas herë rekorde lidhur me numrin e turistëve të huaj të vendin tonë. Por për çfarë e vizitojnë të huajt vendin tonë? “Instituti i Statistikave” i analizon hyrjet e të huajve sipas disa qëllimeve kryesore të ndara në dy grupe. Grupi i parë lidhet me qëllimet personale; ku përfshihen pushimet, vizitat tek të afërmit, trajtime shëndetësore, qëllime fetare dhe udhëtarët transit. Nga ana tjetër, grupi i dytë lidhet me qëllimet për biznes dhe ato profesionale.

Këto të fundit regjistronin edhe rritjen më të lartë të hyrjeve sipas qëllimit referuar shifrave të tremujorit të parë të vitit 2024. “Scan Intel” këtë herë është përqëndruar te vizitat e të huajve për qëllime shëndetësore. Të dhënat tregojnë se në harkun kohor të tre muajve, hyrjet për qëllime shëndetësore janë të vetmet me rënie. Janë regjistruar 179 hyrje nga të huajt për këtë qëllim, nga 180 në tre muajt e parë të vitit të kaluar. Pra, rënia është thuajse e papërfillshme. Nëse këtë tregues e analizojmë me bazë mujore, pra për muajin mars të këtij viti, të dhënat tregojnë se regjistrohet me rritje deri në 180%.

Por si paraqitet kjo shifër në varësi të periudhave të ndryshme? Shifat tregojnë se krahasuar me vitin 2021, pra periudhën e pandemisë, vizitat për trajtime shëndetësore ranë këtë vit ranë me gati 57%. Në tremujorin e parë të vitit 2021 numri i hyrjeve për qëllime shëndetësore ishte 426, ndërsa në vitin 2022 ishte 385.

Nga ecuria e këtij treguesi mund të themi se Shqipëria është zgjedhur nga të huajt përgjatë periudhës së pandemisë, kjo edhe për shkak të çmimeve më të lira që ofron. Vitet e fundit po merr “hov” edhe turizmi dentar në vendin tonë, por edhe ndërhyrjet për rimodelimin e fytyrës. (Xhorxhina Deda)

https://mbtdentalpro.com/

2 Komente

  1. M
    Mire jo keq po duhet pune

    Kam qene tre here ne Tirane per vendosje implanté dentaire . Ne fillime vendosem pjesen e siperme me 8 implante , material zirkon ngela i kenaqur , dhe para dy javesh shkuam prape per pjesen e poshteme me 8 implante proteze provisoire per 6 muaj fixe diku te rruga Bogdanve per mos ti bere publicité klinikes . Cmimi ishte 9.700 euro pjesa e poshteme ne dy etapa ndersa pjesa larte pagova 7.500 euro Po te futesh dy bileta avioni ,ushqim shkone mbi 20.000 mije euro por punojne mire . Klientela ishte e huaje kryesisht Italiene Française e Belge Ana négative ishte qe klinika nuk ishte e grupiar ne nje immeuble por pjese pjese dhe dentistet leviznin nga njera pjese te pjesa tjeter duke dale ne rruge . Hoteli qe klinika te ofronte nuk ishte e mire duhet pune akoma por importante eshte puna punojne mire rrugeve te Tiranes pashe shume qe benin operacion hunden .

    Përgjigjjuni
    1. L
      Liria

      Grupi i trete vjen per spiunazh dhe sponsorizim te agjntures serbo-ruse ne Shqiperi.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje